• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse deputetët e PD braktisën Sali Berishën?!

by Ylli Pata
01/05/2022 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Siç tashmë është bërë e njohur: 34 deputetë të Partisë Demokratike, në mënyrë demonstrative nuk pranuan të ishin pjesë e “rithemelimit” të Sali Berishës. Grupi parlamentar zyrtar i PD-së në Kuvend ka 44 deputetë. Por 14 deputetë të tjerë janë zgjedhur nga listat e PD-së më 25 prill 2021, kryesisht nga partitë aleate, të cilët gjithashtu nuk u bënë pjesë e Foltores së 30 prillit. Madje nuk u pa as Fatmir Mediu.

E në këtë logjikë shifrash, gropa reale e “Kuvendit” të 30 prillit ishte më e madhe se ajo që u shpall.

Dhe menjëherë, pikërisht mbi këta deputetë që nuk ju bashkëngjitën partisë së Sali Berishës ra edhe mallkimi më i madh prej analistëve dhe intelektualëve të Foltores.

Një nga të cilët, Artan Fuga, i quajti deputetët e opozitës që nuk ju bashkëngjitën Sali Berishës, si homologë të “karnavaleve” siç e quajti ai të opozitës parlamentare pas djegies së mandateve-pra pas shkurtit 2019. Po mirë, si mund të arrijë deri në këtë nivel hipokrizia, kur kryedeputetja e “opozitës Parlamentare”: Rudina Hajdari, ishte pjesa më “e ndritshme” e Kuvendit të 30 prillit. Ndërkohë që formacionit të Sali Berishës i janë bashkuar bindshëm që nga Muslim Murrizi, Kujtim Gjuzi e deri te Selami Jenisheri. Personazhe që mediat e Berishës dhe intelektualët si Fuga nuk reshtin së shari dhe së fyeri, por thjesht ata nuk kanë ndjekur kronikën e “kuvendit” të Sali Berishës që nga 9 shtatori i 2021 kur ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së.

Pra aspekti moral i “opozitarizmit parimor e qëndrestar” ka rënë që kur Berisha pranon të hapë portën për të gjithë ata njerëz që jo vetëm i ka konsideruar tradhëtarë, por edhe i ka telendisur në satirën televizive, apo memeistike të opozitarëve radikalë, të cilët rikthyen standardin e vjetër të “tradhëtarit”.

E mejithatë, gjithçka në këtë mes e në çdo logjikë është politike. E pamoralshme këtu është pikërisht standardi i trajtimit dhe cilësimit të kundërshtarëve jo sipas një ideje fikse, porn ë bazë të stinëve dhe erës që fryn.

Kështu; njëherë Rudina cilësohet si tradhëtare, analfabete, kurse sot derdhen lot si vajza e Azem Hajdarit. Rudina ka qnë e bija e Azemit edhe pasi nuk pranoi të digjen mandatet. E pikërisht për këtë arsye, që është bija e liderit të lëvizjes studentore, Rudina nuk duhej të ishte linçuar në të mënyrë nga mediat e Berishës. Por tashmë dihet e kjo është edhe mënyrë shantazhi: kur s’je me ne je armiku ynë.

Megjithatë, ajo që nuk se është komentuar këto ditë është fakto që pse mjaft nga deputetët e lëkundur të PD-së nuk pranuan t’i bashkangjiten Sali Berishës, edhe pse ky i fundit arriti të largojë Lulzim Bashën e të fitojë bashkinë e Shkodrës.

Deputetët e PD-së, edhe pse emra të rinj, janë pjesë e një supstrakti të ngjizur të materialit politik të lobeve e strukturave edhe berishjane prej 30 vjetësh. Ka nga këta parlamentarë që janë djem kryetarësh komunash, vajza drejtues seksionesh e nuse djemsh të grupimeve radikale të Partisë Demokratike.

Që do të thotë e njohin mirë, apo të paktën këshillohen nga njohës të mirë të ambjentit të opozitës. Duke qenë në thelb qënie politike që lëvizin sipas konjukturave. Pra, ata nuk shkuan me Sali Berishën se kishin frikë se humbnin, edhe pse një pjesë e mirë e këtyre deputetëve ju bë e qartë se do të rikandidohen.

