• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha shpik Hasin si shkak të sulmeve ndaj SPAK?

by Mero Baze
03/01/2024 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Pasi u shfaq tek ballkoni I shtëpisë, si Sudja në ditët e fundit të saj, kur lajmëroi kreditorët se nuk ka më lek, Berisha i shpjegoi sot çetës së tij para pallatit , se këto dy vite që ka sulmuar SPAK, nuk e ka bërë për interesa të familjes së tij, por për shkak se SPAK po I sulmonte kryetarin e Bashkisë së Hasit.

Që të jemi të qartë, Hasi është e vetmja bashki që ka fituar Berisha më 14 Maj me merita të tij. Katër të tjerët janë humbje të PS për shkak të sherreve të brendshme, pa llogaritur Himarën. Pra nga pesë bashki që ka marrë më 14 Maj, Hasin mund ta quajmë si e vetmja bashki ku ai ka fituar.

Ky është dhe shpjegimi që e lidh me faktin e shpikur se SPAK ka dashur ti sulmoj kryetarin e Bashkisë së Hasit. Edhe pse në pamje të parë duket se krijon shumë keqkuptime për të dhe shëndetin mendor, në fakt nuk e ka bërë nga budallallëku, por nga shpresa se kryetari në fjalë do ta pranonte sakrificën për të mbajtur në shpinë barrën e luftës kundër SPAK.

Ka bërë kujdes të gjej jo vetëm një besnik të tij, por dhe me një problem të lehtë në letrat e kandidimit,  pasi kryetari I Bashkisë së Hasit ka pas një problem me një dënim të shuar në vite, që mund të interpretohej për eliminim nga gara, por KQZ ja ka njohur si të drejt kandidimin dhe këtu është mbyllur gjithçka.

Nuk është përzgjedhje politike, por klanore. Po të ishte politike, normale do ishte të thoshte fjala vjen se beteja e tij ishte Shkodra, pasi atë ja kanë marrë për herë të parë socialistët, dhe jo Hasi. Madje para Hasit dhe Tropoja është më e rëndësishme dhe simbolike për të, pasi e kanë mundur në fshat të vet.

Për më tepër deklarata ka tronditur dhe vet kryetarin e Bashkisë së Hasit I cili u distancua nga deklarata e Berishës, pasi nuk ka dëgjuar të ketë qenë i përndjekur nga SPAK.

Pra të gjitha palët përveçse janë të çuditura përse Berisha do ta bënte këtë betejë për Hasin kundër SPAK, janë dhe të sqaruara se nuk ka pasur ndonjë betejë të SPAK me kryetarin e Bashkisë së Hasit.

I vetmi shpjegim është se Berisha tani e ka kuptuar se braktisja e rrugës para shtëpisë, vjen mbi të gjitha nga shkaku se të gjithë e dinë që është betejë për familjen e Tij dhe po përpiqet të gjej pak nga pak, shpikje që ta largoj betejën me SPAK, si betejë për hallet e familjes së tij. Dhe duke menduar se këtë të Hasit e ka besnik, vendosi ti faturoj atij betejën me SPAK.

Kryebashkiaku, as ka pas ndonjë betejë me SPAK, as ka pas ndonjë dijeni për betejë të Berishës kundër SPAK për të dhe u distancua.

D.m.th. dhe një kryetar bashkie që fitoi e humbi dhe atë për hallin e familjes së tij.

Kjo natyrisht nuk ka për ti zvogëluar më ata 25 vet para godinës. Maksimumi mund të mbeten 24, por aty do ti ketë. Vetëm herë tjetër ndonjë gënjeshtër më të hairit pse po sulmon SPAK.

/a.d

Next Post
Shpërthimet me qindra viktima në Iran, SHBA: Nuk besojmë se pas tyre fshihet Izraeli

Shpërthimet me qindra viktima në Iran, SHBA: Nuk besojmë se pas tyre fshihet Izraeli

Comments 1

  1. Anonimja says:
    2 years ago

    Hik ore budall ke mbetur duke prit kockat e pushteteve sa her nderrohen pushtet ti kthehesh si petullat feltere

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion në doganën e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të padeklaruara

Operacion në doganën e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të padeklaruara

June 5, 2026
Rama: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare! Vendet zhvillohet nga ëndrrat e mëdha

Rama: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare! Vendet zhvillohet nga ëndrrat e mëdha

June 5, 2026
“O ne, o ti, Rame”/ Qytetarët: Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë. Protestë deri në largimin e kryeministrit!

“O ne, o ti, Rame”/ Qytetarët: Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë. Protestë deri në largimin e kryeministrit!

June 5, 2026
Protestat për ‘Zvërnecin’, Rama: Tivati i Malit të Zi, dikur me 10 mijë banorë, sot me 5 milionë turistë në vit nga resortet luksoze

Protestat për ‘Zvërnecin’, Rama: Tivati i Malit të Zi, dikur me 10 mijë banorë, sot me 5 milionë turistë në vit nga resortet luksoze

June 5, 2026
Flakadanë në mes të turmës para kryeministrisë, protestuesi: Po helmoni fëmijët dhe gratë

Flakadanë në mes të turmës para kryeministrisë, protestuesi: Po helmoni fëmijët dhe gratë

June 5, 2026
Me plis në kokë, protestuesi: Synimi është që të na heqin dhe të na zëvendësojnë, por Shqipëria është e jona

Me plis në kokë, protestuesi: Synimi është që të na heqin dhe të na zëvendësojnë, por Shqipëria është e jona

June 5, 2026
“Epsteini” ynë

Rreth kërkesave politike dhe patetike të protestës

June 5, 2026
‘Pse na keni harruar?’/ I riu me aftësi të kufizuara shpërthen ndaj qeverisë në protestë: Na keni marrë frymën për 35 vite

‘Pse na keni harruar?’/ I riu me aftësi të kufizuara shpërthen ndaj qeverisë në protestë: Na keni marrë frymën për 35 vite

June 5, 2026
‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

June 5, 2026
Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In