• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse e urren Berisha projektin e Alabbar!

by Dritan Hila
12/04/2023 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në një prezantim te fundit që i ka bërë Berisha kandidatit të foltores për qytetin e Durrësit ka cituar rishtas që me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, nëse vjen, Porti i Durrësit, projekti i Alabbar do te hidhet edhe një herë në diskutim ose më saktë do të hidhet poshtë. Në fakt Berisha ka një alergji te vjetër me ujin e cila nuk është vetëm fizike, por mesa duket është diçka më tepër se sa një urrejtje e tij për ujin. Unë dua të përmend këtu vetëm moratoriumin e mjeteve lundruese që bëri ai që në momentin që erdhi ne pushtet, i cili vazhdoi për 8 vjet, nën pretekstin e ndalimit të trafikut të drogës nëpërmjet skafeve. Në fakt Berisha nuk ndaloi asgjë.

Ajo që bëri është që transporti i skafeve u monopolizua në dorën e kriminelëve të Berishës. Berisha që frenoi zhvillimin e industrisë së turizmit. Në vitet 2005-2006 portet e Budvës dhe Tivarit ishin vetëm portë peshkatarësh, madje porti i Barit ishte një port i mjerë, ku ishin të ankoruara vetëm disa anije të ndryshkura të ish-marinës jugosllave dhe kusuri ishin dy-tre varka serbësh, malazezësh. Budva ishte një port peshkatarësh, ndërsa Kotorri nuk ekzistonte fare. Me bllokimin që Berisha i bëri çdo projekti që kishte të bënte me lundrimin, siç janë marinat e jahteve, këto vende u zhvilluan në mënyrë të jashtëzakonshme dhe sot janë porte me gurë të gdhendur. Unë mendoj që Berisha ka një politikë te caktuar antishqiptare sa i përket fushës së lundrimit.

Nisur kjo edhe nga fakti që ne nuk jemi edhe një popull që e kemi shumë qejf lundrimin, por është një burim i madh turizmi. Vetëm me bllokimin që i bëri Shqipërisë u zhvilluan portet e tjera. Pse e them këtë? Vetë linja e lundrimit të jahteve të evropianëve të pasur është e tillë që ata ankorohen ne periudhën e dimrit në Kroaci dhe në veri të Italisë në Trieste, ku bëhet riparimi, përgatitja e skafeve, jahteve për lundrimin e sezonit të ardhshëm. Dhe që në muajin prill apo maj ata nisen drejt ujerave të ngrohta të Greqisë, të Turqisë dhe të Afrikës Veriore. Në këtë moment ata bëjnë edhe furnizimin me karburant dhe Shqipëria është një pikë fantastike. Është pikërisht në mes te udhëtimit të tyre për t’u furnizuar me karburant, me ujë, me ushqime dhe për të riparuar ndonjë defekt të vogël që mund të ketë mjeti i tyre lundrues, apo qoftë për të bërë pushim e për të shijuar bregdetin shqiptar.

Te gjitha këto e kthyen Shqipërinë në një njollë të zezë lundrimi. Unë kam miq lundërtarë të huaj të cilët më thonë se tmerri ynë është kur kalojnë përballë brigjeve të Shqipërisë sepse është një njollë e zeze sa i përket lundrimit. Po të të zërë një furtunë nuk ke ku futesh. Porti i Durrësit është një port jo tërësisht i mbrojtur, nuk është me dy dallgëthyese. I vetmi port me dy dallgëthyese është porti i Triportit ne Vlorë dhe Porti Ushtarak i Limionit. Dulaku dhe Kastrati, që e kanë marrë portin e Limionit me koncesion e kanë lënë ashtu siç ishte, një vend i mbushur me hekurishte, plot pisllëk. Ndalojnë vetëm anijet e ndonjë pasaniku që ka ngelur pa karburant. Merr karburant aty vetëm se është me çmim të ulët.

Doja te thosha që ka një urrejtje të Berishës. Duke qenë se e ka dhe gruan malazeze, vjehrrën serbe, ka një politikë për ta lënë Shqipërinë një vrimë te zezë që t’i fusë tmerrin lundërtarëve dhe ta lërë pa një burim të ardhurash siç është turizmi detar. Sa fitime sjellin 100 polakë që mbyllën në hotele dhe blejnë ushqime në supermarkete, sjell vetëm një skaf dymbëdhjetë deri ne pesëmbëdhjetë metra i cili ndalon vetëm për t’u furnizuar me karburant, ushqime dhe ujë. Berisha i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm dhe urrejtja e tij për projektin e Alabbar është e njëjtë vetëm me urrejtjen që mund të kishte pronari i Budvës ose Kotorrit, që po i del një konkurrent. Berisha ka filluar rishtaz te flasë për projektin e Alabbar-it. Në fakt nëse do kishte cipë, fytyrë, nëse do t’i kishte mbetur pikë turpi, vetëm ky njeri nuk duhet të fliste për detin, mbas gropës që i bëri Shqipërisë me moratoriumin e skafeve.

Next Post
“Hajde te parkingu i lokalit”/ U zhduk pa lënë gjurmë, dëshmia e shokut të Ulvi Skanës: Më morën telefonin e më dhunuan. E kontaktuan nga numri im, imituan…!

"Hajde te parkingu i lokalit”/ U zhduk pa lënë gjurmë, dëshmia e shokut të Ulvi Skanës: Më morën telefonin e më dhunuan. E kontaktuan nga numri im, imituan...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com