• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS mori për herë të parë Shkodrën, Spiropali: Do ta çojmë në një nivel tjetër. Beci: Mirënjohje. Do punoj për të gjithë….!

by Java News
15/05/2023 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali ka folur për mediat pas fitores historike të PS në Bashkinë e Shkodrës. Në fjalën e saj Spiropali tha se do ta çojnë Shkodrën në një nivel tjetër turistik dhe ekonomik.

“Është bërë një fushatë e jashtëzakonshme që me ka mbresuar fort  si drejtues e politike e kësaj qarku. Një kryetar i ri bashkie për Shkodrën, Benet Beci, Kristjan Shkerli për Vaun e Dejës, dhe Tonin Marinaj për Malësinë e Madhe. Ne i kemi takuar pothuajse të gjitha komunitete dhe i jemi shumë mirënjohës për të gjithë aktivistet e PS, por edhe ata që na janë bashkuar nga forca të tjera politike për të vazhduar përpara në të gjithë qarkun Shkodër. Në Shkodër është bërë një fushatë që tejkalon çdo mundësi, me përulësi dhe një qasje të re për bashkinë e Shkodrës. Shkodra është ngritur dhe do të ngrihet në një nivel të ri zhvillimi turistik dhe ekonomik dhe falënderojmë çdo votues pavarësisht se për kë ka votuar”, tha Spiropali.

Thyen bastionin historik të së djathtës, Benet Beci: Mirënjohës Shkodrës për besimin, do punoj për të gjithë, pavarësisht ngjyrës politike

Për herë të parë PS do të drejtojë Shkodrën, një bastion historikisht i djathtë, por që në këtë zgjedhje socialistët arritën fitore të thellë. Pas fitores, Benet Beci në një dale për mediat falënderoi qytetarët shkodranë për besimin dhe tha se puan e tij nis sapo të marrë detyrën për ta kthyer këtë besim në detyrë. Benet Beci tha se do të punojë për të gjithë qytetarët Shkodranë pavarësisht ngjyrës politike.

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve, të jashtëzakonshme. Të dy ditëve ku Shkodra foli, qytetarët e Shkodrës folën, Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një sensacion i madh mbas një muaji fushate ku ne folëm për projekte, qytetarët e Shkodrës na besuan dhe të të japin një besim të madh është një detyrimi jashtë që unë u jam shumë mirënjohës. Jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin, besimi është një nga gjërat më të shtrenjta që jepet dhe është një punë e madhe për ta kthyer, detyra ime nis këtu, besimin e tyre për ta kthyer në punë. Besimi i tyre është një obligim për të punuar për secilin qytetar të Shkodrës, për ti shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar edhe nëse s’na ka votuar, pavarësisht ngjyrës e politikës ne do jemi në shërbim të çdo shkodrani, jam i lumtur t’iu them që patëm një fushatë të shkëlqyer në Shkodër, një fushatë të qetë”, tha Benet Beci./m.j

 

Next Post

Pesë mesazhe dramatike nga votuesit shqiptarë për opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

March 31, 2026
“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

March 31, 2026
7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

March 31, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“Jemi në gjysmë të rrugës…”, Netanyahu nuk jep afat për përfundimin e luftës me Iranin

March 31, 2026
Dubai dhe Irani…Si vazhdojnë bizneset e naftës mes tensioneve rajonale

Dubai dhe Irani…Si vazhdojnë bizneset e naftës mes tensioneve rajonale

March 31, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

March 31, 2026
“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In