• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS zgjedh delegatët në katër qarqe, kryetarët pas Kongresit

by Java News
28/02/2016 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste zgjodhi dje delegatët e saj të Kongresit të 19 marsit në katër qarqe. Socialistët e Tiranës, Durrësit, Shkodrës e Kukësit e mbyllën dje këtë proces, ndërkohë që mbetet për në 5 mars edhe rajoni Vlorë–Gjirokastër, shkruan Gazeta Shqiptare.

Ndërkaq, zgjedhjet për kryetarët e PS-së në 61 bashkitë pritet të mbahen pas Kongresit. Sekretari për Çështjet e Koordinimit, njëherësh deputeti Fatmir Xhafaj deklaroi dje për mediat se drafti me ndryshimet në statut është gati, por ai pritet që t’u paraqitet anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, që mund të mblidhet një javë para Kongresit.

“Me miratimin e statutit të ri në Kongres, do të fillojë dhe procesi i zgjedhjes së forumeve të reja drejtuese të PS-së nga njësitë administrative në bashkitë, në asambletë e bashkive, 61 bashki, dhe pastaj janë asambleja kombëtare, kryesia, sekretariati, kryetari dhe gjithë forumet e tjera drejtuese”, tha Xhafaj për gazetarët.

Duke pohuar se të gjithë do zgjidhen pas Kongresit, ai sqaroi se PS-ja ka një strukturim të organizimit të partisë. “Partia tashmë është e ndërtuar me një format të ri që i përgjigjet reformës së re administrative. Ka një konflikt midis statutit në fuqi dhe organizimit të ri territorial, pra statuti flet për komunat, flet për rrethet etj., etj. Ndërkohë që sot flasim për përgjithësi të qeverisjes vendore në sensin e njësive të administrimit dhe bashkive”, – tha Xhafaj. Sipas tij, tashmë ka përfunduar edhe statuti dhe relacioni që do ta shoqërojë atë, dhe do t’i paraqitet së shpejti Asamblesë Kombëtare.

Në lidhje me debatin e iniciuar nga deputeti kritik, Ben Blushi për zgjedhjen e kryetarit të PS-së, Xhafaj tha se: “I gjithi ky debat, përtej retorikës së tepruar në ndonjë rast të veçantë, është një debat i shëndetshëm. Përfytyrojeni PS-në që të mos ketë debat; është një gjë e papranueshme, nuk do ishte kjo PS”.

Nga qarku Tiranë, PS-ja nxori dje 128 delegatë, nga Bashkia Kamëz 16 delegatë dhe nga Bashkia Vorë 6 delegatë. Socialistët e Durrësit votuan për 33 delegatë, ndërsa Kukësi do të ketë 33 delegatë në Kongres e Shkodra 55. Kryetari i PS-së, Edi Rama votoi dje në komunën Dajt, pranë banesës së tij të re. Ai u shpreh se ndihet krenar për PS-në.

“Unë jam krenar për PS-në dhe shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë atyre që duan të shikojnë një orë e më parë rezultatet e reformave tona që t’i bashkohen PS-së, sepse është e vetmja fuqi që siguron ecjen e Shqipërisë në drejtimin e duhur dhe që ka kapacitete morale, intelektuale dhe politike për të transformuar Shqipërinë përmes reformash”.

GSH

Next Post

Vrasja në Kurbin, të dyshuarit pranojnë krimin: Iu përgjigjëm zjarrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In