• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS-LSI, një marrëdhënie që po dëmton qeverisjen

by
17/08/2015 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka një kod zyrtar brenda një koalicioni, ku secili nga partnerët politikë nuk shpreh thuajse asnjëherë kritika publike për funksionimin e aleancës. Zakonisht krerët partiakë deklarojnë në opinionin publik se i qajnë mes tyre hallet dhe se i zgjidhin po aty problemet që lindin gjatë rrugës. Kjo sjellje do të ishte krejt normale dhe e kuptueshme (megjithë nevojën për sa më shumë transparencë), nëse heshtja publike do të pasohej vërtet nga dialogu i hapur dhe i vazhdueshëm mes partive kryesore.

A ka ndodhur kjo gjë në dy vjetët e qeverisjes së shumicës së majtë në Shqipëri? A kanë qenë Edi Rama dhe Ilir Meta dy partnerë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin, jo vetëm në procesin e ndarjes së pushtetit, por edhe në menaxhimin e tij ditë pas dite? Për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje ndoshta duhet parë se cili ka qenë precedenti i qeverisjes së mëparshme katërvjeçare, ku LSI ishte në koalicion me PD e Berishës. Jo për t’i vënë ndonjë përgjegjësi “ekstra” mbi supe Ilir Metës dhe partisë së tij, por për të kuptuar atë kod (mos)komunikimi që është i vlefshëm për të gjitha koalicionet, pavarësisht nga kahu politik.

Në katër vjet, mes PD dhe LSI nuk u konsumuan kritika të hapura për funksionimin e qeverisë. Gjasat janë që kjo nuk ndodhi as në rrugë konfidenciale mes Berishës dhe Metës. Sepse partitë kishin rënë dakort që të menaxhonin pjesët e tyre të pushtetit, pa i hyrë njëri-tjetrit në pjesë. Aq sa kur LSI iku nga qeverisja, në pranverën e vitit 2013, PD u kujdes të bënte vetëm pastrimin e administratës nga të punësuarit e Metës, çka nuk krijoi ndonjë konflikt të ndezur mes ish-aleatëve. Dukej qartë që marrëveshja e bashkëqeverisjes ishte konceptuar si ndarje, e jo si menaxhim i pushtetit. Duke lënë pas heshtje, në vend të përballjes parimore.

Rreziku është që pas dy vjet bashkëqeverisjeje mes PS dhe LSI, të përsëritet i njëjti precedent si ai i qeverisjes paraardhëse. Rama dhe Meta kanë treguar haptazi këto dy vjet, tendencën për të mos u atakuar publikisht me ministrat e krahut përballë, duke bërë kësisoj “kurban” indirekt vetë funksionimin e shtetit dhe institucioneve të tij.

Aktualisht të dyja palët kanë shumë për t’i thënë njëri-tjetrit. Kritikat për ministrat “e anës tjetër” dëgjohen gjithë ditën në ambjentet publike dhe ato mediatike. Pakënaqësitë, pas dy vjet qeverisjeje, janë maisur dhe u shfaqën pjesërisht edhe në luftën e heshtur të votave që ndodhi në 21 qershor. Mesa duket ky proces degradimi i mbështetjes, integrimit dhe bashkëpunimit, është një kosto e pashmangshme në një koalicion. Veçse ka një “por” të madhe në këtë mes. Hapja e hendekut mes partive, mungesa e bashkëpunimit dhe dialogut, konsiderimi i shtetit dhe administratës si plaçkë zgjedhore apo si sinor i njërit apo tjetrit, mund të shmanget dhe korigjohet kur mes partive aleate ka një dialog dhe komunikim të vazhdueshëm për të korrigjuar kursin, shmangur fërkimet e gabimet, si dhe për të zbutur diferencat. Sepse në vend të këtij komunikimi parimor, po shohim edhe këtë verë që po përdoren sejmenët partiakë “dezhurn”, që vijnë nga plazhi me pantallona të shkurtra për të bërë provokacionin e rradhës, në vend të komunikimit të krerëve partiakë.

Po flitet shumë se mes Ramës dhe Metës ka këto kohë një ftohje, një largim. Nuk ka nevojë për prova materiale kjo distancë e krijuar. Ajo është aty, në inercinë me të cilën po ecën prej muajsh procesi i bashkëqeverisjes në këtë vend. Zgjedhjet ishin vërtet një konfirmim numerik i aleancës, por ishin njëherësh edhe një manovër luftarake brenda llojit, ku nuk u përdorën vetëm fishekë manovre, por ku u pa qartë se mes dy partive ka precipituar një shtresë e trashë problemesh, të cilat janë mbivendosur por nuk janë zgjidhur. Dhe arsyeja kryesore pse kjo nuk ka ndodhur është vetëm një: dy partitë nuk dialogojnë mes tyre, ato thjesht qeverisin pjesët e pushtetit që u kanë rënë për hise, diten që kanë ndarë pushtetin. Ky është problemi i madh i situatës që kalon sot Shqipëria, ku është vështirë të qeverisësh, sepse shteti është ndarë qysh ditën e parë me bajraqe dhe çifligje partiake të paprekshme. Dhe ky është më së pari një problem, koston e të cilit e mban mbi shpinë Edi Rama.

Next Post

Në Vlorë, konstituohet Këshilli i Qarkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

March 9, 2026
Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In