• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS sulmon Llallën për koncesionin 250 milionë USD të konteinerëve

by Java News
08/12/2017 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afera e koncesionit të kontierëve duket se do të zerë vend gjithnjë e më shumë në për5balljet mes mazhorancës dhe prokurorisë. Socialistët deklaruan sot se në mënyrë të përsëritur, kanë denoncuar aferën e koncensionit të kontenierëve si një prej aferave më të mëdha të qeverisë Berisha.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti deklaroi pak minuta më parë se PS tani nuk është vetëm, pasi përmasat e kësaj afere kanë skandalizuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një ditë më parë, rrjeti prestigjioz “Bloomberg” publikoi prova të pakundërshtueshme se gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit dhe kompanisë amerikane që fitoi tenderin, iu kalua në formë ryshfeti ish kryeministrit Berisha dhe njerëzve të tij më të afërt. Investigimi ka zbardhur edhe skemën e kësaj afere. Rapiscan Systems, me bazë në Kaliforni, fitoi tenderin për këtë kontratë qindra milionë dollarëshe, por vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani shqiptare e padëgjuar deri më atëherë. Shitja e aksioneve u bë vetëm për 490 lekë. Pra, një gjysmë, që në letër vlen të paktën 125 milionë dollarë, iu kalua kompanisë së ish kryeministrit Berisha për vlerën e një kafeje”, deklaroi Gjylameti.

E gjithë kjo aferë, sipas saj, ndodhi vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të 2013-s, kur qeveria Berisha, e sigurt për humbjen, tentoi të vidhte gjithçka që kishte mbetur ende për t’u vjedhur në vend.

“Partia Socialiste kurrë nuk ka heshtur, dhe ne në opozitë kemi denoncuar pothuajse në mënyrë të përditshme atë kontratë të lidhur në dëm të taksapaguesve shqiptarë. Pas marrjes së pushtetit, ne nisëm një proces të gjatë rinegocimi me kompaninë, duke ulur me sukses vlerën që ajo përfitonte, nga 39 euro për çdo deklaratë doganore të plotësuar, në 5-22 euro për secilën prej tyre. Anulimi i plotë i marrëveshjes bëhej i pamundur pikërisht nga klauzolat e pamëshirshme në dëm të shtetit shqiptar, që kishte përfshirë qeveria e mëparshme në kontratën midis palëve. Megjithatë, tashmë nuk jemi më vetëm ne ata që kemi denoncuar dhe kemi ridenoncuar këtë aferë korruptive. Mediat ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë japin prova të pakundërshtueshme të faktit që përmes këtij tenderi, ish kryeministri Berisha futi në xhepat e tij mbi 100 milionë euro me një firmë të vetme”, u shpreh Gjylameti.

Sipas saj, është e drejta e çdo qytetari shqiptar të pyesë Prokurorinë se përse nuk ka nisur asnjë hetim ndaj kësaj mega afere.

“Provat kanë pothuajse pesë vjet që janë mbi tryezën e Prokurorisë. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit. A do të vendosë më në fund, pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, që Prokuroria të nisë të bëjë detyrën e saj? Apo edhe kjo çështje do të kalojë në heshtje si afera e lobimeve me para të pista, afera e CEZ apo dhe shumë afera të tjera të cilat shqiptarët i njohin shumë mirë”, u shpreh deputetja e PS.

Next Post
Kuriozitet/Në fshatin e Viagras, të gjithë të eksituar, madje edhe qentë

Kuriozitet/Në fshatin e Viagras, të gjithë të eksituar, madje edhe qentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

October 21, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

October 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In