• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një Kongres rithemelimi i PD”/ Gjekmarkaj: U pa një peshë e fortë në elektorat e Berishës! Duhet të jetë pjesë e zgjidhjes, por s’është alternativë fituese

by Java News
07/06/2023 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se duhet një Kongres për rithemelimin e Partisë Demokratike, për ta kthyer atë në një alternativë qeverisëse, por jo si Kongresi i Rithemelimit të Berishës, pasi sipas tij, ai ishte i njëanshëm.

Komentet Gjekmarkaj i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se gjatë këtyre dy viteve të fundit është parë një peshë e madhe në elektorat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se në riorganizimin e PD-së, Berisha duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit, por shtoi se ai nuk mund të jetë një alternativë fituese përballë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Këto 2 vite u pa një peshë e fortë e Berishës në elektorat pasi grumbulloi rreth 500 mijë vota. Duhet të jetë pjesë e zgjidhjes. Por për mendimin tim Berisha nuk mund të jetë alternativë fituese. Nëse ai ka qëllim që të jetë i dyti, e ka arritur këtë qëllim.

Nuk kam dëshirë të flas për një grup kur nuk jam pjesë, nëse ndodh që të jem pjesë, do të flas, ndryshe do të qëndroj larg secilës palë. Do të doja që kushdo që nëse do të zgjidhej të ishte dikush që të kishte qëllim bashkimin e PD. Duhet çuar partia drejt një kongresi rithemelimi të PD-së. Mjafton të bashkohen vullnetet pozitive dhe kjo ndodhë. Nëse ndodh, PD do të kthehet në një forcë alternative.

Bashkimi është kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Nëse nuk ndryshon shkolla politike, nëse nuk modernizohet dhe të ndjekim kërkesat e shoqërisë, jemi të destinuar të dështojmë. Nëse nuk lusim elitat që t’i bashkohen kësaj partie, nuk favorizohemi për të ardhur në pushtet. Përkundrazi vetëm do të përfundojmë në fyerje dhe sharje si skenat e ditës së djeshme që unë dua të distancohem prej tyre.

Unë kam qenë nënkryetar i PD-së dhe kam dhënë dorëheqjen nga ato funksione. Zonja Açka ka qenë atje, nuk e di si është organizuar mbledhja dje. Atje kishte edhe deputetë, edhe njerëz të panjohur edhe njerëz që mund të jenë në kërkim nga policia jshtë dritareve që ju bënin karshillëk deputetëve dhe njerëzve që kanë qenë brenda”, u shpreh Gjekmarkaj./m.j

Next Post
Arrestimi i Dakos/ Paralajmëron eksperti: Një tjetër ish-kryebashkiak do arrestohet shpejt, vera do jetë e nxehtë

Arrestimi i Dakos/ Paralajmëron eksperti: Një tjetër ish-kryebashkiak do arrestohet shpejt, vera do jetë e nxehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In