• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse 2018-a është viti i grave? Nga thëniet e Trump “futja duart”, tek skandali Weinstein

by Java News
11/01/2018 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

#metoo ndezi një debat botëror – Qoftë paralajmërimi i Oprah Winfreys për të drejtat e grave apo thirrja e Catherine Deneuves për përmbajtje- më në fund kemi një debat për seksizmin, mendon Susanne Lenz-Gleißner.

Dy maskilistë të pakufi më kanë zgjuar –  Donald Trump me thënien e tij në garderobë ‘futja duart në rrëzë të kofshëve, mund të bësh çdo gjë me to’ deri tek producenti i Hollywoodit Harry Weinstein, mbreti i paskrupulltt i divanit të shpërndarjes së roleve. Papritur u bë e qartë: Seksizmi i hapur dhe përçmimi i shëmtuar ndaj femrës janë një model i përhapur edhe në botën perëndimore. E kisha lënë mënjanë këtë prej vitesh, si shumë gra të tjera, ishim aranzhuar me këtë. Në një kohë që ishim kaq kurajoze nga lëvizja feministe, me zemërim ndaj maskilistëve që na ngacmonin pa turp dhe klisheve që na ulnin.

Patti Smith e Nina Hagen – model i ri i grave

“Pse duhet të përmbushë unë detyrimin tim si grua? Për atë? Për ty? Për mua? “Nuk dua të përmbush detyrimin tim. Për ty jo. Për mua jo. Nuk kam asnjë detyrim.” Me këngën e saj “Papërshkrueshëm feminile”, Nina Hagen i vuri pikën ndjenjës së femrës për jetën. Unë kam qenë atëherë 16 vjeç dhe isha si e elektrizuar. Nuk do ta harroj kurrë shfaqjen legjendare të Patti Smith në emisionin “Rockpalast”-një lidere grupi muzikor me kostum dhe çizme, që këndonte me shumë vetëbesim, këlthiste në mikrofon, pëshpëriste-një grua që dilte nga vetja, që mbetej vetja, e natyrshme, e palëmuar, e egër.

Hagen dhe Smith dy gra që kanë ndryshuar radikalisht imazhin e gruas në fund të viteve 70-të në Gjermani. Një Gjermanie, ku gratë deri në vitin 1977 kishin nevojë për lejen e burrit për të punuar. “Motrat e bëjnë këtë për vete, për të qëndruar me këmbët e tyre në jetë, për t’u rënë zileve të tyre”, himni i fuqishëm i Anni Lenox dhe Aretha Franklin ishte kredoja jonë në vitet 80-të.

Përkrahja e gruas, vendet në kopshte, mbështetja e prindërve e shumë të tjera i kemi arritur. Ne ndjeheshim të emancipuara dhe menduam se e mbyllëm këtë temë. Dhe nuk e kuptuam se si u rifutën modelet e vjetra. Kukullat rozë në dhomat e vajzave. E më së voni me suksesin gjigand të shout të Heidi Klum “Germany Next Topmodel” në vitin 2006 doli jashtë mode vënia në pikëpyetje e idealeve të bukurisë femërore. Revolucioni digjital e nxiti  më tej groposjen virale të gjoja ndërgjegjes së iluminuar.

Feminizmi radikal në mijëvjeçarin e ri

Nga viti 2013 gjendet në YouTube një videoklip i klikuar afër 1 miliardë herë- “Wrecking ball”, ku Miley Cyrus lëviz gjysmë e zhveshur, e dobët, provokative. Edhe pse këngëtarja është penduar për këtë klip, më shumë vajza të reja kërkojnë të dobësohen, vuajnë nga anoreksia, më shumë se para 10 vjetësh. Edhe blogerja Laurie Penny që e ka ndryshuar feminizmin radikalisht me titujt e saj si “Treg mishi”, ka vuajtur në moshën 17 vjeçare nga anoreksia. Sot britanikja i paraqet pa hezitim mekanizmat patriarkalë që fshihen pas fasadës së botës perëndimore.

Barazi? Jo vërtet

Nuk të habit kjo, sepse prej mijëvjeçarësh rolet e caktuara gjinore janë transmentuar në çdo cep të bashkëjetesës sonë e janë implementuar në ndërgjegjen e nënndërgjegjen tonë. Para 100 vitesh gratë luftuan në Gjermani për të drejtën e votimit. Por edhe sot gratë fitojnë më pak se burrat. Në politikë, ekonomi, kulturë ato janë ende në minoritet. Edhe në botën perëndimore ato nuk janë të barabarta. Jo vërte. Ende. Trump, Weinstein dhe të tjerë na kanë zgjuar. Edhe sinjali i botës së filmit me fushatën “time’s up” është i rëndësishëm. Ai tregon se koha e mohimit dhe harresës ka kaluar. Ne jemi zgjuar, ne vëzhgojmë dhe luftojmë sërish. Viti 2018 është viti i grave!/DW

Next Post
Shenjat e gishtave të 5 deputetëve e 3 kryebashkiakëve, EUROPOL: Janë të ‘pastër’

"Prokurorët nuk i prek Arta Marku, por vetting-u"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

September 9, 2026
Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

September 9, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Rubio paralajmëron Teheranin: Për çdo sulm ndaj anijeve amerikane, Irani do të humbasë cisterna!

September 9, 2026
Champions ngre siparin, objektiv ‘Metropolitano’! Nis sot kompeticioni më i ndjekur i futbollit, të gjithë kundër ‘mbretërve’ të Paris Saint Germain

Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Champions League, ja 10 skuadrat favorite! Befasia në listë

September 9, 2026
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001

September 9, 2026
DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia (FOTO)

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia (FOTO)

September 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Moti/ Përsëri temperatura të larta në Shqipëri, por në zonat malore priten edhe reshje shiu!

September 9, 2026
“Ndizen” tensionet në Hormuz! SHBA bombardon pesë cisterna iraniane, Irani kundërpërgjigjet me raketa drejt një baze amerikane në Jordani

“Ndizen” tensionet në Hormuz! SHBA bombardon pesë cisterna iraniane, Irani kundërpërgjigjet me raketa drejt një baze amerikane në Jordani

September 9, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Trump distancohet nga Netanyahu për spastrimet në Bregun Perëndimor, SHBA nuk pengon sanksionet e reja ndaj Izraelit

September 9, 2026
FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com