• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha po “poshtëron” idealet e “Foltores” ?

by Mero Baze
20/06/2022 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Përpjekja e Berishës për të ngritur një dallgë anti-amerikane në PD, nën arsyet e betejës kundër Lulzim Bashës, si “besëprerë”, u bazuan së paku në tre tipologji të armiqve imagjinarë që kishte përballë Sali Berisha.

I pari Xhorxh Sorosi, i cili u shpik si ideator i shkatërrimit të Shqipërisë, përmes krijimit të agjenturës së tij në këtë vend, në interes të armiqve të Shqipërisë, duke përdorur për këtë qëllim dhe pushtetin që ka në SHBA.

Tipologjia e dytë e armikut ishte çdokush që kishte një prapavijë të lidhjes me SHBA dhe gëzonte besimin e Ambasadës në Tiranë.

Tipologjia e tretë e armikut ishte dikush që kishte lidhje me mediat afër Lulzim Bashës apo grupet e interesit të tij. Më i godituri në atë fushatë ishte lobisti Henri Çili, i cili akuzohej si prodhues kuadrosh për Bashën dhe mbështetës në shtyp.

Sot Sali Berisha prezantoi si drejtor të komunikimit me gazetarë, Alfred Lelën, i cili i mishëron të tre këto cilësi. Vjen nga Fondacioni “Soros”, vjen nga SHBA dhe raporte të mira me Ambasadën amerikane në Tiranë dhe natyrisht është pjesë e enturazhit të Henri Çilit, aq shumë të mallkuar nga Sali Berisha.

Nuk e ka zgjedhur keq për të bërë punën. Madje dhe doktoraturën tek Univeristi Europian e ka kryer me përsiatje rreth jetës politike të Sali Berishës.

Problemi është pse Berisha po detyrohet të poshtërojë vet publikisht synimet e shpallura të “Foltores” dhe akoma më keq, të tallet me armiqtë e shpikur të saj?

Shpjegimi është i thjesht për të gjithë ata që njohin Sali Berishën. Në çdo betejë të tij ka dy faza. Faza e parë janë gënjeshtrat që mobilizojnë militantët dhe trushpëlarët që i garantojnë atij pushtetin me çdo çmim në krye të partisë.

Për të kapur zyrën e kryetarit ai është gati të shpallë gjithë botën armike dhe të mbetet me një grusht njerëzish. Dhe për të kapur dhe një herë kreun e Foltores, ai pranoi të mbetet vetëm me Flamur Nokën dhe t’i zbojë të gjithë, duke mos i besuar më askujt.

Pasi ky proces përfundoi, tani Berisha ka fazën e tij të dytë, atë që e quan fasadë të hapjes. Tani nuk mërzitet nëse merr dhe Aleks Sorosin si kompani lobimi, apo nëse lëpin gjithçka çfarë ka pështyrë.

Tani që e ka siguruar pushtetin brenda partisë, broçkullat e konservatorizmit, antisoroizmit etj, mbeten vetëm detaje që i duhen për të mbuluar anti-amerikanizmin.

E tillë është dhe përzgjedhja e Alfed Lelës si drejtor komunikimi me shtypin. Shpresojmë së paku mos të na mungoj buzëqeshja e zonjës Garo, e cila është e sinqertë në padijen e saj rreth këtyre trukeve të Doktorit.

Mbi të gjitha shpresoj që Berisha këtë herë t’ia dijë për nder këtë sakrificë Alfred Lelës, e cila është e ngjashme me sakrificën që ka pas bërë Fahri Balliu më 1991, kur kërkonte të anëtarësohej në PPSH, ndërsa të gjithë po dorëzonin teserat.

Next Post
Turqi/ Tre “vezirë” duan të bëhen ‘sulltanë’ në vend të Erdoganit. Fushata “nis” nga Greqia

Turqi/ Tre “vezirë” duan të bëhen ‘sulltanë’ në vend të Erdoganit. Fushata "nis" nga Greqia

Comments 1

  1. ppa says:
    4 years ago

    Mero , i madh!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In