• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS me objektiva të qarta/ Kërkojnë fitoren në shumicën e bashkive, ja ku pritet të ketë përplasje

by A R
12/01/2023 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Parlamenti pritet të rinisë punimet ditën e hënë, mazhoranca dhe opozita kanë dhënë që sot shenja përplasjeje për çeshtje të ndryshme.

Deputeti i PS Arben Pëllumbi në një lidhje live për Vizion Plus u shpreh se Konferenca e Kryetarëve kishte në rend dite ngritjen e një komisioni hetimor për kryeministrin, të kërkuar nga opozita, por sipas tij i takon seancës plenare ta marrë një vendim të tillë.

Pëllumbi theksoi se opozita ka të drejtën e propozimit të çdo nisme, por sipas tij PS ka një qëndrim të prerë që nuk do marrë për bazë asnjë vendim që mban firmën e Berishës, i cili është shpallur non grata nga SHBA.

“Konferenca e kryetareve e kishte ne rendin e dites por vendimi i takon seances plenare

Eshte e drejtë e opozitës të propozojë. PS ka një qëndim të qartë që cdo vendim që ka firmën e një personi që është non grata nuk do të merret në konsideratë”, tha Pëllumbi.

Deputeti i PS tha se mazhoranca dhe opozita kanë paraqitur dy propozime të ndryshme për sigurimsat në politikë.

Duke qenë se qëllimi i tyre është i njëjtë, pritet që ato të bashkohen në një të vetme.

 “PS dhe PD kanë paraqitur dy propozime të ndryshme por qëllimi është i njëjtë. Këto propozime duhet të bashkohen bashkë dhe duhet të ecim si një e tërë. Në ditët në vijim do ketë një vendim për këtë ccështjeë. Jo vetëm politika, por edhe shoqëria ka nevojë për pastrimin e personave që kanë qenë të sigurimit”, tha Pëllumbi.

Lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit, deputeti i PS tha se shumica qeverisëse po përgatitet njësoj për të gjitha bashkitë, me qëllim fitimin e tyre. Por ai nuk shmangu as ndonjë përplasje të mundshme në bashkitë e mëdha, aty ku edhe numri i votuesve është më i lartë.

“PS përgatitet njësoj në të gjitha bashkitë. Objektivi është të garojmë në të gjitha bashkitë e vendit dhe t’i fitojmë të 61 bashkitë. Përplasjet më të rëndësishme do jenë në bashkitë e mëdha që ka edhe numër më të lartë zgjedhësish. Duke qenë që bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, punët që janë bërë nga bashkitë janë një plus për PS”, tha Pëllumbi.

Ndërkohë që për arrestimin e zyrtarëve të lartë, Pëllumbi tha se PS po tregon vullnet për të çuar para drejtësisë këdo që është në shkelje.

“Ne ndërtuam një sistem të ri të drejtësisë për të luftuar korrupsuionin dhe për një të ardhme europiane. Nuk është mohuar që në Shqipëri ka elemente korruptive, por fakti që sot ka veprime konkrete ndaj personave të mazhorancës tregon vendosmërinë tonë ndaj sistemit të drejtësisë. Politika duhet të ketë frikë nga drejtësia sepse ajo ndërshkon”.

/a.r

Next Post
Vula e PD “përplas” Ngjelën me juristin në studio: Partitë nuk janë si bakllavaja! Iki në burg nëse…

Vula e PD "përplas" Ngjelën me juristin në studio: Partitë nuk janë si bakllavaja! Iki në burg nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Lëvizja “Salianji” për supremaci apo demokraci!

January 16, 2026
“RTSH, asnjë Lek derisa ta meritojnë!”, Rama: Të reformohet ose të mbyllet!

“RTSH, asnjë Lek derisa ta meritojnë!”, Rama: Të reformohet ose të mbyllet!

January 16, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

January 16, 2026
SPAK, operacion blic në zonën e “Myslym Shyrit”/ Merr pjesë dhe drejtuesi i BKH-së Jon Keta

SPAK, operacion blic në zonën e “Myslym Shyrit”/ Merr pjesë dhe drejtuesi i BKH-së Jon Keta

January 16, 2026
Sinjalet e vetos greke për në BE. A do ta ketë Athina sërish opozitën aleate?

Sinjalet e vetos greke për në BE. A do ta ketë Athina sërish opozitën aleate?

January 16, 2026
“Kuvend jo me 140 deputetë, por me 100”/ Rama: Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, të ngrihet grupi

“Kuvend jo me 140 deputetë, por me 100”/ Rama: Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, të ngrihet grupi

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

January 16, 2026
LIVE- Sesioni i ri parlamentar/ Negociatat, Rama: Këto dy vite do të punojmë si asnjëherë më parë

LIVE- Sesioni i ri parlamentar/ Negociatat, Rama: Këto dy vite do të punojmë si asnjëherë më parë

January 16, 2026
Posta Shqiptare apel qytetarëve: Mos klikoni linqet e dyshimta

Punonjëset vodhën 22 milionë lekë, vjen reagimi i Postës Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cënuar!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In