Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit. Ditën e sotme, Rama ishte në Peshkopi, ku theksoi ndër të tjera rëndësinë se kjo forcë politike ka nevojë për energji të reja.
“PS është një trup që ka nevojë të rrite vazhdimisht. Ka nevojë vazhdimisht për gjak të ri, për energji të reja. Ne edhe këtë herë e kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të shkuara. U ulëm për të lexuar rezultatin. Nuk është e rastësishme që këtë herë procesi i zgjedhjeve në parti është ndryshe. Ka një risi, si rezultat i një analize dhe debati të brendshëm. Është e rëndësishme që ta fuqizojmë cilësinë e jetës në PS. Të rrisim shkallën e përgjegjësisë në anëtarësi”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se në zgjedhjet e 25 prillit nuk morën rezultat të mirë në Dibër, duke mos arritur objektivin. Ai u kërkoi socialistëve që të mësojnë nga gabimet, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të punojnë që të rikonfirmojnë kryebashkiakun aktual.
“Duhet të rimarrim ato 3 mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Se ne jemi këtu për një rrugë të gjatë e për të arritur gjithë objektivat që i kemi vënë vetes”, u shpreh Rama.












rama u thote dibranve se duhet tu hapet rruga te rijve,ai kerkon te rije qe te jene te zotet per drograt,pastrimin e parave,e prostuticionin se per gje tjeter sh edvin seshte i ineresuar.