Sepse deputetët e dijnë mirë, se lëvizja e Sali Berishës është vetëm një “gjysma-gjel” si në përrallë e cila pret që gjatë udhëtimit t’i bashkohet gjysmagjeli i Ilir Metës. Por natyrisht nuk është vetëm kjo, e këtu secili mund të shtojë argument sipas diapazonit politik e pragmatist. E ku natyrisht ndikim ka edhe thithja e informacioneve që një deputet merr më shumë, në lidhje me rëndësinë e ndëshkimit Non Grata për Sali Berishën.

Sulmi ndaj deputetëve që nuk i shkuan në Pallat të Kongresve, nuk do të ishte kaq dramatik, nëse realisht pesha e tyre do të ishte e vogël siç thohej deri tani. “Që partia janë anëtarësia, strukturat, militanca”. “Drithi” politik i çdo partie politike është deputeti që çon në Parlament, e kjo është thuajse në çdo sistem politik. Parlamentari është disafish më shumë se çdo zyrtar tjetër politik. Sistemet diktatoriale që rrëzuan përfaqësimin parlamentar i dhanë rëndësi më shumë “masës”, “organizatës”, por në një demokraci parlamentare si e jona deputeti përfaqëson të paktën 10 mijë zgjedhës. E si i tillë pesha e tij është shumë e madhe. 34 shumëzim për 10 mijë janë 34 mijë zgjedhës, që i kanë dhënë të drejtën t’i përfaqsojnë deri në vitin 2025. Ndërkohë strukturat, janë aq të lëvizshme e jo reale, siç ndodhi me gjykimin ndaj Jenisherit e Kujtim Gjuzit: dje talleshin, sot i kanë heronj…

Next Post
Aksident i rëndë në Selanik, i riu shqiptar i shkakton vdekjen 59-vjeçarit

Aksident i rëndë në Selanik, i riu shqiptar i shkakton vdekjen 59-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dua Lipa del në mbrojtje të Palestinës: Është e rrezikshme, por jam përgatitur

Dua Lipa refuzon “betejën e Britanisë”, Këngëtarja shqiptare nuk do këndojë në duelin Fury-Joshua

October 1, 2026
Zjarr i madh në Libofshë, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi drejt tokave bujqësore

Zjarr i madh në Libofshë, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi drejt tokave bujqësore

October 1, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“E keqja banale është shndërruar në sistem!”- Berisha vijon nxirjen e Shqipërisë në Strasburg: Narkoshteti i vetëm në Evropë! Pluralizmi i zëvendësuar nga burokracia

October 1, 2026
EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

October 1, 2026
Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

October 1, 2026
Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

October 1, 2026
VIDEO/ “Arkitektët e huaj nuk vijnë për gjëra jashtë standardeve”- Rama: Absurde kur na thonë se projektet i bëjmë duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë!

VIDEO/ “Arkitektët e huaj nuk vijnë për gjëra jashtë standardeve”- Rama: Absurde kur na thonë se projektet i bëjmë duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë!

October 1, 2026
“Futini dhe një listë pagash, se ua kalon Ulsiu sot”- Debatet ‘ndezin’ Ligjet, Manja-Strazimirit: Mos e pengoni integrimin! Prishen ekuilibrat

“Futini dhe një listë pagash, se ua kalon Ulsiu sot”- Debatet ‘ndezin’ Ligjet, Manja-Strazimirit: Mos e pengoni integrimin! Prishen ekuilibrat

October 1, 2026
“E neveritur!”- Kryemadhi flet për videot intime nga GJKKO: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit! Të ndihesh i dhunuar nga një filmim p*rno…

“E neveritur!”- Kryemadhi flet për videot intime nga GJKKO: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit! Të ndihesh i dhunuar nga një filmim p*rno…

October 1, 2026
“E paprecedentë”- Rrëzimi i kërkesës së PD për mocion me debat për SHISH, Bardhi akuzon: Kuvendi po shmang përgjegjësinë!

“E paprecedentë”- Rrëzimi i kërkesës së PD për mocion me debat për SHISH, Bardhi akuzon: Kuvendi po shmang përgjegjësinë!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com