• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS mbyll fushatën në Shkodër/ Rama: Beci është kandidati ideal, nuk është as blu as mavi

by Java News
12/05/2023 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur një takim me qytetarët e Shkodrës ku ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Rama tha se Benet Beci është kandidati ideal për Shkodrën sepse fokusohet në ndarjet partiake por vetëm në punën që duhet bërë për të mirën e bashkisë.

Me batuta, Rama tha se kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ndihet xheloz për faktin që Benet Beci kandidon nën siglën e Partisë Socialiste.

Nuk e kam menduar se do e gjenim një kandidat kaq ideal që të ketë punuar me atë tjetrin. Me mua ka punuar sepse unë i kam vlerësuar punën. Në atë lloj xhungle ka qenë ndër të paktit që dilte në pah si shembull me punën e tij. Beneti, kështu është i urtë por në TV ka pas bërë debate kundër nesh. Ky nuk kandidonte për asgjë po dilte mbronte zotin Berisha sic i thotë ai. Megjithatë kjo për mua nuk përbënte problem sepse Beneti kishte treguar se ishte njeriu i duhur për ta menaxhuar Fondin Kombëtar të Zhvillimit.

As ngjyra blu as ajo mavi nuk e ka udhëhequr kurrë Benetin në punën e vetë. Të gjithëve atyre që nuk janë këtu, Beneti është kuq e zi, as blu as mavi. Shkodra duhet të votojë kuq e zi këtë herë. Ata të djathtët duhet të shohin sa xheloz është bërë ai Berisha për Benetin, sikur i kemi marrë të dashurën. Më tha Beneti është shqetësuar shumë doktori, i thashë po mua ma thua këtë, unë punoj 1 jetë për të shqetësuar doktorin.  Më tha se e pyet, pse ka ikur, ku e kanë kapur. I thashë, thuaj që të ka kapur Shkodra, ambicia për ta bërë siç ne kemi bërë Vlorën, Durrësin”-tha Rama.

/s.f

Next Post
infermiere1

Shqipëria kthehet në eksportuese infermierësh, prej 2020 janë larguar rreth 16 mijë profesionistë të fushës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com