• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha nuk po i del zot krahut të tij të armatosur, por vetëm dhëndrit?

by Mero Baze
22/11/2023 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kur policia shqiptare arrestoi grupin e Bajrave në Shkodër për shkak të zbulimit të bisedave të tyre në aplikacionin Sky dhe arrestoi persona të lidhur me ta, përfshi dhe oficerë police, Sali Berisha e ktheu në betejë politike dhe sillej si triumfalist, a thua se ata nuk I arrestoi polica e shtetit por policia private e Berishës.

Publikonte foto të makinave të tyre në Shkodër, shpjegonte se këto makina kanë trembur qytetarët në zgjedhje, thoshte që kanë lidhje me Edi Ramën etj.

Tani që gjithë policia private e Sali Berishës ka përfunduar në burg apo kërkim e lidhur me trafiqe droge, porositje vrasjesh, bisedime politike për vota përmes aplikacionit Sky etj, Sali Berisha ka zhdukur çdo lajm nga televizioni I familjes së tij për ketë organizatë kriminale e cila në fakt të vetmen fuqi që ka pasur ishte lidhje personale familjare dhe financiare me vet Sali Berishën. Dhe mjafton të shikosh mbiemrat e tyre që nga Breçani e deri tek Gjoni, për të kuptuar çfarë drame familjare i ka ndodhur.

Ata prej vitesh kanë siguruar qysh nga truprojat e Sali Berishës, nga organizmi I 8 Janarit ku u përlesh me PD zyrtare dhe deri tek organizimet e mitingjeve . Nuk ka nevojë të hamendësojmë, se për fat janë ende në qarkullim videot dhe kontributet e tyre si njerëz të familjes Berisha, të fisit Berisha dhe klanit Berisha në politikë.

E thënë më qartë Sali Berishës i kanë arrestuar gjithë krahun e armatosur dhe atë financiarë, sekserët e tij me botën e krimit, duke ua faktuar gjithë shqiptarëve se ai është kryebanditi I një organizate kriminale që merret me drogë pastrim paresh dhe porosi vrasjesh.

Shpresoj që në ditët në vijim të ketë lajme të tjera që e kompletojnë fotografinë e banditëve të Berishës që shfaqen në oborrin e SHQUP sa herë që ai përpiqet të kërcënoj apo lajmëroj dhunë, si kundër qeverisë ashtu edhe kundër rivalëve të vet në opozitë.

Ai aktualisht është një komandant që i kanë çarmatosur banditët dhe po përpiqet të merret me kujtimet e burgut të dhëndrit të tij, që të duket si familje e persekutuar .

Por ajo që është e rënd për Berishën është se ai ka namin që u del gjithmonë zot banditëve të vet apo hajdutëve të vet. Ja për shembull, dhëndrit po I del zot dhe e po e trajton si të burgosur politik, kurse këta që I kanë ruajtur kokën , që kanë qenë krahu I tij I armatosur, që I kanë siguruar financa dhe logjistikë për mitingje, I la në harresë dhe nuk guxon tu zërë as emrin në gojë.

Çudi e madhe se ky ka namin që nuk I lëshon njerëzit e vet! Dhe kjo kuptohet akoma më shumë kur e pyesin se kur do të filloj protestat dhe ai thotë “na duhet pak kohë të bindim popullin”. Populli është I bindur që nuk ka punë me të, por ai s’ka më bandit që t’ia organizojnë protestat.

Dhe mirë që s’ka, por as guxon ti shpall heronj të persekutuar nga Edi Rama, siç bën me dhëndrin e tij, por fshihet si miu, kur ua shikon emrat në ekrane dhe gazeta.

Edhe këtë herë mes atyre që i kanë shërbyer dhe kanë vënë kokën në rrezik për të dhe familjes së tij, prap vetëm familjen e tij mbron.

Next Post
Arrestimi i Erzen Breçanit, në pranga edhe djali i tij. Akuzat: Trafik droge, vrasje, pastrim parash…!

Dosja e SPAK/ Erzen Breçani ishte në dijeni se djali i tij trafikonte kokainë! I kërkoi para të investonin në ‘HEC Drita Energy’

Comments 1

  1. Gjeneral Janullatos + Musulmani Beleris nga Peogonati + ambasadorja greke e pa punë Kostantina + Mitsotakisin + dhjaku i dhjerë me mut Vangjel Dule = VORIO EPIR says:
    2 years ago

    E hëngre Sali, e hëngre.
    Burgu për burra është.
    Po çmënd vehten dhe të tutë, duke e stërgjatur agoninë.
    Do të ishte më mirë, një vdekje e shpejtë, se sa jemi duke të të parë duke folur me vehten tënde, sikur të ka zënë mallkimi i shkodranëve….

    Reply

Leave a Reply to Gjeneral Janullatos + Musulmani Beleris nga Peogonati + ambasadorja greke e pa punë Kostantina + Mitsotakisin + dhjaku i dhjerë me mut Vangjel Dule = VORIO EPIR Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In