• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS: Negociatat për Presidentin, me grupet parlamentare! Meta e përdori zyrën për interesat e tij politike

by A R
29/03/2022 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët do të negociojnë për përzgjedhjen e një kandidati konsensual për presidentet kushdo që të jetë në krye të opozitës, me kushtin që negociatat të zhvillohen me grupet parlamentare opozitare dhe jo me subjektet politike.

“Ne nuk zgjedhim dot drejtimin e Partisë Demokratike, nëse do të zgjedhim një person “non grata” kjo është një çështje kosto dhe benefite që duhet t’i vlerësojnë ata. Partia Socialiste do të jetë në procese normale bashkëpunimi me të gjithë faktorët parlamentar në Parlament. Ne nuk mund të mohojmë që ekziston opozitë dhe flukse të ndryshme opozite” – thotë Damian Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve që do të drejtojnë grupin e përzgjedhur për të negociuar me opozitën për procesin e  zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, nuk zbulon emra si dhe nuk përjashton që në krye të listës që do të mbështetet prej tyre të jetë dhe një grua. Por për Gjiknurin më e rëndësishme për shumicën është gjetja e një kandidati më mbështetje të gjerë, edhe pse në fund nëse nuk ka dakordësi Kushtetuta e ka të zgjidhur këtë çështje.

“Është shumë shpejtë për të folur për emra jemi duke marrë opinione nga të gjithë faktorët, natyrshëm mbi të gjitha nga faktorët e brendshëm politik brenda të majtës, po pse jo dhe personalitete jashtë të majtës. Procesi negociues do të hyjë me një short-list të mirë kandidatësh”.

Gjiknuri është i vërtetë kur thotë se në Shqipëri gjetja e figurave apolitike është e vështirë ndaj për të më shumë se prejardhja politike e presidentit të ri është sjellja që do të zgjedhë të ketë ai pasi të ulet në kolltukun presidencial. Dhe krahasimi duket se i vjen natyrshëm se si nuk duhet të jetë kreu i ri i shtetit.

“Siç patëm rastin e zotit Meta i cili ka qenë më shumë një president i mirëfilltë politik, njeri me axhendë politike në shërbim të opozitës dhe interesave të tij”.

Si ish-ministër për 5 vite, tani Sekretar i Përgjithshëm i partisë, Gjiknuri nuk pranon të japë një mendim personal mbi performancën e qeverisë dhe nëse ka vend për ndryshime në qeveri sa kohë është i qartë se ky është atribut kushtetues që e ka vetëm Kryeministri.

/a.r

Next Post
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e deputetit Bllako, reagon Kuvendi: Nesër seanca…!

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e deputetit Bllako, reagon Kuvendi: Nesër seanca...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In