• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’jemi si ata që desh dogjën njëri-tjetrin të gjallë”/ Veliaj: E njohim shumë mirë Metën dhe Saliun

by Java News
18/06/2022 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Njësinë në vijim të turit informues për zgjedhjet e brendshme të partisë, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se vendi ka humbur shumë kohë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, “të cilët kërkojnë vetëm konflikt, si t’i vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit”.

Duke iu referuar zgjedhjeve në parti, Veliaj tha se PS duhet marrë si shembull.

“Sido që të shkojë procesi, skena si ato të 8 janarit në PD, me vare, qysqi, me kokëdash, me gaz, me shkallë e me blinda, nuk ka në PS. Ne jemi tjetër parti. Njerëzit pyesin kur bëhen zgjedhjet në PS sepse thonë këta nuk janë si ata që desh dogjën njëri-tjetrin të gjallë. Çfarë do bëjnë ata për familjet tona?! Ata desh vranë familjen e tyre. Por, s’është habi, se i njihnim, ata kanë bërë edhe 21 janarin, edhe ‘97, edhe’98! E njohim shumë mirë edhe Ilir Metën, edhe Saliun, e gjithçka që përfaqëson ajo lloj kategorie”, vijoi Veliaj.

Veliaj tha se Njësia 5, në këto 7 vjet, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.

“Mendoj për Kopshtin Zoologjik dhe më kujtohet kë kemi përballë. Jemi ende duke bërë betejë me ata që i gjuajnë tigrit me gurë. Po ta shohësh, ata kështu i gjuajnë partisë së tyre, siç i gjuajnë tigrit. Kurse ne vetëm kemi investuar në Njësinë 5. Shikojeni sa është rritur vlera e pronës rreth Kopshtit Zoologjik! Halli më i madh për kundërshtarët tanë është a ka dhëmbë tigri. E kuptoni çfarë mentalitetesh jemi? PS-ja është parti që bën shtet, që bën qytet, që modernizon.

Ambicia jonë, tani që i kthyem në pronësi të bashkisë edhe pishinat te Diga e Liqenit, është si t’ia kthejmë lavdinë e dikurshme në Njësinë 5. Pasi të mbyllen proceset për Kopshtin Botanik, do ta transformojmë si Kopshtin Zoologjik, të hapur për qytetarët. Por të gjitha këto rrisin vlerën e njësisë. Kjo është arsyeja pse PS vijon të rritet”, u shpreh Veliaj.

Ministrja Ibrahimaj tha se kjo është koha e duhur për riorganizimin e strukturave të Partisë Socialiste, vetëm 1 vit përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore, kur nevojitet një mobilizim në çdo njësi dhe qark të vendit.

“Kjo është koha e duhur sepse vitin e ardhshëm kemi zgjedhjet vendore. Tirana ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme, edhe falë faktit se këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por me gjithë sfidat që kemi kaluar gjatë dy-tre viteve të fundit, me tërmetin dhe pandeminë, prapë kemi mundur të arrijmë zhvillime të jashtëzakonshme.

Tani kërkohet riorganizim dhe kryerjen e një procesi sa më të mirë, sa më të saktë, gjithëpërfshirës, ku të gjithë ju duhet të jeni pjesë e tij me propozime, të cilat më pas do të kalojnë në filtrin politik të parties. Është e rëndësishme që procesi të nismohet nga ju, me qëllim që të përzgjidhen ata që janë realisht pranë njerëzve, pranë problematikave të tyre, në mënyrë që ta çojmë Tiranën në fitore në zgjedhjet e ardhshme”, tha Ibrahimaj.

g.kosovari

Next Post
U gjet i pajetë në një rezervuar pasi babai e denoncoi të humbur, 26-vjeçari është vrarë/ Arrestohen tre autorët

U gjet i pajetë në një rezervuar pasi babai e denoncoi të humbur, 26-vjeçari është vrarë/ Arrestohen tre autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In