• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse Evropa nuk po i luan të gjitha kartat në ‘luftën’ e tarifave doganore? Tani është pothuajse pa mjete hakmarrjeje

by E S
25/05/2025 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Ditës së Çlirimit më 2 prill, me shpalljen e tarifave “reciproke” nga 20% deri në 25% mbi një eksport me vlerë 605 miliardë dollarë, ministrat europianë u shtynë të bëjnë një pyetje: ishte ky momenti për të marrë në dorë “bazukën tregtare”? Bazuka është një mjet i ri për Bashkimin Europian, i ndërtuar një vit e gjysmë më parë nën emrin “instrumenti kundër shantazhit”. Bëhet fjalë për një procedurë të shpejtë që i jep Brukselit mundësinë të vendosë sanksione — përfshirë tarifat doganore — ndaj vendeve që përpiqen të ushtrojnë ndaj Europës një shantazh tregtar, financiar apo industrial. Ai vihet në funksion nëse Komisioni Europian konstaton se ekziston rreziku i shantazhit; me fjalë të tjera, bazuka ngarkohet me qëllim frikësimi dhe aktivizohet vetëm nëse dhe kur është e nevojshme.

Në fund, gjatë javës së parë të prillit, ministrat e Tregtisë së 27 vendeve anëtare ndoqën një rrugë tjetër: Bashkimi Europian do të vendoste tarifa prej 25% mbi importet nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 21 miliardë euro (24 miliardë dollarë), që përfaqësojnë 6.5% të shitjeve të produkteve bujqësore apo industriale amerikane në Europë. Jo vetëm që instrumenti “kundër shantazhit” nuk u vu në veprim, por nuk u nisën as procedurat për ta pasur të gatshëm në rast nevoje.

Bazuka mbeti të marrë pluhur. Ajo qëndron aty edhe tani, kur Donald Trump ka dhënë një tjetër kthesë të beftë, duke kërcënuar me tarifa 50% mbi gjithë eksportin europian brenda shtatë ditësh. Brukseli ka në dorë vetëm mundësinë e tarifave 25% mbi produkte të veçanta si soja, bojërat dhe polietileni, të cilat teorikisht mund të zgjerohen deri në një të katërtën e totalit të shitjeve të mallrave amerikane në Europë (por aspak mbi shërbimet). Në momentin kur Shtëpia e Bardhë deklaroi se është e gatmshme të ndërpresë armëpushimin dhe të rihapë luftën tregtare, Bashkimi Europian gjendet thuajse pa mjete hakmarrjeje.

Brukseli dhe kryeqytetet e tjera kishin besuar shumë te ai armëpushim, i nisur më 10 prill, kur reagimi i tregjeve e shtynë Trump-in të ulte përkohësisht tarifat në 10% për tre muaj. Mendohej se kishte kohë dhe, ndërkohë, ishin ngrirë të gjitha kundërmasat. Së fundmi, Komisioni Europian kishte testuar qëndrimin e negociatorëve të Tokios dhe Seulit mbi mundësinë e zgjatjes së “pezullimit” të vendosur nga Trump: besohej se tarifat amerikane prej 10% (më shumë se katërfishuar në krahasim me janarin) mund të mbeteshin në fuqi gjatë gjithë verës, ndërsa Brukseli dhe Uashingtoni diskutonin me qetësi.

Arsyeja pse bazuka nuk u aktivizua kurrë shkon në thelb të pasigurisë së Bashkimit Europian. Që këto masa të ishin efektive, ato do të duhej të godisnin amerikanët atje ku u dhemb: në shërbimet digjitale dhe ato financiare, si kartat e kreditit. Por Europa nuk prodhon asgjë nga këto. Ajo regjistron një deficit në shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuara prej mbi 130 miliardë eurosh vetëm në fushën e “të drejtave të pronësisë intelektuale”, pra paratë që shpenzohen për abonime në Netflix, Amazon Prime, ChatGPT apo për shërbimet e Facebook. Goditjet e bazukës do të ktheheshin mbrapsht ndaj qytetarëve europianë në formën e rritjes së çmimeve në jetën e tyre digjitale, sepse ato teknologji janë të pazëvendësueshme nga “made in EU”. E njëjta gjë vlen, pjesërisht, edhe për shërbimet financiare.

Keqkuptimet në negociata bënë pjesën tjetër. Brukseli synonte tarifa “zero-për-zero” — një tregti e lirë dypalëshe — duke ofruar të blinte më shumë armë dhe gaz nga Amerika. Uashingtoni, në të kundërt, dëshiron të mbajë tarifat në 10%, por kërkon nga Europa angazhime për të ngritur barriera kundër Kinës, për të hequr taksat mbi platformat digjitale dhe për të ndryshuar rregullat antitrust ndaj gjigandëve të Silicon Valley, si dhe për të eliminuar TVSH-në për produktet amerikane. Ka qenë një dialog ndërmjet të shurdhërve, dhe për më tepër Komisioni nuk ka një mandat nga qeveritë për të bërë lëshime mbi çështje fiskale që janë në dorë të tyre. Në Bruksel janë hapur thjesht disa “hetime” të tjera — pas atij mbi makinat — për të parë nëse Pekini subvencionon disa produkte industriale dhe nëse meriton tarifa të tjera. Asgjë më shumë.

Kështu Europa ka vazhduar të veprojë sikur jetonte në botën e djeshme; Trump ka vazhduar me strategjinë e tij të kaosit. Mark Carney, kryeministri kanadez, ka premtuar se do të “luftojë” në këtë luftë tregtare dhe ka deklaruar se marrëdhënia e vjetër me Amerikën, e bazuar mbi një integrim gjithnjë në rritje, “ka përfunduar”. Europa preferon të mos e mendojë./Corriere della Sera

Next Post
Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për sot, e Diel 20 Shtator 2026

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com