• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse Donetsku ka kaq shumë rëndësi për mbrojtjen e Ukrainës

by A R
20/08/2025 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga pikat kryesore të samitit në Alaskë është se presidenti rus Vladimir Putin raportohet se dëshiron të ngrijë luftën në Ukrainë përgjatë vijës aktuale të frontit, në këmbim të dorëzimit të pjesës tjetër të rajonit të Donetskut.

Rusia kontrollon rreth 70% të rajonit (Oblastit), përfshirë edhe kryeqytetin me të njëjtin emër, pas më shumë se një dekade luftimesh ku Donetsku dhe rajoni fqinj i Luhanskut kanë qenë në qendër të përgjakshme të konfliktit.

Nëse Rusia do të merrte nën kontroll gjithë Donetskun, kjo do të përforconte pretendimin e saj, të panjohur ndërkombëtarisht, për rajonin, duke shmangur gjithashtu humbje të tjera të mëdha ushtarake. Për Ukrainën, dorëzimi i pjesës perëndimore të Donetskut do të ishte humbje e rëndë jo vetëm territoriale, me perspektivën e një vale të re refugjatësh, por edhe rrëzimi i një mburoje të rëndësishme kundër ndonjë avancimi të ardhshëm rus.

Sipas një vlerësimi të agjencisë Reuters, Ukraina ende mban rreth 6,600 km² (2,548 milje katrore) territor në Donetsk. Aty jetojnë rreth një çerek milioni njerëz, sipas autoriteteve lokale. Qendrat kryesore urbane përfshijnë Kramatorskun, Slovianskun, Kostyantynivkën dhe Druzhkivkën.

Ky rajon bën pjesë në zemrën industriale të Ukrainës, Donbasin (Baseni i Donetsit), edhe pse ekonomia e tij është shkatërruar nga lufta.

“Realiteti është se këto burime ndoshta nuk do të mund të shfrytëzohen për të paktën një dekadë për shkak të minave”, tha për Reuters Dr. Marnie Howlett, ligjëruese në Universitetin e Oksfordit.

Cila është vlera ushtarake e territorit?

Një raport i fundit i Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në SHBA përshkruan një “brez fortesash” 50 km të gjatë në perëndim të Donetskut.

“Ukraina ka kaluar 11 vitet e fundit duke investuar kohë, para dhe përpjekje për të forcuar këtë brez mbrojtës dhe për të ngritur infrastrukturë të rëndësishme industriale dhe ushtarake”, shkruhet në raport.

Raportimet nga terreni flasin për llogore, bunkerë, fusha me mina, pengesa kundër tankeve dhe tela me gjemba. Forcat ruse që po përparojnë drejt Pokrovskut “po përballen me një betejë që ndoshta do të marrë disa vite për t’u përfunduar”, thekson ISW.

Përveç fortifikimeve, rol të rëndësishëm ka edhe topografia.

“Terreni është mjaft i mbrojtshëm, sidomos lartësitë e Chasiv Yar që kanë mbështetur vijën ukrainase”, tha për BBC News Nick Reynolds, studiues për Luftën Tokësore në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI) në Londër.

Megjithatë, ai shton: “Nëse shikon topografinë e Donbasit, dhe të Ukrainës lindore në përgjithësi, terreni nuk është veçanërisht në favor të ukrainasve. Qyteti i Donetskut është në lartësi. Sa më në perëndim të shkosh, aq më poshtë zbret terreni, çka nuk është pozitive për ukrainasit për sa i përket mbrojtjes”.

Kjo nuk lidhet vetëm me vështirësitë e lëvizjes në terren, por edhe me aftësinë për të vëzhguar dhe për të koordinuar zjarrin e artilerisë dhe mbështetjen nga ajri pa përdorur vazhdimisht dronë. Gjithashtu, lartësitë ndihmojnë për valët e radios dhe për koordinimin e dronëve.

Chasiv Yar, që rusët së fundmi pretenduan se e kanë marrë, “është një nga pikat e fundit të larta që ukrainasit kontrollojnë”, tha ai.

Edhe pse imazhet satelitore nga partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës janë të rëndësishme, Reynolds thekson se “nuk është e njëjta gjë si të jesh në gjendje të koordinosh vetë misionet taktike në terren”.

A i duhet ushtrisë ruse gjithë Donetsku?

Perëndimi i Donjeckut është vetëm një pjesë e vogël e një fronti prej rreth 1,100 km, por ka qenë skena e disa prej sulmeve më të ashpra ruse këtë verë. Por edhe nëse Moska do të përqendronte trupat e saj tokësore në një drejtim tjetër, është e dyshimtë nëse do të arrinte progres më të madh.

“Në jug, fronti në Zaporizhia është shumë i ngjashëm me atë në Donbas, kështu që edhe aty do të ishte një betejë përmes vijave të fortifikuara. Rusët përballen me të njëjtin problem edhe në veri, ndaj nuk do të kishin një terren të hapur për të përparuar”, thotë Reynolds.

A mundet Ukraina të rindërtojë mbrojtjen më në perëndim?

Në teori, në rast të një marrëveshjeje paqeje, Ukraina mund ta tërhiqte vijën e saj mbrojtëse më në perëndim. Por terreni i pafavorshëm dhe nevoja për të ndërtuar fortifikime të thella do të kërkonin kohë, edhe nëse do të ndihmoheshin nga kontraktorë civilë jashtë zonës së zjarrit.

Megjithatë, teoria është një gjë, dhe sipas Reynolds, është e vështirë të besohet se ushtria ukrainase do të dorëzojë perëndimin e Donetskut pa luftë.

“Edhe nëse administrata Trump përpiqet të përdorë mbështetjen e vazhdueshme amerikane ose garancitë e sigurisë si mjet presioni, bazuar në sjelljen e mëparshme ruse dhe në qasjen transaksionale të Uashingtonit, është e vështirë të shihet se si qeveria ukrainase do të pranonte dorëzimin e këtij territori”, tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vendi i tij do të refuzojë çdo propozim rus për të dorëzuar Donbasin në këmbim të një armëpushimi, duke argumentuar se ky territor lindor mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.

Shkrim nga BBC

Next Post
Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë, diskutohet garancia e sigurisë për Kievin

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë, diskutohet garancia e sigurisë për Kievin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In