PS kryeson bindshëm, Rama poston foton “pikante”: Çfarë agimi ky sot!

Dita e 12 majit ka zbardhur, por ajo duket se është mavi dhe mban ngjyrat e PS-së.

Kështu lë të kuptohet kryesocialisti Edi Rama me një postim të mëngjesit të sotëm në llogarinë e tij personale të rrjetit social Facebook.

Është fotoja e parë që ai poston pas zgjedhjeve të 11 majit dhe kalimit të heshtjes zgjedhore.

Rënia e agimit mbi kryeqytetin shqiptar me një ‘pëlhurë’ të purpurtë. Një shkrepje që dukej e bërë nga këndi i PS-së dhe që shihte Tiranën nga Xhamia dhe përreth, me pyllin orbital.

“Çfarë agimi ky sot!”, shkruan kryesocialisti, duke nënkuptuar fitoren e thellë të PS-së në të gjithë vendin, teksa e shoqëron edhe me një emoji “pesëshe”, dorën me numrin 5 të fletës së votimit.

Rezultatet e deritanishme zyrtare nga KQZ në rreth 1 mijë kuti votimi të numëruara, flasin për një fitore, deri edhe në bastionet e PD-së si Dibra dhe ku ka avantazhe pothuajse në të gjitha qarqet.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com