• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS siguroi “timonin”, por shumë drejtues vendorë largohen për rezultate të dobëta

by A R
04/09/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultati i dobët zgjedhor në 25 qershor, do të largojë nga drejtimi i organizatave socialiste 1480 kryetarë.

Raporti konfidencial i Partisë Socialiste, që i bën analizë punës së strukturave dhe rezultatit të zgjedhjeve, del në përfundimin se 1480 organizata socialiste kanë marrë rezultat më të ulët në zgjedhje, krahasuar me 2013, ndërsa 2328 organizata kanë pasur rezultat më të lartë se katër vjet më parë, shkruan “Panorama”.

Sipas statutit të PS, nëse rezultati në zgjedhje është më i ulët se ai i zgjedhjeve të kaluara, kreu socialist përjashtohet nga kandidimi. “Organizimi elektoral u parapri nga përcaktimi i objektivave dhe projektimi i numrit të votave potenciale të PS për çdo OS; objektiv, i cili u arrit nga 6 qarqe: Berat, Durrës, Gjirokastër, Kukës, Lezhë e Vlorë.

Partia Socialiste pësoi rënie nga rezultati i arritur në 2013 në 1480 organizata. Rënia totale në këto organizata ishte afërsisht 42 mijë vota, ndërsa në 2328 organizata morëm një rezultat më të mirë se në 2013, duke sjellë në total 100 mijë vota më shumë për PS në 2017.

Nga 3828 OS të analizuara në të gjithë vendin, vetëm 1657 ose 43.3% prej tyre, arritën objektivin elektoral të PS”, thuhet në raportin e përgatitur nga grupi i punës për analizën e zgjedhjeve.

MANDATET

Edhe pse Partia Socialiste doli mbi parashikimin e saj për të marrë 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit, duke marrë 74 deputetë, grupi i punës, i caktuar nga Kryeministri Rama, në përbërje të të cilit ishin Fatmir Xhafaj, Blerina Gjylameti, Ilir Pendavinji, Alket Hyseni, Ana Dhamo, Flamur Golemi dhe Arben Kamami, ka bërë edhe analizën se ku ka pasur defekte dhe mangësi në punën e brendshme të strukturave të saj. Tabela e rezultateve për çdo qark, tregon se qarqet e Korçës, Tiranës dhe Elbasanit, në shumicën e organizatave socialiste kanë marrë rezultat negativ, edhe pse Tirana si qark fitoi dy mandate më shumë deputetësh dhe Elbasani një mandat më shumë krahasuar me 2013. Ndërsa më mirë në numër organizatash me rezultate pozitive, janë qarqet e Vlorës, Kukësit dhe Lezhës.

VOTUESIT

Raporti jep të dhëna dhe për zgjedhësit që kanë votuar për herë të parë dhe ata që nuk kanë votuar më parë Partinë Socialiste, ndërsa duket se grupet e patronazhit kanë qenë shumë afër parashikimit të rezultatit.

“Mbledhja e votave të reja nga zgjedhësit që nuk kanë votuar në 2013 ose që votonin për herë të parë në 2017, raportohet të ketë sjellë mbi 60 mijë vota për PS, vetëm nga këto dy grupime dhe kjo na inkurajon që në të ardhmen të përgatisim politika elektorale specifike për këto kategori zgjedhësish. U mundësua pjesëmarrja në votim e 762.607 zgjedhësve votues pro PS ose 89% e numrit të zgjedhësve të evidentuar si zgjedhës për PS nga sistemi i patronazhimit”, thuhet në raport. Gjithashtu, jepen detaje edhe për rritjen e anëtarësisë së PS gjatë dy viteve të fundit.

“Nga fundi i vitit 2015, deri në fund të vitit 2016, në kuadër të aksionit kombëtar për rritjen e numrit të anëtarësisë së partisë, u bë një punë e mirë për shtimin e radhëve të partisë me anëtarë të rinj. Gjatë kësaj periudhe, u pranuan në parti rreth 40 mijë anëtarë të rinj, duke bërë të mundur, jo vetëm përmirësimin e përbërjes së anëtarësisë në OS me prurje të reja, sidomos nga radhët e të rinjve dhe grave, por edhe duke ulur raportin anëtar partiezgjedhës nga 1:45 zgjedhës, në 1:36 zgjedhës në shkallë vendi”, thuhet në raport./a.m.

Next Post
Trafiku i armëve drejt Londrës, si u manipuluan ‘pjesët për amët’, si ‘pjesë makinerie’

Trafiku i armëve drejt Londrës, si u manipuluan 'pjesët për amët', si 'pjesë makinerie'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com