• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha e trajton SPAK si organ varësie?

by Mero Baze
19/08/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka shumë alogjizma që njerëzit nuk I shpjegojnë dot në diarrenë e Sali Berishës ndaj SPAK. Brenda një deklarate ai e lavdëron që ka arrestuar zyrtarët dhe ka hetuar thellë korrupsionin, pastaj e quan SPAK I partisë që nuk ka arrestuar atë që thotë ai , më tej e lavdëron prap që ka zbuluar korrupsionin, pastaj e qorton pse ska punuar dhe më shumë të arrestonte dikë tjetër që e do ky të arrestuar e kështu me radhë.

Nuk ka asgjë për tu çuditur në fjalorin e tij ndaj SPAK. Kjo është mënyra se si Berisha e ka trajtuar gjithmonë drejtësinë në Shqipëri si një organ varësie të tij.
Një ditë korriku në vitin 1993, thirri prokurorin dhe kryetarin e Gjykatës Tiranës në vilën nr 4 dhe i kërkoi të arrestoj Fatos Nanon. Ja bënë për 24 orë.

Pastaj I zuri të gjithë me radhë për 4 vite deri më 1997, çdo prokuror a gjyqtar që kishte çështjen dhe merrej vetëm me ata. Ndonjë që I dilte nga reshti, shkarkohej menjëherë dhe syrgjynosej.

Kryetari I Gjykatës së Lart Zef Brozi që reflektoi për krimin, për pak u arrestua por nuk I shpëtoi linçimit. Ai e përndoqi Fatos Nanon në burg në çdo orë të ditës, në çdo muaj dhe vit, kush I shkonte, me çfarë foli, me kë foli, përndiqte ata që i shkonin, përndiqte çdo njeri që fliste mirë për të derisa më në fund revolta popullore e vitit 1997 e rrëzoi nga pushteti dhe ai doli nga burgu.

Në kulturën e tij politike, kundërshtari është I burgosuri I tij dhe ai e përfytyron atë vetëm në burg dhe e gjen veten, vetëm duke urdhëruar prokurorë gjykatës, avokat, shtypin e këdo tjetër ta linçojnë atë.
Kaq është I gjithë shpjegimi pse ai sillet, sikur SPAK është institucion varësie dhe ky çdo ditë në orën 12 bën analizën e punës së tij dhe I jep disa lavdërime dhe disa vërejtje për detyra për ti zbatuar.

Nuk ka asgjë të re në kulturën e tij politike, pasi ai është I vetmi politikan I lart shqiptar që ka kaluar një mandate në pushtet jo duke qeverisur Shqipërinë por duke qeverisur burgun e Fatos Nanos, kundërshtarit të tij.
Dhe tani e ka instiktive këtë historinë e të marrit me SPAK.

Kjo përsa I përket anës së tij.
Por këtu ka merita dhe SPAK. Përveçse SPAK është thelluar në një punë të lavdërueshme në hetimin e çdo skandali qeveritar, dhe nuk ka hasur asnjë pengesë për këtë gjë por ka gjetur mbështetje, për shkak të retorikës së Berishës, është frenuar të thelloj hetime si ka grabitur vajza e Sali Berishës klubin Sportiv Partizani, si nuk është hetuar për pastrim paresh me Fazlicin, si është toleruar ryshfeti I saj 3 milion euro për një firmë të babait në rastin e biznesmenit pakistanez që donte të ndërtonte termocentral në Durrës, si nuk është hetuar djali I tij që del pronar tokash me të njëjtin emer shoku nga Lalëzi në Ksamil pas çdo kthim prone të një familje të madhe shqiptare, apo teqeve e kishave të Shqipërisë, si shpjegohet që ndërton fabrikë boronicash në një tokë në Gërdec, e cila  ka dhe ajo një histori shitjeje bashkë me projektin e Gërdeci, si pastron pare duke u paguar dhe nga AZHBR e qeverisë  me boronica, etj.

Por mbi të gjitha shkëlqen si rekord botëror fakti që një kryeministër që ka vrarë nuk është pyetur asnjëherë nga drejtësia e këtij vendi, pse ka vrarë, qoftë dhe për ta dekoruar si vrasës, se për të dënuar nuk bëhet fjalë.
I gjithë ky komoditet I krijuar nga SPAK për të dhe familjen e tij, e ka bindur atë akoma më shumë që SPAK është një organ varësie I tij, të cilit ai mund ti jap dhe lavdërime dhe kritika dhe udhëzime dhe direktiva dhe mund të vërë dhe fletërrufe.  Se nuk I shkon mendja që mund të jetë pas hekurave me një cop letër të tyre.

Next Post
Reagimi kërcënues/ Zyrtari i lartë tajvanez vizitë në SHBA, Kina nis stërvitjet e armatosura rreth Tajvanit

Reagimi kërcënues/ Zyrtari i lartë tajvanez vizitë në SHBA, Kina nis stërvitjet e armatosura rreth Tajvanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In