• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Albin Kurti po detyron Perëndimin të ripushtojë Kosovën?

by Mero Baze
07/06/2023 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ajo që po ndodh mes Kosovës dhe Perëndimit është gjëja më e rënd që I ka ndodhur edhe Kosovës edhe Perëndimit.

27 vende të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po detyrohen të rikthehen në Kosovë më trupa ushtarake, për ti hequr nga duart pushtetin nga Veriu I Kosovës një qeverie e cila ka prishur paktin e ekzistencës së Kosovës nën garancitë e Perëndimit.

Kjo është shumë e rënd dhe e dhimbshme për Perëndimin, pasi Albin Kurti I detyroi ata që publikisht dhe në sytë e gjithë botës të ndjehen të penduar për çfarë bërën për Kosovën dhe të rikthehen aty pas 24 vitesh për të shlyer gabimin e tyre.

Kjo është po ashtu shumë e rënd për Kosovën pasi në kohën kur kishte gjithë mundësitë dhe shanset të zhvillohej si shtet me fytyrë nga Perëndimi dhe me standardet e perëndimit, bie nën duart e një qeverie, e cila ka bashkuar gjithë perëndimin kundër Kosovës.

Pas 24 vitesh, Sekretari I Shtetit Antony Blinken, I cili është personi që ka shkruar fjalimin e Presidentit Klinton në Mars 1999 që argumentonte “pse duhet bombarduar Serbia”, sot cilësohet si naiv nga Albin Kurti, dhe si njeri që e njeh gabim historinë e Kosovës. I thuhet kjo njeriut që e ka bërë historinë e Kosovës me duart e tij.

Pas 24 vitesh, SHBA ka dilemën nëse Kosova do të jetë si Palestina apo si Qipro, duke shuar shpresat e saj të 24 viteve më parë, që do bëhej një shtet I qytetarëve evropianë.

Pas 24 vitesh SHBA dhe BE po mendon seriozisht për vendosjen e një protektorati “de facto” e ndoshta dhe “de jure” në Veri të Kosovës, që të mos kthehet në vatër destabilizuese në rajon, duke shuar shpresat, se qeveria e shtetit të Kosovës do të vazhdonte të qeveriste vendin, bazuar në arsyet pse Kosova u bë shtet I pavarur nga SHBA dhe Perëndimi. Siç e tha ambasadori amerikan Hovenier “Më shumë prani e huaj në Kosovë do të thotë më pak mundësi për popullatën vendase dhe shqiptarët që të marrin vendimet e tyre”

Tani të gjithë pyesin pse Albin Kurti ja bën këtë gjëmë Kosovës?

Disa që i bien shkurt thonë se ai është një njeri që çon ujë në mullirin e Serbisë dhe po vepron si një agjent I konservuar I tyre brenda shqiptarëve. E vërteta është se po bën ashtu siç serbët duan të veproj një kryeministër I Kosovës, por jo si një agjent i tyre. Si një njeri më i keq se ata!

Disa të tjerë thonë e bën se është frikacak dhe meqë nuk merr dot vendime si burrë shteti, kërkon të viktimizohet duke u rrëzuar gjithmonë nga pushteti për të mbetur gjithnjë një alternativë e parealizuar .
Personalisht, mendoj se është më keq se kaq.

Albin Kurti është një delirant I rrezikshëm, I cili nuk do që të bëhet pjesë e historisë së Kosovës që kemi krijuar, por do që Kosova të jetë pjesë e historisë së tij si politikan.

Ai do të rrafshoj gjithçka është bërë për Kosovën deri më sot dhe gjithë arsyet përse është bërë Kosova. Tani  e tutje ai do që historia e Kosovës të nis me historinë e tij. Ai është një lloj Neroni I cili preferon që Kosova të digjet para syve të tij dhe kjo të ngjaj si sinjal shprese për rikthimin e Mesias.
Në fund ai shpreson që protektorati ndërkombëtar do vendoset në Veri, dhe historia nuk do shkruaj më për atë Kosovë që u bë shtet I lirë dhe i pavarur me gjakun e shqiptarëve dhe bombat e NATO, por për një Kosovë që e krijoi Albin Kurti, që nuk është më, as e pavarur, as e perëndimit dhe as e shqiptarëve. Një krijesë apatride e Albin Kurtit, që urren gjithë çfarë kanë bërë shqiptarët dhe bota Perëndimore deri më sot për Kosovën.

Next Post
“Një Kongres rithemelimi i PD”/ Gjekmarkaj: U pa një peshë e fortë në elektorat e Berishës! Duhet të jetë pjesë e zgjidhjes, por s’është alternativë fituese

“Një Kongres rithemelimi i PD”/ Gjekmarkaj: U pa një peshë e fortë në elektorat e Berishës! Duhet të jetë pjesë e zgjidhjes, por s'është alternativë fituese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In