• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

by A R
27/02/2026 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Jonida Maliqi ka rrëfyer detaje nga divorci i saj pas një martese 17-vjeçare. Këngëtarja u shpreh se në fillim divorcin e përjetoi si dështim, sidomos përballë familjes së saj.

“Për mua ishte dështim divorci,” tha ajo, duke theksuar se me kalimin e kohës ka ndryshuar këndvështrim: “Sot mendoj që divorci nuk është dështim, divorci është mësim. Është shumë e vështirë të krijosh një marrëdhënie në moshë shumë të vogël dhe të pretendosh se do të jetosh gjithë jetën me të njëjtin partner.”

Gjatë intervistës në “Mirëmbrëma Yje”, Jonida Maliqi foli edhe për mëmësinë dhe ndikimin që ka pasur në jetën e saj. Ajo theksoi se të qenit nënë i ka dhënë një forcë dhe siguri të re. “Mëmësia të tjetërson, me mëmësinë ti fiton një lloj sigurie që s’ta jep askush në botë. Instinktet e mia u bënë më të dukshme. Unë kam qenë gjithmonë një nënë e dëshiruar,” u shpreh këngëtarja.

Një nga momentet më të vështira, sipas saj, ka qenë periudha kur mori vesh se djali i saj, Dani, nuk ishte si fëmijët e tjerë. Ajo pranoi se në atë kohë kishte përjetuar një tronditje të fortë emocionale.

“Ka qenë një moment ku më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime. Ku supozohej që Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion. Nuk dita ta përballoj për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës,” rrëfeu ajo, duke shtuar se mungesa e informacionit e kishte bërë situatën edhe më të rëndë.

Megjithatë, sot Jonida e konsideron djalin e saj si bekimin më të madh. “Mua më ka bekuar Zoti me Danin. Unë kam një fëmijë që më jep dashurinë që s’do ma jepte asnjë mashkull në botë dhe jam shumë e lumtur që është një burrë,” përfundoi ajo.

Next Post
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In