• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS lë ‘zbuluar’ Metën, heq nenin që fiksoi LSI në 2015 për spiunët e Sigurimit: Verifikim dhe për ata që morën certifikata nga ‘Mezini’ e ‘Bezhani’

by Java News
06/09/2022 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të heqë mburojën ligjore, duke i hapur rrugë verifikimit për lidhje të mundshme me ish Sigurimin e Shtetit, për zyrtarët, të cilët kanë marrë certifikatë për pastërtinë e figurës nga komisionet e famshme Mezini dhe Bezhani.

Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, parashikohet shfuqizimi i pikës 4 të nenit 29 të ligjit nr. 45/2015 “për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pikë e cila ndalonte Autoritetin e Dosjeve që të verifikonte pushtetarët apo kandidatët që kishin marrë më parë një certifikatë të pastërtisë së figurës.

“Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës, shoqëruar me vendimin përkatës nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, i ndryshuar”, thuhet në pikën 4 të nenit 29 të ligjit, që parashikohet të shfuqizohet.

Me këtë ndryshim, Autoriteti i Dosjeve, mund të verifikojë çdo zyrtar dhe ish zyrtar për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, përfshirë edhe Ilir Metën.

Po çfarë fshihet pas pikës 4 dhe pse kjo pikë ishte kaq e rëndësishme?

Në prill të vitit 2015, në komisionet parlamentare, është shqyrtuar ligji i ri për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 15 prill 2015, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, një nga njerëzit më të besuar të Metës, ka propozuar shtimin e pikës 4, që Autoriteti i Dosjeve nuk duhet të pranonte kërkesa për verifikimin e zyrtarëve në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse këta zyrtarë janë verifikuar më parë dhe kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës.

Ky propozim u pranua në atë kohë dhe u përfshi në ligj, duke krijuar një mburojë për zyrtarët e lartë që kishin marrë certifikata pastërtie. Pra, Autoriteti i Dosjeve, nuk mund të kryente verifikime për një pushtetar apo kandidat për deputet dhe kryetar bashkie. Të gjithë atë që kishin siguruar një certifikatë të pastërtisë nga dy komisionet e famshme, përfshirë këtu edhe Ilir Metën dhe Sali Berishës, vijuan karrierën politike të qetë.

Ilir Meta ka marrë certifikatë pastërtie edhe nga Komisioni Mezini, ashtu edhe nga Komisioni Bezhani.  Por, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatë sigurie të Ilir Metës, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo. Autoriteti kërkoi heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që tundin certifikatat e pastërtisë së figurës.

Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. Meta ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit për manipulim.

Por, nëse Ilir Meta është vërtetë i pastër, pse LSI-ja propozoi në 2015 që ata që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani të mos verifikohen nga Autoriteti i Dosjeve?

Rrëzimi i pikës 4 do të mundësojë zbardhjen e të vërtetës.

Propozuesit e ndryshimeve kanë shprehur dyshime se certifikatat e lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani mund të mos jenë të vërteta.

“Duke marrë shkas nga problematikat e kohëve të fundit, ngritur nga Autoriteti, për sa i përket disa figurave të verifikuara nga komisionet e mëparshme të pastërtisë së figurës, të njohur gjerësisht si komisioni “Mezini” dhe “Bezhani”, certifikata e pastërtisë së figurës së të cilëve, me plotësimin e arkivues së Autoritetit, është e diskutueshme, me qëllim transparencën e plotë të rasteve dhe zbardhjen e informacionit të sakte, është e nevojshme që dispozita ligjore (neni 29, pika 4 e Ligjit 45/2015, të ndryshuar) të shfuqizohet”./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
Një bashkëpunim me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën?! Ja si përgjigjet Rita Ora

Një bashkëpunim me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën?! Ja si përgjigjet Rita Ora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

July 16, 2026
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

July 16, 2026
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Deklarata e ministres serbe për shqiptarët, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

July 16, 2026
Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

July 16, 2026
Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

July 16, 2026
Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

July 16, 2026
Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

July 16, 2026
Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

July 16, 2026
Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

July 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Korrik 2026

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In