• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

by A R
24/06/2026 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook mesazhin e një të qytetari, i cili ka shprehur vlerësimin e tij për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se ka tentuar ta shohë realitetin nga këndvështrimi i kreut të qeverisë.

Në postimin e tij, Rama e cilësoi mesazhin si një nga shumë reagimet që ka marrë gjatë ditëve të fundit, ndërsa shkroi: “Me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë”.

Në mesazhin e qytetarit, të publikuar nga Rama, nënvizohet se për pak çaste ka provuar “t’i veshë këpucët e kryeministrit”, jo për t’i bërë lajka apo për të bindur dikë, por për të parë se si do ta shihte botën nga pozicioni i tij.

Ai shprehet se është rritur në një Shqipëri ku, sipas tij, infrastruktura dhe kushtet ishin shumë më të vështira se sot, duke shtuar se do të ishte naive të mohohej se në vend janë bërë edhe gjëra të mira.

Në fund të mesazhit, ai thekson se nuk ka përfituar nga shteti shqiptar që prej vitit 1997, nuk është “as i shitur, as i blerë” dhe se nuk mbështet verbërisht askënd, ndërsa përfundon me shprehjen: “I shari shan. I mençuri mendon.”.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë

***

Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos

@mr.elprofe

Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit. Jo për t’i bërë lajka. Jo për të bindur askënd. Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij. Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.

Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte. As që nuk janë bërë gabime.

Por për sqarim: Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997. Nuk jam as i shitur. As i blerë. Dhe nuk mbështes verbërisht askënd. Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë. Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.

E di që do shahem. Por s’ka problem. Sepse në fund të fundit: I shari shan. I mençuri mendon.

Next Post
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ja sa do shkojnë temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ja sa do shkojnë temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In