• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha po nxiton të shpallë se PD është në protestë?

by Ylli Pata
08/06/2026 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Protesta qytetare që po përjeton ditën e tetë të saj, është një zhvillim sa qytetar aq edhe politik. Pikërisht konsistenca e kësaj proteste, që në realitet është një fakt shumë i rëndësishëm dhe natyrisht pozitiv në të gjitha aspektet, është zhvillimi më i rëndësishëm.

Zhvillim që në të vërtetë, Edi Rama, si personi përballë kësaj proteste nuk ka pasur dhe ka një strategji për ta frenuar, zvogëluar apo edhe zemëruar, përkundrazi. Rama ditë për ditë, po i jep material, betejë e natyrisht batuta për t’ju përgjigjur protestuesit që janë bërë lajm në të gjithë botën.

Në këtë panoramë, ku qoftë „opozita e re” qoftë Edi Rama janë në betejë, edhe Sali Berisha ka vendosur që të dalë në fushë.

Publikisht, duke thënë se në terren janë edhe strukturat e Partisë Demokratike. Gjë që u mor si fakt nga mediat, që po lançojnë pjesëmarrjen e strukturave të PD-së. Në të vërtetë njerëzit apo votuesit historikë të Partisë Demokratike kanë qenë që në ditën e parë në protestë. Ku duket qartë se kemi të bëjmë me një grup që janë politikisht kundër Edi Ramës. Në Shkodër për shembull, fjalimin kryesor të protestës që u mbajt atje e pati këshilltari bashkiak i PD-së. Ndërkohë një këshilltare bashkiake e PD-së, që është edhe person publik, në rrjetet e saj ka sulmuar hapur Ivanka Trump se po privatizon ishullin e Sazanit.

Ndërkaq, në territor nuk mund të thuhet se PD ka aktivizuar strukturat, pasi këto struktura nuk funksionojnë, sidomos në Tiranë. Shumë votues, përkrahës, që janë nga kozmosi i djathtë që nga Fred Cako te Kreshnik Osmani, Altin Goxhaj etj etj, kanë qenë gjithmonë pranë PD-së historikisht, por ata nuk janë struktura në territor.

Ndaj gjasat janë se deklamimet e PD-së për të marrë pjesë në protestë janë një alarm logjik se po i rrëshqit toka nga këmbët, sesa një intuitë për të marrë nesër drejtimin e opozitës.

Sido që të shkojnë protestat, hyrja e PD-së nuk do ta bëjë atë faktor determinant, por ama nuk ka rrugë tjetër veçse për tu bashkëngjitur. Në një rol të ri, definim të ri, i cili përveçse organizativ do të jetë politik. Pasi rëndësi ka se kush është fuqia apo lokomotiva e kësaj opozite të re. Kreshnik Osmani, një nga aleatët minorë të Berishës, sot ka nxjerrë edhe emrin e partisë së re, që sipas tij nuk ka lidhje me SHqipërinë por me „Gjeopolitikën e re”.

Pra që faktorët janë edhe më të mëdhenj se këtu, e këtu diket se Osmani ka arsye të mendojë kështu. Por një gjë shikohet shumë qartë, trumpistët në selinë e PD-së do të vijnë gjithnjë e më shumë duke u fikur, e nuk është çudi që të pranojnë pozicionet e reja jo thjesht anti-Trump por edhe anti shumë gjëra që i ka imponuar protesta. E cila aleaten më të rëndësishme ka të majtën globale dhe mediat pranë saj.

Next Post
Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In