• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse do dështojë “foltorja” e Sali Berishës

by Alfred Peza
19/09/2021 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ata që presin të ndodhë një revolucion i ri, si ai i 1991 kundër Ramiz Alisë edhe tani brenda PD për rrëzimin e Lulzim Bashës, thjeshtë sa do të zhgënjehen. Ka shumë arsye për këtë. Por si fillim mjafton të kujtosh se Sali Berisha i sotëm, nuk është më, ai lideri i 30 viteve më parë. As Shqipëria nuk është më e njëjta. As PD. E mbi të gjitha, as demokratët vetë.

Shenjat e deritanishme tregojnë se opozitarët e sotëm, nuk do ta ndjekin nga pas këtë radhë, liderin e tyre të vjetër. Ai i do demokratët sërisht në rrugë, jo si dikur për të zgjidhur hallin e tyre të përbashkët, por vetëm për hallin e vet personal e të familjes së tij. Të gjitha arsyet, shkaqet dhe motivet për të cilat ata e ndoqën dikur Sali Berishën atëherë nga pas, sot kanë rënë. Ndaj “foltorja” e tij, nuk ka asnjë bazë, që të qëndrojë në këmbë.

Kanë kaluar disa ditë nga takimi i parë që Sali Berisha zhvilloi në Tiranë, për të lançuar lëvizjen e tij të re, “për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Por deri tani, nuk ka ndonjë kalendar për turin që u tha se do të niste nëpër Shqipëri dhe as ndonjë zhvillim në bazë, që të tregojë padurimin e demokratëve për këtë. Përkundrazi.

Heshtja ka kapluar kupolën drejtuese të PD në qendër dhe të gjitha hallkat kyçe, të piramidës drejtuese të saj në terren. E ajo nuk duket të jetë një nga ato lloj qetësish, si përpara furtunës, por thjeshtë një heshtje shurdhuese që shoqëron një lëvizje që lind e vdekur. Me përjashtim të 2-3 deputetëve aktualë e ndonjë ish drejtuesi të së shkuarës, që e ka ndjekur Sali Berishën nga pas më shumë për kortezi, të tjerët janë duke folur me heshtje e tyre.

Përjashtim bën vetëm ajo pjesë e propogandës mediatike, që ka qenë pranë Sali Berishës “në të mirë e në të keq, derisa vdekja ti ndajë”. Por edhe kundërshtarët e përjetshëm të Edi Ramës, që e lidhin emrin e tij veç të tjerash, me gjithçka që nuk u pëlqen si opozitarë tek Lulzim Basha. Ndërkohë lideri i tyre historik po kërkon ta ngjizë lëvizjen e re, vetëm përmes kujtimeve të së shkuarës së largët, që postohen rregullisht në facebook-un e tij.

Pyetja që lind pas kësaj është: Mirë në majën e piramidës së PD llogaritë bëhen mbi interesa për pushtet e karrierë, po poshtë në bazë ku ato nuk ekzistojnë, përse nuk ka një frymë pro Sali Berishës? Ka një shpjegim shumë të thjeshtë për këtë. Pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Mustafa Nano më pyeti në studion e tij të “Arnautistan”, se a duhet ti frikësohemi një lloj “hamasi” nga grupi i militantëve që mbështesin symbyllur dhe pa kushte Sali Berishën?

Sigurisht që jo,- iu përgjigja. Sepse ka kaluar shumë kohë e kanë rrjedhur shumë ujëra, nga vitet 1991-1992 dhe 1997-1998 kur për njëmijë e një arsye, ka patur shumë njerëz që e kanë bërë atë gjë për Sali Berishën në Shqipëri. Janë ata që më pas mbushën administratën e tij kur erdhi në pushtet, që nga SHIK-u, policia, drejtësia, doganat, tatimet dhe çdo vrimë tjetër ku rridhnin interesat e tyre ekonomike, abuzive, kriminale dhe korruptive.

Ata sot janë biznesmenë, janë pasuruar dhe kanë vila e shtëpi të bukura nëpër plazhe, kanë biznese, dyqane, pallate e makina të shtrenjta. Janë martuar herët dhe tani i kanë fëmijët të rritur, një pjesë e të cilëve të shkolluar në perëndim. U dhanë diploma dhe status të ri shoqëror në Tiranë a qytetet kryesore të vendit dhe një standard krejt të ri jetese që nuk e kishin ëndërruar kurrë atëherë kur vërshonin rrugëve e “të vrisnin” në emër të Sali Berishës.

Të gjitha ata që dje nuk kishin asgjë për të humbur, përveçse “prangave në revolucionin” e 30 viteve më parë, sot janë njerëz krejt të tjerë. Tani kanë jo vetë se çfarë të humbin, por edhe motiv për të jetuar dhe një të ardhme për të mbrojtur për veten e familjet e tyre. Është në instiktin e njeriut që të luftojë për të mbrojtur më shumë ato që ka fituar vetë, sesa të shqetësohet deri në vetëmohim për ato që mund të humbasë dikush tjetër, qoftë ai edhe Sali Berisha.

Qëshkurse kanë lindur në historinë e shoqërisë njerëzore e deri më sot, revolucionet nuk i bëjnë as barkngopurit dhe as “skllavopronarët”, por “skllevërit” siç shqiptarët ishin në fillim të viteve ’90. Ndaj mos prisni, që historia të përsëritet pas tri dekadash, po njësoj. Sali Berisha sot nuk ka përballë regjimin komunist, që i skllavëroi shqiptarët për gjysëm shekulli me radhë, por Lulzim Bashën që ua vendosi demokratëve në krye me dorën e vet!

Next Post
Ndarja nga jeta e Ilir Dashit, mesazhi i Metës: I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut tim

Ndarja nga jeta e Ilir Dashit, mesazhi i Metës: I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In