• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS kërkon 84 vota për diasporën/ LZHK pro ndryshimeve në kod, Alibeaj me kushte

by B K
03/02/2025 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor për të lehtësuar votën e diasporës, që ishin dakordësuar më herët me PD, por që tani kushtëzohen nga partia e Berishës, rrezikojnë që të mos miratohen në 13 shkurt. Insistimi i Demokratëve për të lejuar votimin edhe pa një dokument identifikimi shqiptar, detyron socialistët të kërkojnë të tjera vota opozitare për të arritur 84 kartonët jeshil që kërkon ndërhyrja në Kodin Zgjedhor.

Në mikrofonin e A2CNN, Dashamir Shehi i LZHK është i pari që deklaron votën pro.

“Do votimin të gjitha ndryshimet, edhe propozimet e PD dhe të PS. Mjafton që kjo të bëhet. A do bëhet mirë herën e parë, jo nuk do bëhet”.

Enkelejd Alibeaj nga Djathtas 1912 që kontrollon 3 vota Parlament, vendos tjetër kusht nga PD por që ka më pak gjasa të pranohet nga socialistët.

“Pozicioni ynë është që në votojmë çdolloj mase ndryshimi ligjor që lehtëson aksesin dhe shprehjen e lirë të vullnetit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, me një kusht. Atë që kemi kërkuar shumë kohë më parë, listat e hapura”, deklaroi Alibeaj.

Hapur kundër shprehet deputetja e pavarur, Flutura Açka.

“Unë nuk e kam votuar këtë Kod Zgjedhor dhe kozmetika tani nuk e ndryshon thelbin e tij. Ky Kod Zgjedhor me të gjithë kozmetikën e vet, nuk i jep mundësi të rinjve të futen në sistem dhe do të sigurojë po të njëjtën kënetë parlamentare”, u shpreh Açka.

Me konfigurimin aktual të Kuvendit, Partia Socialiste ka 78 vota të sigurta, 75 të vetat dhe 3 të aleatit Tom Doshi. Në ndihmë mund të vijë PDIU me 4 mandatet e saj, pas sinjaleve për afrimitet me socialistët të shprehura më herët, por sërish as votat e tyre nuk mjaftojnë për të bërë 84. A2 CNN kontaktoi përfaqësues të PDIU, por nuk mori një përgjigje.

Përveç votave të kontrolluara nga Shpëtim Idrizi, socialistëve u nevojiten edhe 3 kartonët e grupit të Lulzim Bashës. A2CNN kontaktoi edhe me ta, duke marrë një përgjigje me shkrim, që flet për pazar mes Ramës dhe Berishës.

“Rama- Berisha nuk kanë interes të votojë diaspora. Gjithçka e kanë bërë për të kontrolluar votën e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ata po bëjnë gjithçka në koordinim me njëri-tjetrin për të penguar ndryshimin, por nuk do t’ia dalin. Siç kemi ofruar prej ditës së parë, propozime për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, do të bëjmë gjithçka në funksion dhe shërbim të kësaj. Një gjë është e sigurt diasporën nuk do ta përdorin dot për hallet e tyre” u përgjigjën Demokratët Euroatlantikë.

Matematika mund të ndajë rezultatin për një votë, të cilën e disponon deputeti Agron Shehaj i Partisë Mundësia.

Next Post
Konfuz dhe kaotik: Individi modern në botën e revolucionit të 4-t industrial

Konfuz dhe kaotik: Individi modern në botën e revolucionit të 4-t industrial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In