• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

by A R
21/01/2026 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një bashkëbisedim me qytetarët sot në 21 janar 2026, në Njësinë 2 të Tiranës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim, ku kritikoi ashpër qeverisjen e Partisë Socialiste, duke e akuzuar për korrupsion, sundim të patronazhistëve dhe pengim të rotacionit demokratik.

“Opozita ka mbijetuar furtuna dhe kurrë nuk është zhdukur. U ngritëm më të fortë, sepse qëndruam më të fortë me shqiptarët”, tha Berisha, duke përmendur sfidat që sipas tij ka kaluar PD-ja gjatë viteve të fundit. Ai shtoi se gjatë periudhave kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet janë marrë vendime të vështira, por gjithmonë në shërbim të një ideali. “Ne kemi marrë vendime të dhimbshme, që i kemi marrë në emër të një ideali. Kur morëm pushtetin transformuam vendin në mënyrë të jashtëzakonshme”.

Megjithatë, sipas Berishës, korrupsioni i madh i qeverisë aktuale nuk ka nxitur reagimin e duhur qytetar. “Nuk kemi arritur që korrupsioni i madh në qeveri të krijojë reagimin e duhur qytetar. Ky është një defekt i yni. Duhet të mos lodhemi ta shpjegojmë këtë”.

Berisha theksoi se gjatë mandatit të tij kishte korrupsion, por gjithashtu edhe një luftë të madhe kundër keq-qeverisjes. Ai shtoi se tani korrupsioni ka kapur majat. “Edhe gjatë qeverisjes sonë kishte korrupsion, por kishte luftë të madhe kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes, ne ishim parti e taksave të ulëta. Dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet, ndërtuam rrugë, shkolla, kopshte”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Partia Socialiste ka lindur nga krimi dhe tani qeveris si një parti e lidhur me interesat kriminale. “PS ka lindur në krim, në pushtet është partia e krimit, ajo ka mbijetuar në shtypjen më të egër të shqiptarëve. Partia Socialiste po vjedh dhe po shkatërron kombin shqiptar”. Ai komentoi gjithashtu mënyrën sesi funksionon sistemi i patronazhistëve. “Patronazhistët kudo mbillnin terror dhe votohej automatikisht për kandidatin që nuk duhej, sot jemi në diktaturë, që pranon pluralizmin”.

Në lidhje me procesin zgjedhor, Berisha tha se Rama ka shndërruar zgjedhjet në një fares. “Rama ka shndërruar zgjedhjet në farsë. Janë 42 mercenarë të fjalës së lirë, që ju thonë shqiptarëve se Edi Rama fiton zgjedhjet, për të mbrojtur një mashtrim”. Ai akuzoi krimin e organizuar për pengimin e rotacionit të pushtetit dhe për ndikim në zgjedhje. “Zgjedhjet në Shqipëri janë si monizëm, ku partia-shtet është e favorizuar qartësisht. Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Kartelet e drogës kanë rol të madh në vjedhjen e zgjedhjeve. Ne mbrojmë të vërtetat”.

Berisha deklaroi gjithashtu se e di fare mirë se opozitarët janë të lodhur, duke shtuar se misioni i PD-së është në kilometrin e fundit. Po ashtu, kreu demokrat vlerësoi se kryeministri Edi Rama nuyk ka fituar zgjedhjet në 2021 dhe në 2025. “Edi Rama nuk ka fituar zgjedhjet as në 2021 dhe as në 2025. Votat janë vjedhur. Një qeveri që vjedh votat e qytetarët, ajo meriton hu dhe vetëm hu. Farsa zgjedhore dhe vjedhja e qytetarëve heq çdo legjitimitet të kësaj qeverie”, tha kreu demokrat.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha u angazhua në dialog me qytetarët dhe dëgjoi shqetësimet e tyre, duke ripërsëritur nevojën për të mbrojtur pluralizmin, demokracinë dhe ligjin në vend.

Next Post
FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Ti mashtron shqiptaret,me dhafet tuaja te neveriteshme,nuke eshte ineresi jote e hajdutve tuaj,te largoni,nga pushteti ortakun tende 34 vjecar,sh edvin.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In