• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse “gëzohemi” që Kadare s’e merr NOBEL?!

by Ben Andoni
05/10/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej më shumë se dy dekada shqiptarët por edhe francezët, që e kanë propozuar më së pari Kadarenë për çmimin e madh, presin që NOBEL-i të shkojë tek shkrimtari më i njohur i Ballkanit të ditëve tona. Janë një komunitet bajagi dashamir i librit kudo në Ballkan, që e uron dhe pret gjithë sy e vesh, që sekretari i njësisë që zgjedh NOBEL-in, të dalë nga dera e mbledhjes dhe të shqiptojë emrin e tij. Shumë nga njerëzit dashamirë pothuaj kanë pak a shumë në mëndje edhe motivacionin, që e shoqëron çmimin. Mbase edhe mund ta korrigjojnë çmimin ndërmendje. Ndërkohë, që duket se është një masë tjetër, jo e vogël, që duket sikur lirohet, shfryhet kur NOBEL-i nuk e shqipton emrin e Kadaresë dhe shton gjeografinë e vlerësimit të letrave elitare me emra gati të panjohur. E kështu, cmira, dashakeqësia, akuzat, përfoljet karakteristika të shoqërive të mbyllura gëlojnë gjithë gaz nga çlirimi i pezmit. E në Shqipëri kjo ndodh shpesh.

Ismail Kadare duhet të ketë qenë i trandur në fillim, kur ka marrë vesh se bashkëkombasit e tij çonin letra kundra tij, e akuzonin për lidhje me regjimin, apo shpreheshin të mllefosur dhe inatosur kundër, por asesi nuk është se u ka dhënë shumë mundësi ta pengojnë nga udha e tij. E përshkon si gjithnjë rrugën e vet, krejt i vetëm. Indiferent. Mbyllur te letrat e veta. Paçka se shpesh rrethohet me servilë pafund dhe njerëz që e krehin më kot, kur s’ia kuptojnë fare veprën. Për fat, pas viteve ’90 e ka plotësuar kolanën e tij të Çmimeve me të gjithë nderimet e mundshme prestigjioze, kështuqë përgjigjen e parë e ka dhënë zyrtarisht, kurse atyre që e kanë përfolur për krijimtari është munduar t’u përgjigjet përmes eseve.

Përballja e Kadaresë me regjimin është ende punë e papërfunduar studimore, që duhet ta marrë përsipër një studiues i kalibrit të shkrimit të tij. Urojmë që të jetë pa mllef, pa inat, por edhe jo patetik dhe që të dijë të përdorë metodika moderne. Sa i përket lidhjes së tij me regjimin, sot po dalin shumë dokumentacione, që po tregojnë se ka qenë vazhdimisht në syrin e ciklonit. Sa i përket krijimtarisë, ajo e tija e ka bërë vetë rrugën e vet. Ka kaluar në trashëgiminë klasike një pjesë e konsiderueshme e veprës, fakt që e bën autorin të jetë i qetë në misionin e tij personal. Ka një pjesë, po ashtu, që ka përkuar me regjimin, po cili vallë nga autorët e gjallë të asaj kohe do t’i shpëtonte ndryshe njërit prej regjimeve më diktatorialë të Evropës.

Ndërkohë në ditët tona, kur orët po afrohen nga dhënia e NOBEL-it të letërsisë, në Shqipëri heshtet. Akademia e Shkencave mjaftohet me propozimin e përvitshëm, kurse të gjithë instancat e tjera që duhet t’i shtojnë përpjekjet promovuese pothuaj se përmendin fare, përveç lajmeve burokratike. Në shtyp qarkullojnë vetëm lajmet e bastexhinjve anglezë për veprën e tij. Është e vërtetë që viti 2016 është viti i Kadaresë, porse energjinë e vërtetë të saj (edhe pse komisioni i NOBEL-it si zor ta dëgjojë zërin e Shqipërisë), duhet të kalonin me të gjithë fuqinë për shkrimtarin. E të mendosh se tetori është i mbushur me gjëra për librin.

Është NOBEL-i i parë i vërtetë shqiptar, nëse do arrijmë ta marrin, nga një qytetar i yni, i lindur dhe rritur në Shqipëri dhe që të gjithë veprën e tij ia ka kushtuar vendit. Ndaj, ka ardhur koha që në vend që të gëzohemi me vogëlsinë tonë, për mosmarrjen e NOBEL-it, t’i japim një shtysë me sa të mundemi vendimit, që gjithsesi tashmë duhet të jetë marrë. Jemi të vegjël në heshtjen tonë, të këqij me anatemën tonë, por fatkeqë, që nuk kuptojmë se kemi një produkt realisht bio, që presim të certifikohet edhe së fundmi de jure. (Javanews)

 

Next Post
Gjermani, 43-vjeçari mbahet i izoluar në shtëpi për 30 vjet

Gjermani, 43-vjeçari mbahet i izoluar në shtëpi për 30 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

Ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku del sot në GJKKO për masën e sigurisë, u kap me biznesmenin Ergys Agasi në makinë! Ja akuzat ndaj tij

August 29, 2026
Flakët vijojnë të djegin pyjet e Bulqizës, në Vajkal situatë kritike prej dy ditësh! Zjarri i afrohet banesave, luftë nga toka dhe ajri

Flakët vijojnë të djegin pyjet e Bulqizës, në Vajkal situatë kritike prej dy ditësh! Zjarri i afrohet banesave, luftë nga toka dhe ajri

August 29, 2026
“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

August 29, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama mbledh sot të deleguarit e PS dhe deputetët e Tiranës, në fokus Bashkia, “Besa”, “Prania Besnike” dhe puna në terren

August 29, 2026
ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com