Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko komentoi për Euroneës Albania fitoren e PS në Tropojë. Ai tha se synimi i tyre ishte të dyfishonin votat e Partisë Socialiste në bastionet e të djathtës, ndaj aimendon se qytetarët e Kukësit dhe Tropojës zgjodhën të votonin majtas.
“Mendoj që gara në qarkun e Kukësit u oriontua nga interest lokale mendoj se në Tropojë dhe në Kukës vota e qytetarëve shkoi në interest e tyre lokle. Ne zgjodhëm njerëz që kishin dhënë provat e tyre se si kishin votuar. Nëse do kishim vënë njerëz të frinj do kishim problematika siç patëm në bashkinë e Hasit.
Unë dua të jem shumë i sinqertë me ju, në Tropojë kanë fituar tropojanët, në Kukës kanë fituar kuksianët, nuk na kanë votuar vetëm socialistët, po të mbështeteshim vetëm te ata do ishim të humbur sot. Ne sipas statistikave tona na duhet të dyfishonim numrin e personav e që do votonin Partinë Socialiste që të fitonim. Ndaj mendoj se kemi pasur një përkrahje të të gjitha shtresave”,-tha Pandeli Majko./m.j











