• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse e mbani procesin e integrimit top sekret?”, Vokshi debate me socialistët në Komisionin e Jashtëm

by A R
12/05/2026 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin e Jashtëm nënkryetarja Albana Vokshi debatoi ashpër mbi raportin e Këshilli i Ministrave për procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Republika e Shqipërisë në Bashkimi Evropian për vitin 2025 dhe periudhën katërmujore janar–prill 2026.

Vokshi deklaroi se raporti nuk është realist dhe pyeti Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka, nëse edhe vetë ajo e beson raportin e qeverisë.

Sipas saj, nuk ka asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa asnjë nga kriteret bazë për integrimin nuk është përmbushur. Vokshi akuzoi qeverinë për mungesë transparence, duke u shprehur se “qeveria e mban procesin e integrimit top sekret”.

“Pse e mbani procesin e integrimit top sekret dhe pse nuk ndani me publikun dhe opozitën informacion mbi negociatat dhe ecurinë reale të procesit?”, pyeti Vokshi.

Një tjetër pikë e fortë e ngritur prej saj ishte ndryshimi i vetë konceptit të integrimit europian nga qeveria Rama. Ajo iu referua editorialit të përbashkët Rama-Vuçiç, ku Shqipëria heq dorë nga anetarësimi i plotë i menjëhershëm.

“A përfaqëson ky qëndrim një ndryshim të vizionit të Shqipërisë për integrimin europian: nga anëtarësim me të drejta të barabarta, në një model ‘integrimi pa vendimmarrje’?” – pyeti Vokshi.

Në lidhje me fondet europiane dhe reformat, ajo ngriti shqetësimin se raporti i paraqitur nuk jep asnjë të dhënë konkrete mbi rreziqet që mund të cenojnë financimet nga BE.

“A ka qeveria një vlerësim të brendshëm për reformat që janë në rrezik mospërmbushjeje brenda afateve të BE-së, veçanërisht për qershorin 2026?” – pyeti ajo, duke përmendur edhe referencat kritike të Komisionit Europian për gjetjet e OLAF-it.

Një tjetër çështje kryesore ishte mosmbyllja ende nga Shqipëria e procesit IBAR, mekanizmi i BE-së që vlerëson progresin në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si kusht për avancimin e mëtejshëm të negociatave dhe mbylljen e kapitujve.

“Pse Mali i Zi po avancon në këtë proces dhe Shqipëria jo?” – ishte pyetja që ngriti Vokshi gjatë mbledhjes.

Next Post
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com