• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse e braktisi LaCivita fushatën e Berishës?

by Mero Baze
23/04/2025 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike të Berishës u largua në SHBA, pasi mori pjesë në çeljen e fushatës. Edhe pse Berisha u premtoi demokratëve që “u është bërë gjaku ujë” nga SHBA, se ai do rrinte deri në fund të fushatës – madje edhe pse Flamuri premtoi se ai do rrinte deri në dhjetor, edhe pas fushatës – ai erdhi, pa dhe iku.

Në vend të rekomandimeve, LaCivita i futi vetë nja tre fjalime 30 sekondëshe si kontribut personal dhe nuk la më gjurmë në fushatë. Bashkë me të është zhdukur edhe Paul Manaforti, lobisti real i Berishës, që ka tërhequr LaCivitën në këtë fushatë – njeri i akuzuar dhe dënuar në SHBA si lidhje e Putinit me fushatën e Donald Trump-it më 2016, për të cilën u dënua me 7 vite e gjysmë burg.

Nuk është pagesa arsyeja e largimit. Edhe pse janë të shtrenjtë, Berisha ka më shumë para se ata për t’i paguar. E ka pak të vështirë t’i justifikojë me bankë, por Manaforti gjen plot lidhje ruse ku mund t’i transferojë. Nuk është se nuk ka përvojë PD në këtë drejtim.

Ajo që e ka larguar LaCivitën nga fushata, duket se janë sondazhet e pashpresa për Berishën dhe pamundësia për të implementuar idetë e veta në një fushatë primitive, të dominuar nga demenca e Berishës dh epelat e Klevisit , Flamurit dhe Vrenozit, që po shkëlqejnë në garën e budallallëkut, të cilat paraqiten si ide të LaCivitës.

Ikja e tij pa zhurmë e bujë, ndryshe nga sa u shfaq kur u prezantua në shkurt, është thjesht humbja e parë e fortë e Berishës në armën më të fortë që ai u përpoq të përdorte në këtë fushatë: duke e paraqitur atë si të dërguar të presidentit Trump. Madje këtë armë ja dogji vetë LaCivita, duke e përgënjeshtruar dhe duke theksuar qartë se nuk përfaqëson qeverinë amerikane dhe nuk lobon për heqjen e “non grata”-s së Berishës.

Berisha e shtyu shkurtin me prezantimin e LaCivitës, marsin me gënjeshtrën që do ikë në SHBA, prillin me gënjeshtrën se do t’i vijë një ftesë nga OKB që të shkelë në SHBA pa iu hequr “non grata” dhe majin, siç pritet, duke thënë që “më vodhën votat”.

Për këtë axhendë nuk është e nevojshme të paguajë çdo ditë punën e LaCivitës, se këto dështime i ka në xhep.

Justifikimi i Berishës se me LaCivitën është çdo ditë online dhe e udhëzon, është edhe më i rëndë, pasi fushata e Berishës – siç duket qartë – është një tërheqje zvarrë pas Edi Ramës, dhe nuk ka asnjë shans që LaCivita të sugjerojë një strategji të tillë. Kjo tregon që: ose ky nuk e konsulton fare LaCivitën si bëhet fushata, ose ajo që mendojmë të gjithë: ai i ka fikur telefonin dhe e hap më 11 maj për ta pyetur “si doli fushata?” dhe “kur do më paguani?”

Nuk është se po të rrinte këtu LaCivita do përmbyste situatën, por si një njeri që i shijojnë dhe paratë, dhe fitorja, nuk mund t’i japë CV-së së tij një humbje kaq dëshpëruese – siç e theksoi edhe kolegu i tij në fushatën e Trump-it, McLaughlin, sondazhisti që parashikoi fitoren e Trump-it më 2016 dhe 2024. Thjesht, LaCivita nuk do të identifikohet me humbjen e Berishës. Mund të marrë pjesë vetëm në ngushëllimet

Next Post
Dollari amerikan humbet shumë pikë,  prek nivelin më të ulët që nga viti 2014

Dollari në pikiatë, ekspertët: Lufta tarifore e SHBA po e zhvlerëson! Tashmë duhet të kishin rënë çmimet e importit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Te rrojne vete,njerzit e mosntres se vicidolit,nuk hecet me me rrena e mashtrime,cdo gje e ka nji funde,sic erdhi fundi i LaKivites.Te mose dilte i diskretituar me monstren,u largua vete.Ktu perfunduan,rrenat e mashtrimet e te quajtures pd,qe poshtrohet ktu e 35 nga monstra e vicidolit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

November 3, 2026
Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

November 3, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Shtëpia e Bardhë: Melania Trump do të organizojë të enjten takimin e përfaqësuesve rusë dhe ukrainasë

November 3, 2026
Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

November 3, 2026
EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

November 3, 2026
“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

November 3, 2026
Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

November 3, 2026
Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

November 3, 2026
Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In