• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS-ja do ta përçajë opozitën me “të panjohurit”

by Ben Andoni
04/07/2025 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mandati IV i Socialistëve do jetë sfidues për Shqipërinë. Është premtuar që Shqipëria të hapë shumë shpejt të gjithë grup-kapitujt e integrimit dhe të nisë periudhën e vështirë të përafrimit të legjislacionit për t’i përmbyllur ato pastaj në vazhdimësi. Metodologjia e re është e bukur dhe ndjellëse, por malorja nis në periudhën kur fillohet dhe mbyllen kapitujt. Opozita do të jetë në parlament dhe për shumë nga kërkesat e integrimit do jetë në gatishmëri. Kjo do ta zbehë shumë betejën e saj për zgjedhjet. Ai narracioni i ashpër i Berishës, Vokshit, Nokës e të tjerëve do të fashitet sepse baza dhe njerëzit e PD-së, kur të mbarojë rinumërimi, do të kërkojnë llogari. Por nuk mbaron këtu. Ashpërsia e njerëzve që e kanë si pronë PD-në do të përballet dhe me një sfidë të madhe: Me të panjohurit që do t’u vendosë përballë këtej e tutje Partia Socialiste. Dhe, nuk është edhe çudi që Socialistët edhe Ekzekutivin ta mbushin me njerëz të tillë, e para për të mos i dhënë shumë karburant të pakënaqurve të PS-së dhe e dyta për ta përçarë në lodhje PD-në, të cilës do t’i duhet të rrëmojë shumë në stilin e Berishës për të gjetur gjëra në karakter të kundërshtarëve të rinj.

Sfida do të mbetet për Shqipërinë. Korrupsionin e madh që nuk e lufton dot Rama &Co, mospërfillja e tij ndaj opozitës, lëngimi i strukturuar i ekonomisë, përqendrimi i madh i pushtetit dhe një grup të rinjsh cinikë që po afrohen. Kjo e fundit në parlament do t’i lërë njerëzit e PD-së përballë krizës së tyre dhe sa më shumë të kalojë kohë dhe me sfidat e tyre të së ardhmes. Narracioni për zgjedhjet 2025 do të harrohet pas disa ditësh sepse situata është ngado e turbullt, kurse Shqipëria do të përballet me sfida të tjera për të cilat opozita nuk është fajtore por e ka të pamundur të jetë në rreshtin e parë. Përballë ose në Ekzekutiv me shumë gjasë do të ketë shumë të rinj që jo vetëm e shohin Berishën si fenomen të vjetër por edhe se nuk u bën përshtypje aq shumë gjendja e opozitës. Shqiptarët për fat të keq do të kenë në parlament njerëz të paidentifikuar dhe të kenë treguar se dinë të mbajnë peshë, kurse nga ana e PD-së një grup “solid” por që është çelikosur në humbje.

Megjithatë një gjë nuk ndryshon që Rama bëri dhe do bëjë zotin e vendit, kurse Berisha të ashprin, por që tashmë nuk i hyn më në punë askujt. Njerëzit s’kanë nevojë për udhëheqës që duan të duken të ashpër. Ata duhet të kenë njerëz që ashpërsinë ta tregojnë me principet, mendimet dhe karakterin e tyre. Rama ashpërsinë po e tregon me atë që ka konstruktuar vetë. Kurse Berisha, për fat të keq, me sfilitjen e vet nëpër gjyqe dhe mos mbajtjen e fjalës për largim, do të përballet dhe me “të panjohurit” e PS-së që do e torturojnë me indiferentizmin alla Ramë. Dhe, në këtë mandat janë pak si shumë +80, syresh. (Javanews)

Next Post
Motori mini reaktiv i printuar në 3D kryen testin e fluturimit

Motori mini reaktiv i printuar në 3D kryen testin e fluturimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In