• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha nuk imiton dot as Beogradin as Bukureshtin?

by Mero Baze
15/03/2025 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Në vitin 1996, gati 30 vjet më parë, studentët në Beograd tronditën regjimin e Millosheviqit me protesta masive. Sali Berisha, i cili ishte në një krizë të thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas manipulimit të zgjedhjeve të majit 1996 dhe i izoluar totalisht prej tyre, po kërkonte ku të gjente një shteg që të ikte vëmendja e SHBA-ve nga ai. Dhe filloi një fushatë për të detyruar Kosovën të mbështeste protestat e studentëve në Serbi.

Ishte aq këmbëngulës në këtë pikë, sa kur pa se Ibrahim Rugova e injoroi totalisht, thirri në Tiranë Adem Demaçin dhe e bindi të deklaronte mbështetje për protestat në Beograd si një shpëtim për Kosovën. Pra, në mendjen e tij, tani do të zgjidhte problemin e Kosovës duke “demokratizuar” Serbinë.

Kështu mendonte se ishte në një linjë me Perëndimin, që mbështeste protestat dhe eliminonte lidershipin e pabindur të Ibrahim Rugovës ndaj tij, duke e zhvendosur vëmendjen nga mungesa e demokracisë në Shqipëri, tek mungesa e demokracisë në Serbi, pjesë të së cilës tani konsideronte dhe Kosovën politikisht.

Nuk i funksionoi skema, edhe pse këmbënguli pafundësisht deri në fillim të vitit 1997, duke u përfshirë pastaj dhe në organizimin e protestave të studentëve të Kosovës kundër Rugovës.

Në atë kohë protestuesit kishin mbështetje të fortë perëndimore, por brenda Serbisë kishin pak shpresa të përmbysnin regjimin në rrugë demokratike.

Në ndryshim me vitin 1996-1997, kur Berisha donte të imitonte protestat e Beogradit në Prishtinë, për t’i hequr qafe protestat që po zienin në Tiranë, sot ai nuk bëhet dot as me protestuesit dhe as me armiqtë e tyre në Beograd dhe Bukuresht.

Sonte në mbrëmje është një panoramë e përmbysur. Studentët kanë ngritur Serbinë në këmbë kundër Vuçiqit, por mjerisht Perëndimi dhe kryesisht SHBA-të janë me Vuçiqin, edhe pse dukshëm protesta është serioze kundër tij. Madje, djali i presidentit Trump kritikoi bombardimin e Serbisë nga Bill Clinton, duke e quajtur një përpjekje për të mbuluar skandalet në jetën private.

Në të njëjtën ditë, po në Rumani, mbështetësit e kandidatit për president, nën influencën ruse, janë në rrugë mes të tjerash dhe si fansa të TikTok-ut të tij. Aty, ndryshe nga në Serbi, bota është e ndarë. Evropa është kundër tij, kurse lidershipi i ri i SHBA-ve është pro tij.

Në Tiranë, Sali Berisha ka dalë me rreth një mijë mbështetës, kryesisht pleq, tu qajnë hallin të rinjve që do t’u mbyllet TikTok-u, por nuk dinë se ç’të bëjnë me protestën e tyre.

Ndërsa në Serbi populli është kundër qeverisë, por Perëndimi fatkeqësisht është me qeverinë; në Rumani Evropa është kundër protestuesve dhe SHBA pro tyre; në Shqipëri, as populli, as Evropa, as SHBA-të nuk janë me Berishën.

Të presim çfarë do të thotë LaCivita për këtë rast. Atë rekomandimin për aleancën me Gjuzin e kishte shumë të mirë.

Next Post
S’mungon Mehdi Malkaj te protesta e Berishës: Dele jemi ne? Grekët dogjën Athinën, serbët shqyen Beogradin

S'mungon Mehdi Malkaj te protesta e Berishës: Dele jemi ne? Grekët dogjën Athinën, serbët shqyen Beogradin

Comments 1

  1. Anonymous says:
    11 months ago

    Jo vetem monstra e vicidolit,nuke imiton Beugradin ase Athinen,pore ase ne si popull,nuke jemi ne gjendje te imitojme,vendet e rajonit.Ne jemi popull,qe na ka shtype dull krimineli,te njejtit jemi edhe sot.Me kta pasardhesit e dulles,e ramiz kriminelit.Guximi e trimeria e jone,eshte me njeri tjetrin,per kanalin e ujit,per gardhin,e per kto marrina ordinere.Te largojme hajdutet e pushtetit 34 vjecar,me te njejtit ftyra,qe na ropen.Skemi kurrajon,e guximin,pore heshtim e pajtohemi me kta TRE 3 plehra.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In