Vijojnë provokimet nga ana e Koresë së Veriut me testimet e shpeshta që ajo po ndërmerr të raketave me rreze të gjatë veprimit.
Një tjetër raketë, kësaj herë interkontinentale është lëshuar këtë herë nga shteti komunist në drejtim të detit të Japonisë.
Sipas mediave lokale, vektori ra shumë pranë ishullit të Hokkaido, duke vënë autoritetet japoneze në gatishmëri.
“Për të forcuar monitorimin dhe mbikëqyrjen tonë, ushtria jonë është në gatishmëri, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut.
/a.r