• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Edi Rama ‘kërkoi sherr’ në Londër?

by Ylli Pata
22/10/2025 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Polemikat e Edi Ramës me politikanët britanikë që natyrisht rimerren nga tabloidët djathtisë të Murdoch-ut nuk kanë filluar dje apo sot me vizitën e kryeministrit shqiptar në Britaninë e Madhe. 

Rama, duket se thjeshte shfrytëzoi rastin për të qenë në karuselin mediatik, si një karrem që edhe pse do të furnizojë pro et contra pafund, gjithsesi e bën efektin sipas aksiomës se edhe reklama e keqe, reklamë mbetet. 

Nga ana tjetër, replikat me konservatorët apo të djathtëve britanikë janë ushqimi politik për ata që të direkt apo indirekt të gjejnë një shënjestër ndaj tij. Por edhe tek laburistët hyn në debat, duke u prekur atë që dhemb më shumë tek e majta britaniket, mbështetja që i dhanë BREX-it. 

Natyrisht në Tiranë, por edhe gjetiu shpotia apo shfrenimi i frustrimit do të jetë pa doganë, pork jo realisht nuk se ka rëndësi. Edi Rama sot nuk është një politikan i ri që kërkon të veshë atlete për tu bërë interesant. Ai sot është një nga kryeministrat më “veteranë” e, së paku, siç e tha edhe Viktor Orban para dy ditësh, atë e njohin shumë mirë kush është, çfarë bën, e a e bën atë që i thonë partnerët, apo si e bën. 

Ndaj, grricja që Edi Rama u përpoq shumë në Londër, nuk dukej thjesht një manovër apo show mediatik, por një qëndrim politik, duke përdorur edhe “karremet” që kërkon mjedisi vendas. 

Një qëndrim politik, i cili nuk ka ndonjë sekret por një qëndrim të shprehur hapur nga Rama, i cili është i vetmi në Ballkan që ka bërë fushatë politike për hyrjen në BE. 

Një flamur politik që e kanë braktisur jo vetëm Mali i Zi e Maqedonia, të cilët janë në garë për të hyrë, pore dhe vende anëtare me atribute si Kroacia. Presidenti i së cilës, socialisti Zoran Milanoviç, mik i hershëm i Edi Ramës dhe këshilltar nga të parët e tij, është sot një nga liderët më të njohur eurokeptik të rajonit. 

Politico, në një shkrim të gjatë, publikonte sot se Franca mund të braktiste idenë e saj të “Komunitetit Politik Europian”, pra që një pjesë vendesh të hyjnë por pa të drejtë vote, duke sakrifikuar Shqipërinë e Malin e Zi thjeshte për arsye elektorale. 

Për Shqipërinë kjo do të ishte një dramë politike traumatike, pas këtij investimi të madh politik dhe si shoqëri. Trauma që mund të prodhonin efekte siç po ndodh edhe në Mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut. 

Dritan Abazoviç, ish-kryeministri ulqinak, një nga më properëndimorët e vendit, para pak ditësh u prit në Kinë me respekt të madh. Abazoviç, duket që hapur donte të tregonte me këtë rast, zhgënjimin me homologët perëndimorë që nuk e çmuan luftën e tij politike me anti-perëndimorët evendit të tij, madje duke firmosur edhe ndalimin e kalimit të Sergej Lavrov në hapësirën e Malit të Zi. 

Edi Rama, deklaroi hapur se Shqipëria nuk e kërkon anëtarësimin në BE për të pasur një kuotë apo votë, po si një “fe” nacionale, për të cilën nuk ka ndërmend të kthehet mbrapa. Është një betejë politike, në të cilën normalisht do të duhet të ishte përkrah edhe opozita apo çdo aktor politik e social në vend. Pasi realisht në Shqipëri nuk se ka politikisht euroskeptikë. Këto grupime, thjeshte kanë inat që këtë ta bëjë Edi Rama, i cili duke qenë në mandatin e katërt nuk se ka përfitim direkt nga ky aksion. Gjithsesi, këtë merak, të kuptueshëm deri diku, ta artikulojnë politikisht. Të formës që edhe ne jemi gati që të bashkojmë të gjithë përpjekjet për të arritur qëllimin, por kushti të jetë që hyrjen në BE të mos e bëjë Edi Rama. 

Përndryshe, njëri do të marrë të gjitha si humbjen edhe fitoren. Siç ka ndodhur deri më sot…/ TemA 

 

 

 

 

 

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një shpjegim i shkurtuar për Besart Xhaferin, rreth atyre që “i kanë dalë zot Berishës” në ditë të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In