• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha heziton të regjistrojë një parti të re?

by Mero Baze
10/09/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presioni në rritje nga brenda “Foltores” mbi Berishën për të regjistruar një parti të re është rritur, ndërsa vendosmëria e Berishës për të mos e hedhur atë hap vazhdon të jetë e njëjtë.

Nuk është arsye fuqia e logos apo emrit të PD. Vet Berisha  e ka provuar në dy gara, në atë të 6 Marsit dhe 14 majit, se logoja për të nuk ka rëndësi, pasi ai e ka marrë përsëri shumicën e opozitës. Pjesën tjetër që e humbet nuk e ka prej logos, por prej distancës që ajo pjesë e opozitës ka me Berishën. Pra në një farë mënyre logo është vetë Berisha.

Kështu që arsyetimi se nuk na duhet logo e PD, pasi humbasim vota, është alibi. Logoja e PD ishte më pak e votuara më 14 Maj edhe për shkak se nuk dolën në fushatë, por dhe për shkak se opozita në shumicë ka shkuar pas Berishës.
Berisha e fsheh arsyen e vërtetë përse nuk do një logo të re, dhe arsyeja është Ilir Meta.

Nëse Berisha regjistron një parti të re, atij do ti duhet të ndahet me letra me Ilir Metën dhe secili të ketë partinë e tij. Kjo e rrit në maksimum mundësinë që Ilir Meta mund t’i ikë nga koalicioni dhe të bëhet me palën tjetër ose të rrije më vete, çka është pushkatim politik për Berishën.

Duke mos regjistruar logo të re, duke qëndruar si viktimë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës “që e kanë lënë pa logo dhe vulë”, Berisha në fakt ka gjetur një alibi të qëndrojë me Ilir Metën dhe ta mbajë atë si një zot shtëpie me letra.

Nga kjo aleancë, Meta fiton shumë pasi përveçse ndihmon Berishën, ai vetë merr fuqinë e një partie të madhe dhe po fiton komisionet në shumicë në emër të opozitës.

Duke qenë se a përfaqëson formalisht opozitën, ka dhe një rritje të elektoratit opozitar që lëviz në drejtim të partisë së tij.
Pra e vetmja mënyrë që Berisha ta shpërblejë ilir Metën duke e integruar partinë e tij benda partisë së Ilir Metës, është të mos regjistrojë parti të re dhe të bëjë sikur këtë të keqe e ka nga Edi Rama apo Lulzim Basha. Në fakt kjo është strategji e tij.

E vetmja mënyrë se se ai ta bëjë ilir Metën pjesë të partisë së tij dhe në finale të kenë një emër të përbashkët që po e eksperimentojnë për herë të tretë në Kukës në një fletë votimi, është të mos regjistrojë një parti të re, derisa të gjithë të mësohen me idenë që dhe kur të vdesë Berisha kemi Metën. Kështu ka siguruar të tashmen dhe të ardhmen e partisë së tij me Ilir Metën. Kuptohet në opozitë.

Next Post
Euro 2024/ Publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen ndaj Polonisë

Euro 2024/ Publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen ndaj Polonisë

Comments 1

  1. Anonimus Çepanius Vuqidolius says:
    3 years ago

    Me një fjalë o zoti Mero, Ilir Metaj, si muti i mutit të mutit të Sali Berishes, qënka medemek si puna e Ramiz Alisë, që kur të vdiste Enver Hoxha, do të merrte në dorëzim PPSH-në.
    Kështu edhe ky haleja, do të marrë në dorëzim PD-në.
    Po Muli dhe Paloka a do të puthadoren me Liken e Monës, pas vdekjes se Sali Berishes ?
    U pordh PD-ja.
    Vajti për lesh.

    Reply

Leave a Reply to Anonimus Çepanius Vuqidolius Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In