• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Ilir Meta, po i trajton zgjedhjet si luftë civile?

by Ardit Rada
02/11/2020 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zakonisht të dehurit dhe të marrit, nuk i merren parasysh gjërat që thotë, por në fakt ata thonë gjithnjë gjëra që i mendojnë. Tjetër gjë pastaj, nëse ajo që mendojnë, mund të realizohet apo jo.

Ilir Meta ka filluar të shpalosë një retorikë kriminale për 25 prillin, duke u përpjekur ta paraqesë atë, si një luftë civile, e cila nëse nuk përfundon siç e dëshiron ai, do të duhet të jetë fundi i botës.

Sot e ka çuar në ekstrem imagjinatën e të dehurit, duke e përfytyruar Shqipërinë, ose në duar të Ilir Metës, ose në gropë.

Ky në fakt është vegim i një njeriu të pirë, që i dublohen sendet, pasi Shqipëria si në duar të Ilir Metës, si në gropë, njësoj është, kështu që mund ta thoshte një alternativë.

Problemi është pse ky njeri e shikon 25 prillin si fundin e tij?

Ka një grup kritikësh të tij, që e fusin Ilir Metën tek njerëzit që vuajnë nga paranoja e reformës në drejtësi. Ata e shpjegojnë me faktin se pas 25 prillit, si humbës, ai ndjehet pa imunitet dhe pa perspektivë, pasi pas një viti, më 2022, nuk do jetë as deputet, as president. Dhe më tej tjerrin teorinë e makthit të tij.

Nuk është e vërtetë plotësisht. Ilir Meta nuk e ka frikë reformën në drejtësi. Ai është një armik i madh i saj qysh nga fillimi, nga paniku se do ti dilte jashtë duarsh. Por qysh tani e ka kapur një pjesë të sistemit.

KED është thuajse nën kontroll të tij dhe po bllokon Gjykatën Kushtetuese, që të ketë po ashtu shumicën. Ka bërë betejë emër për emër, për çdo institucion dhe e ka prekur me dorë çdo segment të infrastrukturës së re të drejtësisë. Edhe nëse nuk i ka të gjithë nën kontroll, nuk i ka frikë.

Problemi i tij është se për herë të parë, ai ndjen se mbi drejtësinë e re, kanë më shumë pushtet ndërkombëtarët, se ai dhe Berisha, dhe kjo e shqetëson.

Duke kombinuar luftën ndaj influencës së diplomatëve, dhe këtu kam parasysh vetëm atë të SHBA e BE, dhe presionin e tij pas 25 prillit, kur e mendon veten si fitues, ai shpreson që ta gjunjëzojë tërësisht këtë sistem drejtësie.

Është kjo arsyeja që ai e quan për jetë  a vdekje 25 prillin, dhe jo frika nga drejtësia. Është dëshira për ta mposhtur drejtësinë, ajo që dominon.

Një tjetër arsyetim për këtë makth të tij, ka të bëjë me faktin se ndjehet i rrezikuar si faktor vendimtar për zgjedhjet. Duke kandiduar ndarazi nga PD, dhe duke dalë në skenë dhe parti të reja të së djathtës, ai është nën panikun e  relativizimit të LSI-së dhe mos konsiderimit të saj si faktor kryesor.

Thjesht kur e mendon veten të panevojshëm më 25 prill, ai ka plot arsye ta mendojë atë ditë, si fundi i botës.

Por krye arsyeja përse ai po përpiqet ta paraqesë 25 prillin si fillim të luftës civile, është të gjejë një motiv për fushatë elektorale.

Ai nuk ka me se i mobilizon më shqiptarët, qoftë dhe shqiptarët që duan ndonjë lek apo vend pune.

Ai nuk është më i besueshëm se të fut në punë, siç ka vepruar dy herët e fundit, duke ju ngjitur dy partive të mëdha. Para mund të ketë plot, por nuk ka aq sa të blejë mandatet si më 2017.

Ai mendon se shqiptarët mund të votojnë për të, nëse i fut në panik dhe ndjell gjak më 25 prill.

Thirrjet e tij për luftë civile, për Shqipërinë në gropë dhe mbi të gjitha, krijimi i psikozës që po fitoi sërish Rama, do ta djegë Shqipërinë, i japin atij adrenalinën që i jep një të çmenduri, një thikë në dorë kur ndjehet i rrezikuar.

E ka pasur këtë adrenalinë të marri, edhe para 30 qershorit, kur shkroftinte kundër zgjedhjeve dhe kërcënonte se do derdhej gjak më 30 qershor, nëse do votohej.

Pastaj u zbut si qen i rrahur, kur pa që nuk e përfilli askush, dhe atë ditë lozte futboll në Lalëz, duke thënë se “dielli do lindë përsëri”.

Si për çdo të rrëshkitur nga trutë, që kërcënon me thikë dhe ura zjarri në dorë, fuqia e njerëzve që e shpërfillin është “Haloperidoli” më i mirë.

Kush nuk e di ç’është Haloperidoli, të pyesë Berishën. Jo si mjek, por si konsumues.

Next Post
Cisterna e gazit humbet kontrollin dhe përmbyset në Përrenjas

Cisterna e gazit humbet kontrollin dhe përmbyset në Përrenjas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokurori tregon në sallë mesazhin që Ilir Meta i ka dërguar Kastriot Ismailajt: Më duhen 200.000 euro, mos harro

Ndahet dosja ‘Meta’, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon

May 11, 2026
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, në fokus lufta tregtare dhe marrëveshjet ekonomike

Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, në fokus lufta tregtare dhe marrëveshjet ekonomike

May 11, 2026
Tentativë atentati ndaj Donald Trump? I akuzuari deklarohet i pafajshëm në gjykatë federale

Tentativë atentati ndaj Donald Trump? I akuzuari deklarohet i pafajshëm në gjykatë federale

May 11, 2026
Ibrahimaj në Berlin: Shqipëria angazhohet për reforma moderne në tregun e punës dhe politikat sociale

Ibrahimaj në Berlin: Shqipëria angazhohet për reforma moderne në tregun e punës dhe politikat sociale

May 11, 2026
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Gazetari ngre pyetjen: Kush do të paraqitet si paditës në gjyqin ndaj Veliajt?

May 11, 2026
Zbulohet “bunkeri” i drogës në Maliq

Zbulohet “bunkeri” i drogës në Maliq

May 11, 2026
Komisioni Evropian tregon masën e rrezikut: Sa mund të preket Europa nga përhapja e hantavirusit?

Komisioni Evropian tregon masën e rrezikut: Sa mund të preket Europa nga përhapja e hantavirusit?

May 11, 2026
Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

May 11, 2026
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, zbardhen propozimet e Niko Peleshit

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, zbardhen propozimet e Niko Peleshit

May 11, 2026
Analiza: Irani nën presion, Trump humbet durimin, “në lojë” armëpushimi dhe sanksionet

“Paralizohet” Ngushtica e Hormuzit, mbi 1 mijë anije të bllokuara në Gjirin Persik

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In