• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS analizë për zgjedhjet, po humbësit?!

by A R
29/07/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka nisur analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit për të evidentuar punën e strukturave të PS-së në 12 qarqe. Ky grup pune u prezantua nga Kryeministri Edi Rama më 3 korrik, ku mblodhi për herë të parë skuadrën fituese të 25 qershorit, në të cilën ishin të pranishëm deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë, shkruan panorama.

Kryesocialisti Rama caktoi Fatmir Xhafajn si drejtues të këtij grupi, i cili do të hartojë një raport përfundimtar për të bërë vlerësimin e punës së secilit drejtues politik në të 12 qarqet, kryetarëve lokal dhe organizatave të partisë. Xhafaj ka mbledhur për herë të parë grupin e punës ku ka caktuar dhe deputetët që do të angazhohen për analizimin e zgjedhjeve.

Vetë Fatmir Xhafaj dhe Ana Dhamo do të angazhohen për të hartuar raportin e qarqeve Berat dhe Fier. Ndërkohë që deputeti i Elbasanit, Arben Kamami, do të analizojë punë e qarqeve Dibër dhe Kukës. Nga ana tjetër, deputeti Ilir Pendavinji do të analizojë punën në qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

Alket Hyseni, deputet i Vlorës, është angazhuar të verifikojë punën e qarqeve Shkodër dhe Lezhë. Flamur Golemi do të ketë në “patronazh” qarkun e Vlorës dhe atë të Gjirokastrës. Ndërkohë që kryeqyteti dhe qarku i Durrësit i janë lënë si përgjegjësi deputetes Blerina Gjylameti.

ZBULIMI

Grupi i punës për analizën e zgjedhjeve do të hartojë raportin e parë në fund të muajit korrik. Ndërkohë që si detyrë i është caktuar që të hartojë raportin përfundimtar në fund të muajit gusht, ku ky material do t’i dorëzohet Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste. Pjesë e raporteve do të jetë dhe evidentimi me emra konkretë të anëtarëve apo drejtuesve të strukturave të PS, të cilët kanë spikatur në zgjedhje dhe që kanë arritur një rezultat të kënaqshëm.

Po ashtu do të evidentohen dhe të metat e funksionarët që nuk janë angazhuar siç duhet. Vetëm Edi Rama i ka lënë porosi grupi të punës që të zbulojë sa më shumë gabime, në mënyrë që të korrigjohen.

“Sa më mirë t’i kuptojmë të metat, dobësitë, gabimet tona, duke i lexuar me ndershmëri vetëkritike faqet e shkruara së bashku në këta 45 muaj në qeveri, në Parlament, në parti, aq më të fortë dhe të gatshëm do të jemi në përballimin e sfidës kolosale të katër viteve të ardhshme”, ka thënë Rama.

Grupi i punes per analizen e zgjedhjeve

Fatmir Xhafaj –Ana Dhamo, qarqet Berat, Fier

Arben Kamami –qarqet Dibër, Kukës

Ilir Pendavinji –qarqet Korçë, Elbasan

Flamur Golemi –qarqet Vlorë, Gjirokastër

Alket Hyseni –qarqet Shkodër, Lezhë

Blerina Gjylameti –qarqet Tiranë, Durrës

Next Post
Mësueset e ‘pacipa’, marrëdhënie me nxënësit, disa shtatzënë

Mësueset e 'pacipa', marrëdhënie me nxënësit, disa shtatzënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In