• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në Vlorë, konstituohet Këshilli i Qarkut

by
17/08/2015 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhvillua të hënën mbledhja e konstituimit të Këshillit të Qarkut të Vlorës për mandatin 4-vjeçar 2015-2019,  dhe zgjedhja e strukturave drejtuese, duke përfshirë kryetarin e këtij këshilli, nënkryetarin dhe kryesinë.

Pjesë e procesit të konstituimit, që u drejtua nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ishte votimi për funksionin e kryetarit të Këshillit të Qarkut. Në këtë detyrë u rizgjodh me 26 vota “pro” dhe një abstenim, Sadrit Danaj, përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili do të drejtojë këtë organ vendimmarrës edhe për katër vite të tjera.

Po ashtu, në këtë mbledhje u votua edhe për zv.kryetarin e Këshillit të Qarkut, që u zgjodh Harallamb Pandehi, me 25 vota “pro”, si dhe për Kryesinë, prej 5 anëtarësh.

Në fjalën e tij , kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, theksoi se rikonfirmimi i tij në këtë detyrë, është  vazhdimi i punës së nisur prej pothuajse një viti, me programet specifike që drejtohen dhe orientohen përmes një vizioni të ri, përmes projekteve të financuara nga donatorë brenda dhe jashtë vendit.

Duke folur në emër të kolegëve të tij , përfaqësues të Qarkut të Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Koço Kokëdhima, uroi këshilltarët për mandatin e ri 4-vjeçar, ndërkohë që theksoi se Qarku i Vlorës ka burime  të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore që e bëjnë  konkurrues në raport me qarqet e tjera, por edhe më gjerë, në rajon. Kjo, sipas Kokëdhimes, e vendos Këshillin e Qarkut, krahas këshillave të bashkive të reja, para sfidave për zhvillimin drejt një ekonomie konkurruese për të kapërcyer tranzicionin e trashëguar prej më shumë se 20 viteve.

Konstituimi i Këshillit të Qarkut të Vlorës pason të njëjtin proces të realizuar me këshillat bashkiakë të bashkive që përfshihen në këtë qark.

Next Post

Shqipëria pjesë e programit të ri të USAID për sigurinë e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com