• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse i tërboi Athina këta turqit tanë këtu?

by Frrok Çupi
15/05/2024 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Këta nuk po pushojnë; sado pak janë, por nuk po pushojnë. Kokat e tyre u janë kthyer në pozicione shpërthimi fishekzaresh. Fjalët u janë prishur më shumë se më parë. Duart u dridhen edhe kur shkruajnë se ‘ta bëri mirë Greqia, o Edi Rama’.

Të tjerat, dmth se çfarë ndodhi në Greqi në takimin e kryeministrit me shqiptarët e Athinës, janë parë e janë kthyer në ikona të kohës.

Por pse them se këta janë ‘turq’, këta që u ka marrë koka formën e shpërthimit?

S’ka asnjë lidhje reale me tollovinë ballkanike ku gjithnjë dalin mbi ujë grekë e turq. S’ka lidhje as me besimin, natyrisht. Vetë këta e ‘provokuan’ fantazinë për t’u quajtur turq, teksa i erdhën rrethe rrotull famës së heroit tonë kombëtar; morën në mbrojtje heronjtë e Greqisë me gjak e gjuhë shqiptare; sulmuan Edin si ‘Skënderbe’; përqeshën Elisën si Laskarina…

Domethënë gjithë betejën për ta bërë ‘asgjë’ festimin më të madh kombëtar që u bë në Greqi, hynë e përdorën historinë. Çdo fantazi mund t’i pikturonte këta, asgjë tjetër, veçse si turqit që iu sulën varrit të Skënderbeut për t’i marrë eshtrat si hajmali. Kjo është legjenda, e prandaj këta janë ‘turqit tanë këtu’.

Këtë që bëri kësaj here Edi Rama për shqiptarët, për kudo- shqiptarë nëpër botë, për kombin e të ardhmen…, këtë nuk e ka bërë askush deri më sot. Tani nuk ka më kohë që kjo të ndodhë përsëri.  E jomë ta bënin këta…

Aq ë tepër që këta bëjnë vetëm keq.

Por fitoren si atë të Edi Ramës e duan… Si e duan ta kenë? Duke ia marrë me mjete shnjerëzore. Duke e sharë e duke ia shpifur veprën kombëtare.

Në të njëjtën vijë si edhe turqit që iu sulën kishës së Lezhës. Gjergjin e kishin armik, por eshtrat ia donin për hajmali fitoreje.

Këta i duan fitoret, por jo rrugën deri te fitorja. Madje rrugën nuk e duan fare, fitoren e duan aty në vend. Ja se si, sapo të vijnë thonë se do të shkatërrojnë Drejtësinë dhe të burgosin Prokuroret e SPAK. Për shembull duan të bëhen karizmatikë, njëri në ballkonin e tetë e tjetri në marrëzinë e shtyllave. Duan të djegin Bashkinë ose Parlamentin, siç bëri dikur Herostrati, zjarrvënës i Athinës dhe hero i së keqes.

Humorin e banditit dhe të vrasësit ua pëlqejnë vetëm disa nga fisi i tyre.

Madje edhe modelet e të korruptuarit e mashtruesit, i krijojnë sipas vetes së tyre. Shiko çfarë po përhapin tym: ‘Ku i morët lekët që udhëtuat për Athinë?… I mblodhët autobuzët e i mbushët këtu… S’ua vari Athina. Sa lekë morët, pa na thoni!’.

Kur u shkon gjuha te vjedhja e pasurisë publike, këtë fjalë e lëpijnë me buzë të këqija njësoj si të ishte hajmalia e vërtetë e Ramës. Aty tërbohen. Sepse e flasin ‘korrupsionin’ si një gjë qe po e mbaron administrata e Ramës e nuk mbetet shumë gjë për ta (!).

Edhe duan revolucion edhe nuk u shkon kush pas.

Edhe duan tua vërshëlleje bota, por bota e sotme s’është si këta, e paprinciptë dhe e dhunshme.

Edhe duan te manifestojnë forcë, edhe ua zë kokën halli i tyre

Këta u shfaqen pro Belerit të Greqisë, por edhe pro VMRO ne Maqedoni që është vënë kundër Europës. Këta janë kundër çdo gjëje të interesit perëndimor të Shqipërisë.

Këta iu sulën Ramës në emër të antishqiptarisë:

-Kujt i krekosesh ti në mes të Athinës? Dhe thua se Bubulina paskësh qenë shqiptare.

Pastaj u kujtuan se e shkelën:

-Ajo ka lindur në Qafe Luzhë nga një grua greke që po kalonte për andej. Edhe tjetri këmbënguli se Bubulina ishte nga Qepani, një emër që lidhet me ndërtim anijesh, si ‘gozhdë e çekan’. Por më në fund mbeti versioni se kishte lindur ne Luzhë, rrugës për në Va Spas, ku u shqua një udhëheqës i besimit  mysliman i veriut, Mahmut Pasha

Edhe Heroi kombëtar i Greqisë Kolokotroni ishte arvanitas, nga fshati Bitha- Guri. Këtë s’ishte nevoja ta thoshte.

Edhe kumtet e Krishtit ishin shkruar në gjuhën ilirishte…

Po ta thoshte edhe këtë në Athinë, Ramën do ta hanin në Tiranë.

Next Post
Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk përfshihet në axhendën e Komitetit të Ministrave

Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk përfshihet në axhendën e Komitetit të Ministrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In