• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “gabojnë” gjithnjë të huajt në Shqipëri?!

by Ben Andoni
16/12/2018 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Misionari italian Pietro Quaroni ka lënë kujtime të këndshme në aspektin e trashëgimisë historike, sa i përket elitës politike shqiptare. Në të gjitha ka një ndjenjë të vrazhdësisë dhe paqytetarisë të individëve politikë, paçka se një pjesë e madhe e tyre kishin kulturë, edukatë dhe etiketë shoqërore më shumë sesa ai. Kulmin e përçon një moment, kur vëzhgimin e shtron me një parabolë ku edhe vetë Zoti ishte i kënaqur me Shqipërinë dhe i zemëruar me Francën, Anglinë e Gjermaninë!!!Arsyeja: shqiptarët kishin mbetur në stadet e dikurit, kurse vendin e tyre e kishin lënë djerrë, ashtu si e krijoi i Madhi Zot..

Në vitet post demokraci, të huajt tregonin një histori tjetër për shqiptarët anarkistë dhe të paorganizuar dhe madje që pengonin kudo njëri-tjetrin. Dy peshkatarë kishin lënë një kovë me karavidhe shqiptare në buzë të detit, të pafrikësuar se do të iknin, sepse ato pengonin njëra-tjetrën…

…

A paralajmëruan ndonjëherë të huajt për realitetet e shqiptarëve?! Në kujtime, epistolarë dhe vendime kupton se ka një pjesë të huajsh të dashuruar me vendin tonë, që e kanë bërë më së miri këtë. Shumë albanologë dhe studiues kanë mësuar shqiptarët, por edhe janë mësuar prej tyre. Disa syresh, cilësitë më të mira të shqiptarëve, i kanë përcjellë deri në apoteozë. Vetëm se ata që kanë qenë si mbikëqyrës të administratës dhe hapave të këtij shteti jo pak herë kanë gabuar. Nuk mund të thuhet kështu për italianët e viteve ’20 dhe ‘30, sa i përket koncepteve të tyre qytetëruese, por aspak politikës për ta kthyer vendin tonë në koloni. Gjermanët e Luftës së Dytë Botërore shkuan më tepër dhe në raportin konfidencial për burimet ekonomike-sociale-politike të Shqipërisë përmendin mungesën e organizimit, dyfytyrësinë e administratës kuislinge dhe mbi të gjitha aspekte të drejtpërdrejta, që pothuaj qëndrojnë edhe sot te individi shqiptar. Gjithsesi, pak vite më vonë erdhën komunistët dhe atë dembelinë proverbiale të shqiptarëve e kthyen në energji. Dhe, veçmas atyre që sot anatemohet me të gjithë regjistrin, nuk mund të mohohet fakti që Shqipëria ndryshoi dhe ngriti një industri të mirë dhe përmirësoi bujqësinë. A ishte e mjaftueshme?! Vitet ’90 treguan që modeli ekonomik i zgjedhur dhe ecuria e vendit nuk i shkonte logjikë së kohës. Vendi ishte sërish  i varfër, fatkeqësisht, ndërsa i krahasuar me vendet e tjera të kontinentit, sërish kishte mbetur në fund.

Aman të huajt kishin një trashëgimi të tërë sa i përket zhvillimeve të vendit dhe këshilla të mira. SHBA-ja e eksploroi e para vendin tonë, duke ditur shumë mirë dhe konjukturat gjeostrategjike, që shpesh i shkakton vetë. Fred Abrahams, do të pohojë në një intervistë për Nick Robins-Early se: “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”. Dhe argumenti i tij është për Berishën, që asokohe mendohej si zgjedhja e qartë e Uashingtonit, por edhe politikani më i talentuar i asaj kohe. Megjithatë, po kjo SHBA demokratike zgjodhi njeriun, që me të kaluar komuniste, premtoi të shkatërrojë trashëgiminë komuniste, duke shkelur mbi opozitarët, gazetarët, etj. Por, falë tij Shqipëria plotësoi kreditet, që i dhanë vizat dhe anëtarësimin në NATO, një element, që konsiderohet ekuilibër për të huajt karshi vendit tonë. Shumë vite më vonë, kjo do të ndodhë me një investim tjetër personaliteti të të huajve, por që sot nuk i duhet burimi përveç akuzave. Edi Rama po rezulton gjithashtu një zhgënjim me mënyrën e sjelljes, por edhe aktin për të drejtuar si autokrat.

Një nga gabimet më të mëdha të huajve është se u kanë shterur albanologët e mëdhenj që hidhnin dritë në shumë probleme antropologjike, kurse tjetra është globale: Vendet e vogla në zhvillim gjithnjë janë një eksperiment i mirë për të huajt, që kavjen e tyre e joshin me lloj-lloj fjalësh.

Në një farë mënyre, Shqipëria ka qenë një eksperiment i dhimbshëm për qytetarët e saj dhe sfidues për të huajt që na kanë treguar sesi edhe vetë ata janë të paqartë me vendin tonë. Tek e fundit, vetë shqiptarët, e kanë të vështirë t’i njohin shqiptarët. Mbi të gjitha angazhimin për të bërë realisht institucione demokratike… (Homos Albanicus)

Next Post
Rrëmbimi i mësuesve turq/ Erdogan: Jazëk Haradinajt! Faleminderit Thaçit!

Lufta kundër terrorizmit/ Erdogan justifikon blerjen e 120 avionëve F-35

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In