• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS është partia që bën shtet”, Veliaj thumbon Bashën: Del dhe takon kushërinjtë e gruas!

by A R
07/10/2020 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes dhunës dhe punës, mes patriotëve të vërtetë dhe atyre “fake”, mes atyre që dinë të ndërtojnë shtet dhe atyre që dinë vetëm ta shkatërrojnë, është vija e madhe ndarëse përmes së cilës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi qytetarët e Tiranës të zgjedhin në 25 Prill, pasi sipas tij këto zgjedhje ndajnë dy epoka: ata që kanë hallin e votimeve të ardhshme dhe ata që mendojnë për gjeneratën e ardhshme.

Nga Asambleja Socialiste e Njësisë 4, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës shigjetoi liderin e opozitës Lulzim Basha, i cili “është kthyer në dhunuesin dhe bllokuesin më të madh të Tiranës”.

“Ne nuk ndahemi me të majtë dhe të djathtë. Ne ndahemi me ata që besojnë te puna dhe ata që besojnë te dhuna. Tre vjet bllokim, bllokim, bllokim! Digj goma, digj policinë, hidh fishekzjarre, blloko rrugën. Cilën rrugë bllokon? Rrugën ku kalon nëna jote, rrugën ku kalon babai yt, ku kalojnë gjyshërit e sëmurë, ku shkon fëmija yt në çerdhe dhe në kopsht? Kë po bllokon për ideal të partisë? Nuk jemi ne të ndarë në socialistë dhe të tjerë. Ne jemi të ndarë me ata që punojnë dhe ata që e kanë dhunën si mjet”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Partia Socialiste është e vetmja që di dhe mund të bëjë shtet. “Shihni Lungomaren e Vlorës, shihni Pazarin e Korçës, shihni Pazarin e Krujës, shihni të gjitha qendrat e qyteteve. Pra, një grup që, ku vë dorë e transformon dhe një grup tjetër që ku vë dorë e shkatërron. Ju kujtohet Zogu i Zi? Një moment pati një qeveri që nuk linte bashkinë të punonte dhe vajti fadroma në atë që do kishte qenë një zgjidhje që ne tani po e bëjmë te Shqiponja,” u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë i kujtoi Lulzim Bashës 4 vilat e ngritura në kohën e pandemisë, apo shitjen e kauzës së Astirit për makinën luksoze të kompanisë që do ndërtonte në Unazën e Re.

“Si mund të jesh lideri i opozitës, të kërkosh të vish në pushtet, dhe në vitin e tërmetit të bëhesh me 4 shtëpi, 2 në kodrat e Tiranës dhe 2 në bregun e Gjirit të Lalzit?! Si ka mundësi që babëzia nuk njeh limit?! Si ka mundësi që mban vendin peng për 3 vite për të bërë një unazë dhe e shet kauzën për një makinë?! Si ka mundësi që nis dhe thua, “unë do shtrihem përtokë te teatri” dhe sapo të puqen interesat, bën sikur ike dhe fjete gjumë? Si ka mundësi që thua, “unë për Rrugën e Kombit do vdes këtu dhe unë nuk e lë traun”?! Të gjithë e dinë çfarë mori. Pyetja është: Si ka mundësi, dikush që vë kaq shumë gjoba në opozitë, të jetë alternativë për të qeverisur?!”, pyeti Veliaj.

Ai bëri jo pak ironi edhe me faktin se kryedemokrati Basha nuk takon njerëz të zakonshëm, por zgjedh të takojë vetëm kushërinj dhe të njohur të familjes së tij.

“E pashë sot, kishte dalë nga selia për të takuar popullin, se medemek lideri duhet të takojë popullin. Patjetër, por duhet të takojë popull prej vërteti, jo kushërinjtë e gruas të veshur si taksistë. Duhet të takojë popull prej vërteti, jo të sjellë popull nga Paskuqani dhe t’i takojë sikur jetojnë te Komuna e Parisit, sa njërit prej tyre i shpëtoi edhe goja dhe tha, “unë jam nga Paskuqani, por më solli forumi këtu që të të takoj ty”. Duhet të takosh popull prej vërteti, jo kryetarin e partisë, të veshur si popull te dyqani,” u shpreh Veliaj.

“Unë besoj fort se kjo fushatë do të ndajë dy epoka në Shqipëri. Këto zgjedhje do të ndajnë dy gjenerata në Shqipëri: Ata e kanë hallin tek zgjedhjet e ardhshme ne e kemi hallin tek gjenerata e ardhshme; ata e kanë hallin tek lista e deputetëve, ne jemi marrë sot gjithë ditën me listën e strehimit, me listën e shtëpive, me listën e rimbursimeve, me listën e kompensimeve, me listën e rindërtimeve, me listën e shkollave, kopshteve, çerdheve,” e mbylli fjalën e tij Erion Veliaj.

Next Post
OBSH: Bota ta kuptojë se pandemia s’ka marrë fund

OBSH jep lajmin e madh: Vaksina anti-Covid, gati deri në fund të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In