• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me të rinjtë: PD ka fituar vetëm kur e majta ishte e ndarë. Çadra kërkon të na ndajë për së gjalli nga Evropa

by Java News
13/04/2017 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PS ka ndezur zyrtarisht motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Në sheshin “Skënderbej”, PS zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qarkun Tiranë. Në takim ishtë i pranishëm kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri dhe mijëra të rinj të FRESSH.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se PD ka fituar përballë të majtës vetëm kur kjo e fundit ka qenë e përçarë. Rama paralajmëroi një të majtë të bashkuar edhe në zgjedhjet e 18 qershorit, duke nënkuptuar kështu rinovimin e koalicionit PS-LSI.

Kryeministri ka deklaruar se protesta e opozitës në çadër është një kauzë e rremë, prapa të cilës fshihet sipas tij frika nga drejtësia.

“Çadrën e kanë ngritur mu në mes të procesit demokratik. Duan t’i zënë Shqipërisë rrugën, duan t’ju zënë ju dhe prindërve tuaj rrugën, sepse e vërteta është se ata nuk kanë fituar kurrë përveçse kur ne kemi qenë të ndarë”, ka thënë Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj tha se vendi ndodhet në një moment kyç dhe duhet të zgjedhje mes çadrës që ofron njëra palë dhe punës dhe progresit që ofron PS.

Ndërsa, deputeti Majko ka hedhur akuza të forta ndaj PD, duket i quajtuar të turpshme akuzat ndaj ambasadorëve.

Për Saimir Tahirin, 18 qershori vendos nëse Shqiperia futet në çader, ose fiton në rrugën drejt BE.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi votën e të rinjve në 18 qershor për të vijuar ndryshimin e Shqipërisë

ZHVILLIMET KRYESORE

Rama: PD ka fituar vetëm kur e majta ishte e ndarë. Çadra, frikë nga drejtësia dhe zgjedhjet

“Çadrën e kanë ngritur mu në mes të procesit demokratik. Duan t’i zënë Shqipërisë rrugën, duan t’ju zënë ju dhe prindërve tuaj rrugën, sepse e vërteta është se ata nuk kanë fituar kurrë përveçse kur ne kemi qenë të ndarë. 

Ata nuk kanë fituar kurrë kur ne kemi qënë të ndarë. Ata kanë përçarë dhe kanë sunduar, por ajo kohë ka ikur. Ashtu sikurse ka ikur edhe koha, kur pushteti i popullit merrej dhuratë. Sot kryetari i PD ka një parti që e ka marrë dhuratë, e mori bashkinë dhuratë nga ata që e grabitën për të. Më parë mori Ministrinë e Transporteve, ku bëri një zullum. Më pas në Ministrinë e Brendshme, ku la pas 4 të vdekur që po protestonin për shtet aty ku sot kanë ngritur çadrën. Çadra kërkon të na ndajë për së gjalli nga Evropa.

Çadra është bërë si një estradë në mes të bulevardi. I bëjnë të gjithë të droguar, vetëm 200 të ngujuar nga frika e drejtësisë janë të pastër dhe të kulluar, ndërsa të tjerët mafie e madhe ndërkombëtare.Frika e drejtësisë i ka zënë sa nuk ka mbetur peshk në liqenin e Tiranës që nuk e kupton se ata nuk duan zgjedhje sepse nuk duan drejtësi. Sepse kanë frikë të përballen me popullin në zgjedhje”, u shpreh Rama.

Tahiri: Në 18 qershor ka dy rrugë, ose Shqipëria futet në çadër, ose Shqipëria do të fitojë

“ Mua më bëjnë trafikant droge, Edi Rama ashtu, ambasadori i SHBA, BE, mafiozë, por s’kanë kuptuar se populli i kupton dhe e di se ata janë e shkuara dhe nuk mbajnë peng të ardhmen, ndaj fitorja është në dorën tuaj. Jepini dorën njëri-tjetrit për Shqipërinë që duam.Lloj-lloj mediokri mund të qeverisë nesër nëse ju e lini vendin bosh, nëse ju nuk ngulni këmbë për Shqipërinë që duam. Të shkojmë dhe të trokasim në çdo fshat, në çdo shtet, nuk ka rëndësi kutia e Tv, ka rëndësi dita e zgjedhjeve. S’ka rëndësi ç’a thonë ata në çadër, por çfarë duan njerëzit. Ka rëndësi Shqipëria sot dhe Shqipëria që duam ne. Ka rëndësi Shqipëria!Në PS, ne flasim, bisedojmë për të gjetur rrugën e duhur. Sot ka rëndësi të bëjmë shtet dhe të mos lëmë të shkatërrohet ajo që është ndërtuar.Në 18 qershor ka dy rrugë, ose Shqipëria futet në çadër, ose Shqipëria do të fitojë.Në 18 qershor do mbyllin për herë të parë kapitullin e shkuar, të Shqipërisë së shkatërruar, kryeministri ynë sot, kryeministri ynë nesër do jetë Edi Rama“, u shpreh Tahiri.

Majko: Turp që PD sulmon ambasadorët, s’ka qeveri teknike

“C’është ky dialog që na kërkojnë të na kushtëzojnë pushtetin në tavolinë. Nuk do të ketë qeveri teknike. Do të ketë votë të popullit shqiptar. Qeveria teknikë është vetëm tek kutia e votimit. Turp ata që akuzojnë ambasadorët se janë të shitur. Turp për partinë që krijuan studentët e sot sulmojnë SHBA. Turp PD që sulmon ambasadorët e amerikës dhe BE- së. Ata që kërkojnë dialog, le të vijnë në zgjedhje. Qeveria teknike është kutia e votimit, aty ballafaqohemi“, tha Majko.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154651267796523/

Veliaj: Fuqia e votës bën ndryshimin

“Një votë mund të ndryshojë familjen.  Vota që ne dhamë për PS-në ndryshoi çdo familje, pensoone më të larta, punë më të mira, për studentët u mbyllën kioskat universitare dhe notat për studentët vlejnë më shumë. Jam rritur në një familje të thjeshtë, s’isha fëmija i askujt, sot jap kontribut për qytetin tim se i përkas PS-së. S’ka rëndësi nga vini, si e keni mbiemrin, familjen që përfaqësoni, rëndësi ka që jeni në familjen më të madhe sot në Shqipëri, në Partinë Socialiste. Kemi ndryshuar Tiranën, sot ka shkolla të reja, çerdhe të reja, lagje të rikonstruktuara, qyteti ynë falë votës është zgjuar nga gjumi. O do zgjedhim çadrën, o do zgjedhim punën, o do zgjedhim çadrën, o do zgjedhim PS-në për një fitore të jashtëzakonshme.  Një votë e ndryshon një familje, një lagje, një qytet, por një votë e ndryshon një komb dhe vota për PS ka fuqinë të vazhdojë ndryshimin e Shqipërisë”, tha Veliaj/Javanews

c.a

Next Post
Alarmohen mediat greke: Shqipëria po rrit shpenzimet ushtarake

Alarmohen mediat greke: Shqipëria po rrit shpenzimet ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In