• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse e destabilizoi Sali Berishën dorëheqja e Alibeajt?

by Ylli Pata
19/05/2023 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Folën vetëm pak persona pas disfatës më të madhe politike që ndonjë politikan ka pësuar në këto 33 vjet në këtë 14 maj. Por nuk është se pati ndonjë valangë reagimesh për Sali Berishën. Larg qoftë për Ilir Metën, i cili duket si nje mish i huaj në konfiguracionin politik, pavarësisht se ka korrur këshilltarë me okë.

Zërat nga oborri berishjan për largimin e tij u trashën, më shumë si një argument për të mbytur atë që ka ndodhur realisht më 14 maj e që është ulëritëse; një zhvillim tredimensional politik. Në numër bashkish, në vota kombëtare e natyrisht në humbjen e bastioneve-kështjella.

Por akti më i rëndësishëm politik që ka trazuar ujërat në opozitë është dorëheqja e Enkelejd Alibeajt. Njeriut që mbajti fort për 2 vjet një strukturë politike nën breshëri, e cila e dërrmuar, me vetëm strukturat e saj ka marrë 100 mijë vota më 14 maj. Nëse do të nxirrte kandidatët e saj, këto vota do të shumëzoheshin me 10 për të paktën numrin e kandidatëve. Po tjetër mesele.

Largimi i Enkelejd Alibeajt, ka zhvendosur qendrën e gravitetit politik në opozitë, si nga foltorja, si nga PL-ja. Të gjithë tani i janë turrur “Partisë së Vulës”. E do Gazmend Bardhi, i cili kërkon të bëjë komandimin e të komanduarit, duke tentuar një puç të përmasave skandaloze. Madje thonë se ka projektuar Ervin Saljanin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së.

Ndërkohë që ky i fundit, ka qenë një zyrtar politik i “Bashkimit për Fitore” më 14 maj, e vetë Gazmend Bardhi ka thyer hapur etikën e vijën e PD-së, duke bërë fushatë për Zef Hilën e BF-së në bashkinë Vau i Dejës, kur PD kishte kandidaten e saj.

Nëse ka njeri që duhet larguar me ceremony nga Partia Demokratike, është Gazmend Bardhi, por edhe të gjithë kolegët e koleget e tij që ndaluan PD-në që të garojë më 14 maj, për të mbështetur kandidatët e Sali Berishës e Ilir Metës. PD-ja, aq vota sa i mori, i mori pa Gaz Bardhin, pa Jorida Tabakun, pa Dhurata Çupin, e natyrisht pa Ervin Saljanjin që e kishte kundërshtar.

Por këto janë thjesht lëvizje të dëshpëruara, pasi të gjithë këto emra e dinë që janë jashtë PD-së prej kohësh. PD-në e ka në dorë dhe e ka ruajtur një trupë politikanësh territor siç janë kolegji i kryetarëve. Të cilëve ju ndalua nga partia e tyre që të kandidojnë në vendet ku ata operonin politikisht. Një absurd. Por në thelb ata rezistuan. Morën 100 mijë vota. Aq sa mori Ilir Meta me LSI-në e tij kur ishte president dhe pretendonte se kishte me vete “popullin e 2 marsit”.

Pas 14 majit, peshën e humbjes nuk e ka PD-ja zyrtare, sepse Bardhi, Salianji, Çupi e Tabaku me shokë, menduan që kështu do të ndihmonin për të ashtuquajturin “bashkim”. Natyrisht e kishin fjalën për “Bashkimin për Fitore”, i cili pësoi fjaskon olimpike. E sotnë vend që BF-ja të hynte në process katharsisi politik, këtë po e bën PD-ja, që në fakt e kishte paralajmëruar një manovër e tillë.

Duke u kthyer në një qendër nevralgjike e energjisë politike opozitare. Këtu pastaj luhet gjithçka sepse do të ketë patjetër një proces ku mund të hyjnë hijena e çakej, por gjithsesi aty Sali Berisha nuk hyn dot. E ndaj po tenton të bëhet factor me zor, alla shabanqose, kur askush nuk ja kërkon një gjë të tillë.

Sali Berisha prej majit 2021 nuk është relevant në opinionin ndërkombëtar, ka humbur më pas edhe legalitetin politik duke u endur prej dy vjetësh në kërkim të një vule, që ja ka dhënë me qira Ilir Meta, e sot ai nuk mundet dot që të kyçet në proceset politike reale. Natyrisht mund të dalë në konferenca, emisione e panele, të nxisë ankora televizive ta mbajnë me gajret, por në realitet nuk hyn dot në asnjë process qoftë parlamentar, qoftë ndërkombëtar.

Pas 14 majit, Sali Berisha nuk e ka këtë shans as duke u fshehur pas vulës së një kryetari bashkie, e as këshilltarësh bashkiakë, pasi ata i ka në dorë Ilir Meta. Berisha është sot, askushi politik në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Nuk e ka mundësinë të shtyjë një process. Ndaj është tmerruar nga dorëheqja e Alibeajt, pasi PD-ja do të kthehet në një qendër potenciale e një galvanizimit opozitar. A do t’ja dalë apo jo do ta vërtetojë koha, por ajo ka letrat e duhura dhe është nën monitorimin ndërkombëtar për ta bërë këtë. Berishës nuk ja vërshellen as Laçi e Mamurrasi. Votuan për Partinë Socialiste…

Next Post
“Meta, Rama dhe Basha janë të korruptuar”, Topalli ‘hesht’ për Berishën: Paratë sot i ka qeveria…

Po në 2022-shin, a nuk e fitoi Berisha Shkodrën pa logo dhe pa vulë, zonja Topalli?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

July 1, 2026
“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

July 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtetësia nga lindja dhe prova e institucioneve amerikane

July 1, 2026
Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

July 1, 2026
INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In