• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Çdo votë për kandidatin e Lulit, është votë për Lulin

by
11/05/2015 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka reaguar edhe ditën e sotme në lidhje me premtimet e pambajtura të kreut të bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha. Në një dalje për mediat, deputetja e PS Olta Xhaçka përsëriti edhe një herë premtimet e pambajtura të Bashës.

Në këtë drejtim, Xhaçka tha se vendi ka nevojë të rikthehet në drejtimin e duhur. Ndaj ajo bëri thirrje që qytetarët më 21 qershor të votojnë për kandidatin e mazhorancës Erion Veliaj, pasi në të kundërt, çdo votë për kandidatin e Bashës është një votë për Bashën.

Deklaratë për media e deputetes së PS, Olta Xhaçka:

Lulzim Basha është zhdukur nga Tirana dhe nuk guxon më as të shfaqet në krah të kandidatit të tij për të takuar qytetarët e kryeqytetit. Dhe nuk ka faj. Luli është i ndërgjegjshëm që si kryetari më i dështuar që ka pasur ndonjëherë Bashkia e Tiranës, ai nuk ka më ç’u thotë qytetarëve. Ka zgjedhur të ikë për t’i shpëtuar ballafaqimit për premtimet që s’i ka mbajtur dhe për premtimet që i ka shkelur me të dyja këmbët duke i mashtruar si pa të keq qytetarët. Do të dyfishohen hapësirat me gjelbërim, do të shpëtohen nga zënia me ndërtime e do të rehabilitohen hapësirat e gjelbërta ekzistuese, premtoi Luli në 2011. Por çfarë bëri në 4 vite?  Jo vetëm që nuk ndërtoi asnjë metër katror park, por me Planin e tij Urbanistik u bë gati të shndërronte në sheshe ndërtimi pot 16 hapësira të gjelbra të kryeqytetit. Pra, Luli që premtoi dyfishim të hapësirave të gjelbërta në fakt bëri çmos që të kthente në sheshe ndërtimi: Hapësirën e gjelbër pas Pallatit të Kulturës; Lulishten përballë Bibliotekës Kombëtare; Zonën e SHQUP; Parkun e Fushës së Aviacionit; Qytetin Studenti; Fushën e Sportit prapa Stadiumit Qemal Stafa; Ish shkollën Kosova; Fushën e Ali Demit; Ekspozitën Shqipëria Sot; Lodrat e 7 Xhuxhave, në rrugën e Elbasanit; Zonën e Lulishtes tek Vëllezërit Frashëri; Zonën e Digës në Liqenit; Zonën e Shkollës së Bashkuar; Dhe zonën e Kinostudios.  Për të zëvendësuar këto hapësira të gjelbërta që do të shkatërronte, Luli propozoi varjen e vazove me lule nëpër shtylla dhe mbjelljen e barit e pemëve në tarracat e pallateve.  Sot Lulzim Basha bredh nëpër Shqipëri për të mos i prishur punë kandidatit të tij në Tiranë. Por qytetarët e kanë të qartë që çdo votë për kandidatin e Lulit është në fakt një votë për Lulin. Prandaj në 21 qershor ata do të votojnë për ta kthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur. Dëshpërimi i PD që e ka braktisur Halim Kosovën është i madh. Pasi e ka lënë në mëshirë të fatit qoftë Luli, qoftë Saliu, që kanë frikë njëri më shumë se tjetri të shfaqen në krah të Halimit, Partia Demokratike mjaftohet duke nxjerrë çdo ditë të njëjtin zëdhënës, që përsërit çdo ditë të njëjtat absurditete. Në 21 qershor Tirana do zgjedhe drejtimin e duhur, duke votuar për Erion Veliaj dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane. 

Next Post

Greqia: Maqedonia probleme me demokracinë, mos bëni "koka turku"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

July 2, 2026
Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, humbin jetën 10 persona, dhjetëra të plagosur

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, humbin jetën 10 persona, dhjetëra të plagosur

July 2, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama: 15 milionë euro për barnat onkologjike, krijojmë sistem mbrojtjeje nga përmbytjet dhe zjarret

July 2, 2026
Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Rama: Sigurimet e kujdestarëve të PAK do t’i paguajë shteti

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Rama: Sigurimet e kujdestarëve të PAK do t’i paguajë shteti

July 2, 2026
Skandali/ Paloka i Berishës kalon limitet, bën sulmin seksist ndaj ministres Spiropali

Ikën Paloka, zgjidhet drejtuesja e re e Këshillit Kombëtar të PD

July 2, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Duhet shmangur dhuna verbale dhe fizike! Nuk fitohet me pushtimin e “Pallatit të Dimrit”

July 2, 2026
Moti i keq godet Italinë, stuhi e breshër në veri, përmbytje, pemë të rrëzuara dhe pezullim fluturimesh

Moti i keq godet Italinë, stuhi e breshër në veri, përmbytje, pemë të rrëzuara dhe pezullim fluturimesh

July 2, 2026
Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Në zgjedhje do futemi, por emër për Tiranën nuk kemi ende! Do mbështesim kandidat të pavarur

Zgjidhen anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, ja emrat e 20 më të votuarve

July 2, 2026
Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In