Data 13 e premte, prej vitesh, që para lindjes së Krishtit, është konsideruar një prej ditëve më të pafat të vitit. Për shumë njerëz, ky është makthi më i madh që mund të ndodhë në kalendarin e një viti.
Për vitin 2022, kjo është e premtja e parë dhe e vetmja, e cila vjen pas 13 gushtit 2021, pra pas 9 muajsh. E premtja, datë 13 do të përsëritet sërish më 13 janar 2023.
Po çfarë simbolike ka e premtja që bie më datë 13?
Psikologët e njohin këtë fenomen dhe e kanë përkufizuar me një fjalë të vetme këtë ndjesi – paraskavedekatriaphobia (greq. fobia nga e premtja e datës 13), ose ndryshe frika nga e premtja e datës 13.
Një mundësi për të shmangur çdo të papritur është të rrish në shtrat gjatë gjithë ditës së premte, sipas psikologëve, ose të bësh atë që bëjnë edhe shumë njerëz të tjerë – e injorojnë supersticionin dhe bëjnë të njëjtat gjëra si zakonisht.
Një lojë numrash?
Origjina ditës së premte, data 13, dhe konsiderimi i saj si një ditë e pafat, në fakt është një mister i lashtë.
Numri 13 është konsideruar një numër i pafat për shumë vite, edhe para lindjes së Krishtit. Ndryshe nga numri 12, i cili është i njohur historikisht si numri i plotësisë (12 muajt e vitit, 12 zotat e Olimpit, 12 orët e kohës, 12 fiset e Izraelit, 12 apostujt e Jezusit, 12 pasardhës të Muhamedit…), fqinja e tij, 13-a, është parë gjithmonë si përjashtim.
Por 13-a ka edhe një referencë biblike të pafat. Juda, apostulli i cili tradhtoi Jezu Krishtin, supozohet të ishte mysafiri i 13-të në darkën e tij.
Krishti u kryqëzua në ditën e premte.
Në shekullin XIV, Geoffrey Chaucer e referoi të premten si një ditë të pafat: “Një e premte me fat të keq.”
Një tjetër fakt që e theksoi supersticionin e së premtes ishte edhe publikimi i romanit të Thomas W. Lawson, në 1907-ën, ditë e premte. Në roman i jepet rëndësi superticionit, por edhe panikut që krijohet në Wall Street për të premten e datës 13.
Në numerologji, gjithashtu, 13-a është konsideruar si një numër i parregullt dhe është numri që përdorin shtrigat për mbledhjet e tyre.
Në shumë vende perëndimore, ndërtesat e shmangin katin e 13-të. Po kështu, shumë shtëpi, por edhe hotele, shpesh nuk kanë numër 13. Ky është edhe rasti i Carlton në Londër, i cili nuk e ka të shënuar katin e trembëdhjetë.
/a.r