• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse e prishi seancën plenare Edi Rama me Sali Berishën?!

by
26/01/2023 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Bejko

Vetëm dy personave u interesonte sot prishja e seancës parlamentare.

Vetëm këta dy persona sot nuk ishin të interesuar për debat në Parlament: Edi Rama dhe Sali Berisha.

I pari ishte autori i skenarit të gjasme implikimit të PD në sponsorizime rusësh.

I dyti, është ekzekutori i skenarit të atij të parit brenda PD duke i marë të mirëqëna shpifjet e Ramës me qëllim për likujdimin politik të ish kryetarit të PD dhe mbështetësve të tij. Madie veç baltës që vetëm ai di të hedhë mbi kundërshtarët, ngriti edhe një komision brenda foltores për të bërë medemek transparencë.

I pari, Rama nuk mori fare pjesë në seancë dhe la porosinë te kryetarja e kuvendit që ky debat të mos merrte udhë.

I dyti, Berisha, shkoi dhe e pushtoi foltoren e Kuvendit, që të prishej seanca, ta përjashtonin, dhe mundësisht ta përzinin prej andej me forcë me punonjësit e gardës.

Berisha nuk kish interes t’i linte deputetët e tjerë të flisnin sot. Minimalisht dikush prej deputetëve të PD që nuk e mbështesin do t’i kujtonte se ai nuk ka asnjë të drejtë morale dhe politike të denoncojë Ramën për komplot ndaj PD-së me sponsorizime ruse, sepse nëse Rama komplotoi, Berisha e ekzekutoi komplotin e tij brenda PD ku akuzoi ish kryetarin si bashkëpunëtor të rusëve në këtë rast, e më parë e kish akuzuar si bashkëpunëtor të Ramës. Ndërsa nëse seanca do zhvillohej normalisht, socialistët do ta sulmonin për dosjen e 21 janarit, dhe do t’i kujtonin se i biri sapo kishte dalë nga zyrat e SPAK-ut ku u pyet për çështjen Gërdeci…

Ndërkohë, vazhdon ende të mos shprehë pendim për krimin që ka bërë brenda PD, ku kryetarin legjitim e largoi me akuzat si i shitur te Rama, dhe i implikuar në afera me rusët, por bën sikur nuk ka ndodhur gjë.

Kështu që nëse seanca do zhvillohej normalisht edhe pa prezencën e Ramës, sivëllai i tij, Berisha, rrezikonte të kthehej nga akuzues në të akuzuar.

Edhe njëherë u drejtohem militantëve të Berishës nëse doni vërtet të iki Rama, duhet me çdo kusht të çliroheni nga Berisha.

Kështu që, kush nuk do të hajë kashtë pas mbarimit të barit, duhet të çlirohet një sekond e më parë nga pengu.

Ça t’u bëjë më shumë amerika?!

Next Post
Pse është tmerruar Mediu nga hapja e dosjes së Gërdecit, implikimi dhe si veproi për llogari të Shkëlzen Berishës. Provat që u injoruan në 2009

“Mediu do dorëzohet i pandehur këto ditë”/ Hoxha: U bë çdo gjë për fshehjen e “21 Janarit”, e dinim që ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In