• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Basha duhet të jetë më realist?!

by Ben Andoni
02/04/2021 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kur e dëgjon liderin e opozitës Basha me premtimet e tij të njëpasnjëshme kudo në vend apo me përsëritjen, që i bën gjërave që premton kolegu i tij Rama i frontit së maxhorancës, atëherë bindesh se retorika nuk ndryshon shumë në fushata. Fakti, që askush nga partitë nuk dorëzoi brenda një afati të përcaktuar kohor programet e bën këtë fushatë kaotike dhe këtë e ndjen teksa më shumë njerëzit tashmë po e shikojnë fushatën thjesht me kërshëri estetike, apo si përballje Rama-Basha, apo sesa ia del filan lider apo aksh kandidat në krahasim me tjetrin. Trendi në këto zgjedhje po duket: pjesa e luanit në mbulimin televiziv do të shkoj tek të dy liderët e PD dhe PS.

Por sa reale janë premtimet e politikanëve?! Nëse për Ramën parealizimet janë përballë dhe të dukshme, nga ana tjetër Basha, që sfidon ende nuk po bind. Pak javë, muaj apo vite më vonë do mjaftojnë të kuptohet se ato që thuhen në fushatë prej tij janë sajesa, që mundohen t’i fryjnë idesë së programit, por që mbeten në letër. Basha e tregon këtë qoftë edhe me kurimin e kujdesshëm, kurse Rama me cinizmin e sigurisë. Mungesa e përballjes direkte së tyre, shmangja me stil duke fajësuar me argumente të lodhura sipërfaqësore tjetrin, në thelb tregon se të dy liderat nuk duan të përballen. Dhe, më shumë akoma ata nuk e ndjejnë se duhet të ketë struktura të pavarura të menaxhojnë një gjë të tillë apo të arrijnë e të përgatisin ose të inincojnë një sistem social dhe mbi të gjitha arsimor, ku individi shqiptar të përballet si duhet me politikanin e tij. “Dikur Tokëvili, një nga filozofët më të mëdhenj të demokracisë, u jepte këtë këshillë politikanëve europianë, në bazë të përvojës së Revolucionit Amerikan; mos premtoni gjëra të mëdha, më mirë do të ishte që të premtonin njerëz të mëdhenj, sepse këta njerëz do të dinë të nxjerrin frutet e lirisë, në qoftë se ata do ta gëzojnë realisht këtë liri. Një komb nuk mund të jetë i fortë në qoftë se përbëhet nga njerëz të flashkët nga mendja dhe nga shpirti. Dhe qytetarë të tillë duhet të përgatisë shkolla. Kjo është arsyeja pse despotët nuk duan një sistem të tillë edukimi, por duan një sistem edukimi se si të përgatisë skllevër të mirë. Dhe kur etja për para përfshin dhe përzgjedhjen e teksteve shkollore, apo kur procesi i përzgjedhjes drejtohet nga një njeri mediokër, nuk ka gjë më të keqe për një shoqëri që aspiron vlerat evropiane”, shprehej pak vite më parë për Citizens Channel, prof. Gjergj Sinani.

Për liderin e opozitës ka një det përpara problemesh që nuk zgjidhen thjesht me premtime apo me markime të kundërshtarit. Dhe, këtë e shikon se ndërsa Rama premton uljen e taksave, mbarimin e projekteve të mëdha të rindërtimit dhe fundin e pandemisë, me të cilën nis ringritja normale e ekonomisë, pa përmendur dështimet, pas i shkon kryetari i opozitës Basha që arrin të theksojë të njëjtën gjë, por me një buxhet krejt hipotetik të pajustifikuar, që beson se do ta mbledhë në kushte ideale, kur të identifikojë paratë e munguara që përcjell KLSH (!), shtuar me ato që ka harruar të theksojë tashmë nga zgjedhjet e shkuara… deri premtimin për një Republikë të re, bashkë me një “rifillim të ri”, “administratë të re”, e sigurisht fjala për “njeriun e ri”. E kur kujton se lideri i opozitës dikur i përmendte aq shpesh këto nocione që tashmë u harruan, apo mungesën e realizmit (lexo dështimin) për qënësinë e tij si kreu i Bashkisë së Tiranës, atëherë të vjen ndërmend dhe kupton pse nuk vinë në drejtim idetë e vërteta. Ato janë thjesht të pakapshme nga liderët që duan vetëm pushtet. Këtë e kupton nga nguti dhe ajo kënaqësi që të sjell pushteti. Për fat të keq, Basha, megjithë ndihmën e madhe, ende nuk po duket aq realist, sa edhe duhet për ta kaluar Ramën, kërrusur edhe me peshën e madhe të ngjarjeve madhore që kanë rënë mbi vend. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
LDK propozon Avdullah Hotin, reagon Albin Kurti: Kryeministri i Kosovës jam unë

Të kërcënosh një të mbytur në oqean, se do ta lagësh me ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I bënë vaksinë teksa ishte me temperaturë, Lindita tregon rastin e së motrës: Ndenji 7 vite në spital

I bënë vaksinë teksa ishte me temperaturë, Lindita tregon rastin e së motrës: Ndenji 7 vite në spital

July 19, 2026
Gjendet i vrarë dhe i djegur gazetari sportiv italian

Gjendet i vrarë dhe i djegur gazetari sportiv italian

July 19, 2026
Mbappe shkruan historinë/ Kapiteni i Francës, shënuesi më i mirë i kupave të botës

Mbappe shkruan historinë/ Kapiteni i Francës, shënuesi më i mirë i kupave të botës

July 19, 2026
Ethet afrikane të derrit, Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit

Ethet afrikane të derrit, Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit

July 19, 2026
“Zhvlerësimi i euros po varfëron shqiptarët“, Tabaku: Vjen nga pastrimi parave

“Zhvlerësimi i euros po varfëron shqiptarët“, Tabaku: Vjen nga pastrimi parave

July 19, 2026
Kina dhe Mbretëria e Bashkuar në deklarata të kundërta për “British Steel”

Kina dhe Mbretëria e Bashkuar në deklarata të kundërta për “British Steel”

July 19, 2026
Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve

Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve

July 19, 2026
Pesë të mbijetuar shpëtohen pas disa ditësh në det pas mbytjes së anijes në Indonezi

Pesë të mbijetuar shpëtohen pas disa ditësh në det pas mbytjes së anijes në Indonezi

July 19, 2026
Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 280 mijë hektarë pyje të djegura në dy vatra gjigante

Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 280 mijë hektarë pyje të djegura në dy vatra gjigante

July 19, 2026
Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In